A e dini se sa para shpenzoni mesatarisht çdo muaj? Pa instrumentet e duhura, shpesh kjo nuk është diçka edhe aq e lehtë. Këtu, do të gjeni këshillat më të mira se si të kontrolloni financat tuaja.
“Mbani një regjistër” mund të tingëllojë si një këshillë e ngathët kur vjen fjala tek monitorimi i financave tuaja. Megjithatë, ky është hapi i parë i rëndësishëm. Mbajtja e një buxheti ju tregon rregullisht se sa para shpenzoni dhe ju ndihmon për të planifikuar shpenzimet e mëdha. Duke monitoruar të ardhurat dhe shpenzimet tuaja, ju do të dini me saktësi se ku dhe për çfarë shpenzoni më shumë para. Kështu ju mund të kundërverpni në të ardhmen.
Mbajtja e buxhetit hap pas hapi
Ju regjistorni të ardhurat dhe shpenzimet tuaja çdo muaj në një fletore buxheti. Kështu ju mund të llogarisni nëse keni fituar më shumë apo nëse keni shpenzuar më shumë në një muaj dhe anasjelltas. Pra qoftë nëse jeni “me plus” apo “me minus”. Por nga t’ia filloni?
Hapi 1: Rrjedhja e parave
Kjo do të thotë numërimin e parave dhe zbritjen nga shuma totale të borxheve/detyrimeve që mund të keni. Në çastin që keni përfunduar me këtë hap, ju mund të filloni me buxhetin në dispozicion.
Hapi 2: Buxheti mujor
Mbani shënim të gjitha të ardhurat mujore fikse, të tilla si paga, përfitimet e fëmijëve, etj. Zbrisni nga këtu kostot mujore, të tilla si qiraja duke përfshirë kostot operacionale, kontributet për sigurime apo abonimet sportive që mund të keni aktive. Diferenca ndërmjet këtyre shumave janë të ardhurat tuaja mujore që mund t’i përdorni për shpenzimet aktuale.
Hapi 3: Përditësimi i rregullt
Çdo shpenzim shtesë të ndodhur gjatë muajit zbriten nga buxheti mujor. Për shembull, pazaret, veshjet, darkat apo një gotë në pub-in tuaj të preferuar. Këtu, përfshihen gjithashtu edhe faturat e parregullta apo të palanifikuara.
Është mirë të dini se…
Buxheti juaj është po aq individual sa jeta juaj. Kështu që, dizenjojeni atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju mund t’i ndani të ardhurat dhe shpenzimet tuaja në kategori të tilla si për argëtim, ushqim, shëndetin, etj., apo të shtoni ose ndryshoni kategori të reja.
Përdorni ndihmësit e dobishëm dixhital për mbajtjen e buxhetit
Përdorni Excel ose ‘Google sheets’
Faqet në Excel ose në Google janë ideale për regjistër personal. Me pak përpjekje, ju mund të krijoni një tabelë të vogël për përcaktimin automatik të rezultateve tuaja. Ndoshta, ju mund të ndërtoni edhe një grafik për veten tuaj që gjithashtu mund të përditësohet automatikisht. E njëjta gjë aplikohet edhe këtu: Tabela mund të jetë po aq individuale saç jeni edhe ju.
Përdorni aplikacionet për celular
Nëse Excel është shumë i komplikuar dhe ju merr shumë kohë, atahëre mund të gjeni aplikacione në celular të cilat mund të jenë më të përshtatshme për ju.
Mbani shënime me dorë
Metodat e vjetra gjithashtu nuk kanë përse të jenë të këqia. Informacioni i shkruar me dorë fiksohet më mirë në kujtesë sesa çdo informacion që regjistrohet elektronikisht. Megjithatë, diçka e tillë mund t’ju konsumojë më shumë kohë sesa alternativat elektronike. Por sigurisht që edhe diçka e tillë mund të jetë çështje shije.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.