A ju kujtohet se si në moshë të vogël kalonim të gjithë ditët e pushimve verore jashtë duke luajtur pa menduar për vapën që na sorrollatej mbi kokë? Një fëmijëri pa ajër të kondicionuar, që na kishte mësuar që t’i kalonin netët e nxehta pa u vënë re se sa i rënduar ishte ajri.
Tani përveçse kanë ndryshuar të gjitha habitet e jetesës, por edhe moti është përditësuar me ndryshime të mëdha, duke mos na lënë kohë të përshtatemi nga temperatura të ulta në ato të larta.
Jemi në nisje të muajit korrik dhe përpara kemi një verë të gjatë, ndaj në kujtesë duhet të kemi disa këshilla të rëndësishme për ti rezituar vapës.
- Kur indeksi i nxehtësisë është i lartë, qëndroni brenda sa më shumë që të jetë e mundur.
- Nëse banoni në një shtëpi më disa kate, frekuentoni më shpesh katet e poshtme të saj.
- Programoni aktivitete në natyrë në periudha më të freskëta të ditës, para orës 10:00 në mëngjes dhe pas orës 18:00 në darkë.
- Vishni rroba të lehta, me ngjyra të çelura dhe të lirshme.
- Pini shumë ujë.
- Gjatë aktiviteteve në natyrë, bëni pushime të shpeshta dhe pini lëngje çdo 15-20 min edhe nëse nuk ndiheni të etur. Shmangni alkoolin dhe kafeinën.
- Asnjëherë mos i lini foshnjat, kafshët shtëpiake apo të moshuarit brenda një makine të parkuar.
- Vishini foshnjat me veshje të freskëta dhe përdorini një kapele apo çadër për të penguar rrezet e diellit.
- Freskohuni herë pas here me ujë të freskët.
- Monitoroni vazhdimisht fëmijët për shenja të sëmundjeve lidhur me nxehtësinë.
- Aplikoni krem kundër diellit me SPF 15 ose edhe më të lartë ptë paktën 30 minuta para daljes në diell.
- Vendosni syze dielli dhe një kapele me strehë të gjerë për të mbrojtur sytë dhe fytyrën tuaj.
- Reduktoni marrjen e kafeinës nga pijet duke përfshirë kafenë, çajin, kola-kolën dhe pijet e tjera me shumë kafeinë. Shmangni pirjen e disa llojeve të pijeve: Pijet alkoolike dhe pijet me përmbajtje të lartë sheqeri; pije shumë të ftohta, pasi mund të shkaktojnë ngërçe në stomak.
- Shmangni ngrënien e ushqimeve të nxehta ose vakteve të rënda pasi ato shtojnë nxehtësinë në trupin tuaj.
Është e nxehtë me siguri, por vapa nuk ka pse të shkatërrojë verën tuaj.