Kompanitë farmaceutike janë duke përdorur teknologjinë dixhitale për të monitoruar pacientët dhe për të regjistruar të dhëna mbi performancën e ilaçeve në kushtet e botës reale. Këndvështimet e reja që ofrojnë këto të dhëna, i lejojnë kërkuesit e ilaçeve që t’i përmirësojnë më tej këto ilaçe, për të shpikur trajtime të reja, si edhe për t’i testuar ato me më shumë efektivitet, në kushte më realiste nga sa ka qenë e mundur përpara.
Të dhënat e mbledhura nga pajisjet teknologjike që masin të dhënat shëndetësore drejtëpërdrejtë nga trupi i njeriut, do t’i lejojnë doktorët gjithashtu që të personalizojnë më tej trajtimin e pacientëve të tyre individual. Të gërshetuar me informacionin e marrë nga sekuenca e ADN-së së pacientëve, diçka e tillë do t’i lejojë doktorët që t’i trajtojnë pacientët sipas nevojave të tyre specifike me saktësi ekstreme.
Për shembull, aplikacioni ‘Kardia ECG’ për smartfonë dhe e pajisur me sensorë i lejon përdoruesit e tyre që të regjistrojnë luhatjet e zemrës së tyre, për të monitoruar ritmet e pazakonta të zemrës së tyre që mund të shërbejnë si sugjerues të disa kushteve të caktuara koronare të quajtur aritmi (ku ka rrahje të shpejta, të parregullta dhe ndonjëherë anormale të zemrës).
Një pacient me aritmi është i aftë të regjistrojë luhatjet e ritmit të zemrës së tyre nëpërmjet vet smartfonit të tyre në kohë, kur ata do të jenë duke përjetuar simptoma të tilla apo kur nuk kanë asnjë simptomë. Pacienti do të jetë gjithashtu i aftë që të diktojë detajet e çdo simptome që ndjen, ndërkohë që, ‘ECG’ është duke regjistruar.
Me kalimin e kohës, leximet e rregullta të ‘ECG-së’, të bëra në shtëpi, do t’i ofrojnë kardiologëve historitë e detajuara mbi se si po performojnë rrahjet e zemrave të pacientëve të tyre në një periudhë të caktuar javësh apo muajsh, në kohë të ndryshme gjatë ditës dhe natës, si edhe në kohë të ndryshme të përjetimit apo jo të këtyre simptomave. Ky informacion do të ofrojë të dhëna më të thelluara mbi ashpërsinë e kushteve të caktuara mjekësore dhe do të lejojë kardiologët që të ndërhyjnë me një saktësi të personalizuar trajtimi mjekësor.
Funksione të tjera që do të monitorohen në formë të ngjashme do të përfshijnë gjumin, funksionet neurologjike, çrregullimet e lëvizjes dhe shëndetin mendor, kujdesin mëmësor, kujdesin para dhe pas lindjes së foshnjeve, shëndetin pulmonar dhe ekspozimin mjedisor.
Këto të dhëna të historisë ambulatore nuk kanë qenë kurrë më parë të disponueshme për doktorët, kërkuesit e ilaçeve të kompanive ose dizenjuesit e algoritmeve të IA-së. Këndvështrimet e fituara nga kjo teknologji inteligjente do t’i lejojë doktorët që të personalizojnë më tej trajtimet për pacienët individual dhe, veç këtyre, do të luajë një rol kryesor në formësimin e dijeve të reja mjekësore dhe politikat e shëndetit publik.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.