Ku gjenden në mes të jetës, njerëzit fillojnë riorganizimin e jetëve të tyre. Çfarë është e ashtuquajtura Kriza e Mesit të Jetës?
Kur jeni duke shkruar drejt mesit të jetës, shumë gjëra ndryshojnë: trupi, forma dhe gjendja juaj e humorit. Shpesh fëmijët do të largohen së shpejti ose ata tashmë janë larguar nga shtëpia në ndjekje të jetëve të tyre. Pastaj është ndryshimi hormonal: andropauza tek burrat dhe menopauza tek gratë. Shumë njerëz janë duke menduar se çfarë u ka shpëtuar deri tani dhe se çfarë duhet të ndodhë në jetët e tyre.
Shumë prej tyre mund të zhvillojnë një ndjenjë pakënaqësie në këtë fazë të jetës. Shpesh është gjetur se, për shkak të përparimit të moshës, çdo gjë nuk është më e mundur, që shumë gjëra që mund ti keni dashur më parë nuk janë më të mundura për t’u realizuar. Megjithëse, kjo krizë asociohet më shumë me burrat, ajo është njësoj e barabartë edhe për gratë.
Mundësia për të reflektuar
Megjithatë, këtu ka edhe një mundësi, në këtë kohë nevojitet shumë reflektim. Ju duhet të përballeni në mënyrë të vetëdijshme me ndryshimet e mundshme dhe që të punoni me veten. Mos harroni: gjatë rrugës përpiquni që të kultivoni një mënyrë të mirë për t’u përballur me veten.
Në këtë fazë të jetës, është veçanërisht e rëndësishme që të ndjeni ato gjëra që janë me të vërtëtë të mira tani dhe që i sjellin gëzim jetës suaj: për shembull, seksi. Sepse ju e njihni trupin tuaj shumë më mirë dhe ju e dini se çfarë kërkoni. Ose thjesht që tashmë nuk ju nevojitet një kujdestare për fëmijët tuaj nësë dëshironi që të dilni ndonjë mbrëmje. Që ju tashmë i keni mbijetuar kaq shumë gjërave dhe që keni përjetuar shumë , dhe që rrjedhimisht, nuk ka përse të vazhdoni të mërziteni për gjërat.
Gjetja dhe pranimi i pikave të dobta është po aq e rëndësishme
Gratë në veçanti, janë shpesh të prekura nga fakti që periudhat e gjatë të kujdesit ndaj fëmijëve dhe stresi i dyfishtë do të thotë se, disa pjesë të personalitetit të tyre kanë humbur dhe që ata mund edhe të kenë hequr dorë nga ‘hobit’ e tyre. Kur fëmijët largohen nga shtëpia, dhe e ashtuqujatura ‘Foleja Bosh’ mbetet e zbrazët ato duhet të mësojnë të bëjnë diçka të re me kohën e re të fituar tani.
Cila është dobia ime?
Përqëndrimi tek ato gjëra që janë pozitive është një detyrë që zgjat përgjatë gjithë jetës dhe që mund të na ndihmojë për kapërcimin e kohëve të vështira, duke përfshirë krizën e mesit të jetës. Mund të jetë e dobishme që të përmblidhni në fund të ditës se çfarë gjërash të bukura ju kanë ndodhur ose në çfarë gjërash ia keni dalë me sukses, për shembull, duke mbajtur një ditar.
Disa njerëz ndërmjet moshës 40 dhe 50 vjeçare ndjejnë dëshirën për të bërë gjëra të reja. Madje edhe jashtë marrëdhënies në çift. Kjo ndodh gjithashtu për shkak të faktit se marrëdhëniet përkeqësohen gjatë kësaj kohe. Pyetja e rëndësishme këtu gjithmonë është: cila është vlera/dobia ime, çfarë dua në të vërtetë? Dhe çfarë vlere ka marrëdhënia për mua?
Kënaqësia rritet pas moshës 50 vjeçare
Nëse ankoheni se po plakeni, për rrudhat e para apo flokët gri, këto dije mund gjithashtu që t’ju fuqizojnë. Kërkimet dhe statistikat tregojnë se, kurba e kënaqësisë rritet nga të 50-ave e sipër, në varësi të situatës së përgjithshme të jetës, nga ku mund të fillojë një fazë e lumtur dhe e kënaqshme e jetës suaj.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL