Nga Brendan Pelsue, TED-ED, 2017
‘E bukura është një mallkim,’ mendonte Psikika dhe ajo shikonte nga buza e shkëmbit ku e kishte braktisur i ati. Ajo kishte lindur me një përsosmëri fizike kaq të plotë, saqë ajo adhurohej si një rimishërim i ri i Venusit, perëndesha e dashurisë. Por dashnorët e jetës së vërtetë njerëzore kishin frikë madje që t’i afroheshin asaj. Babi i saj i kërkoi udhëheqje Orakullit të Apolonit, Zotin e dritës, arsyes dhe të profecisë. Ai i tha atij që ta braktiste të bijën në një shkrep shkëmbi, dhe ajo do të martohej me një qenie të egër dhe të lig, në formën e një gjarpri me krahë. E vetmuar buzë shkëmbit, Psikika ndjeu Zephyr, erën e perëndimit ta ngrinte atë butësisht në ajër. Ajo e uli atë përballë një pallati. ‘Tani je në shtëpi,’ dëgjoi ajo që t’i thoshte zëri i padukshëm. ‘Yt shoq të pret në dhomën e gjumit, nëse guxon që të shkosh ta takosh.’ Unë jam mjaftueshëm e guximshme, i thoshte Psikika vetes. Dhoma e gjumit ishte kaq e errët saqë ajo nuk mund ta shikonte dot të shoqin. Por ajo nuk e ndjeu atë fare si të ishte një gjarpër. Lëkura e tij ishte e butë, ndërsa zëri dhe sjella e tij ishin të buta. Ajo e pyeti atë se kush ishte ai, por ai i tha asaj që kjo ishte e vetmja pyetje sëcilës ai nuk do të mund t’i përgjigjej dot kurrë. Nëse ajo e donte atë, kjo gjë nuk do të kishte rëndësi. Vizitat e tij vazhduan natë pas nate. Jo shumë kohë më vonë, Psikika ishte shtatzënë. Ajo u gëzua, por ajo ndjehej në të njëjtën kohë edhe e ngatërruar. Si mund ta rriste ajo fëmijën e saj me një burrë që se kishte parë kurrë? Atë natë, Psikika iu afrua bashkëshortit të saj në gjumë duke mbajtur në dorë një llampë me vajgur. Aty ajo oa Perëndinë Kupid, i cili bënte të mundur që perënditë dhe njerëzit të dëshironin njëri-tjetrin nëpërmjet shpimit të shigjetave të tij. Psikikës i ra llampa me vagur nga dora duke e djegur Kupidin me vajgur të nxehtë. Ai i tha se, kishte qenë i dashuruar me Psikikën që kur nëna e tij xheloze, Venusi, i kërkoi atij që ta turpëronte vajzën e re duke e shpuar atë me një nga shigjetat e tij. Por për shkak të bukurisë së Psikikës, Kupid e përdori shigjetën mbi vetveten në vend që të shponte Psikikën. Megjithatë, ai nuk besonte se perënditë dhe njerëzit mund të duheshin si të barabartë. Tani që ajo e dinte formën e tij të vërtetë, shpresat e tyre për lumturi ishin thyer, kështu që, ai fluturoi larg. Psikika mbeti e dëshpëruar deri sa zëri i padukshëm u rikthye duke i thënë asaj se, në fakt, mund të ishte me të vërtetë e mundur që ajo dhe Kupid ta donin njëri-tjetrin si të barabartë. E inkurajuar nga kjo gjë, ajo doli në kërkim të tij. Por Venusi e gjurmoi Psikikën dhe i tha asaj që ajo dhe Kupid mund të martoheshin vetëm nëse ajo do të përmbushte një seri detyrash të pamundura. Në fillim, Psikikës iu tha që të klasifikonte farat nga një pirg i madh dhe i ngatërruar me fara në një natë të vetme. Në çastin kur asaj po i humbiste shpresa, një koloni me bletë u erdhi keq për të dhe e ndihmuan në punën e saj. Pasi kishte kaluar me sukses provën e saj të parë, më pas Psikikës i duhej t’i sillte Venusit leshin e deles së artë, e cila kishte një reputacion për nxjerrjen e zorrëve vendit aventurjerëve të humbur, por një perëndi lumi i tregoi asaj se si të mblidhte leshin që i kishin mbetur atij tek kërcunjtë e një peme, dhe ajo ia doli me sukses edhe kësaj prove të dytë. Së fudmi, Psikikës i duhej të udhëtonte drejt botës së nëndheshme dhe të bindte Proserpinën, mbretëreshën e të vdekurve, që të hidhte një pikë të bukurisë së saj në një kuti për Venusin. Edhe një herë, erdhi zëri i padukshëm në krahë të Psikikës. Ai i tha asaj që të sillte kek me elb për Cerberusin, qenin roje të botës së nëndheshme dhe monedha për të paguar varkëtarin, Charon që do ta kapërcente atë përgjatë lumit Styx. Me përmbushjen e provës së saj të tretë, dhe të fundit, Psikika u kthye në botën e të gjallëve. Jashtë pallatit të Venusit, ajo hapi kutinë me bukurinë e Proserpinës, duke shpresuar që të mbante diçka për vete. Por kutia ishte e mbushur me gjumë, jo me bukuri, dhe Psikika ra përdhe. Kupid, tani i rikuperuar nga plagët e tij, fluturoi në krahë të nuses së tij në gjumë. Ai i tha asaj se e kishte pasur gabim dhe se ishte treguar budalla. Guximi i saj përballë fytyrës së të panjohurës vërtetoi se, ajo ishte më shumë sesa e barabartë. Kupidi i dha Psikikës ambroz, nekatrin e perëndive, duke e bërë atë të pavdekshme. Pak pasaj kësaj, Psikika lindi vajzën e tyre. Ata e quajtën atë ‘Kënaqësia’, dhe ajo, Kupidi dhe Psikika, emri i së cilës do të të thotë shpirt, janë vërdallisur nëpër botë duke ndërlikuar jetët e njerëzve qysh prej asaj kohe.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave