Blog

Mos ikni me kokën mbrapa! Dy hapa të thjeshtë për një shtëpi të sigurt gjatë kohës që jeni me pushime

Pushimet verore mund të jenë një prej periudhave që presim më me padurim përgjatë një viti të gjatë punësh dhe angazhimesh.

Tani është koha përfekte për t’u shkëputur nga përditshmëria drejt një vendi që vërtetë ju ndihmon të qetësoheni dhe të rikarikoheni me energji. Por teksa ju largoheni nga shtëpia, sytë e grabitësve drejtohen mbi të.

Autoritetet bëjnë herë pas here thirrje ndaj pronarëve të shtëpive të tregohen më të kujdesshëm në ditët që nuk do të jenë prezentë në banesë.

Dhe këtë mund ta bëni duke u siguruar që mbikëqyrja me video ose alarmet tuaja të funksionojnë siç duhet. Nëse keni pajisje regjistrimi ose sistem mbikëqyrjeje në shtëpi, ato janë të mira, por asgjë nuk e kalon një fqinj të mirë, sepse ata janë aty çdo ditë, kështu që është një ide e mirë të njiheni me fqinjët tuaj përpara kohe dhe të kujdeseni për njëri-tjetrin. Kjo është ajo që e bën një komunitet të madh.

Një këshillë tjetër e rëndësishme është të qëndroni larg rrjeteve sociale derisa të ktheheni nga udhëtimi juaj.

Kini parasysh se nuk janë domosdoshmërisht miqtë dhe familja juaj që po shikojnë postimet tuaja në mediat sociale dhe kështu është gjithmonë një ide e mirë të prisni derisa të ktheheni në shtëpi përpara se të bëni ato postime në mediat sociale për kohën e mrekullueshme që keni kaluar me pushime.

Pushime të mbara!