Blog

Merrni masat e nevojshme! Si të përgatiteni në një udhëtim me mot të keq

Meterologët kanë dhënë njoftimin se moti pritet të përkeqësohet në ditët në vijim si pasojë e një mase të ftohtë polare.

Temperaturat e ulta dhe reshjet e shiut dhe dëëborës d të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, e bashkë me to rritet edhe vështirësia e vozitjes së makinës.

Vozitja në mot të keq mund të jetë e frikshme dhe e rrezikshme, por ju mund të parapërgatiteni.

Rrugët që kanë prezencë akulli, reduktojnë në mënyrë drastike fuqinë e frenimit të mjetit tuaj, ndaj jepini hapësirë vetes thajse trefishin e distancës së ndalimit të zakonshëm.

Nëse nuk mund të shmangni drejtimin e automjetit tuaj kur kushtet e rrugës përkeqësohen për shkak të akullit ose borës, ndiqni këto këshilla për të shpresuar që të shmangni përplasjet ose përmbysjen e makinës.

-Nëse ngecni dhe nuk mund të lëvizni, qëndroni me automjet dhe mos ecni jashtë në mot të ashpër.

-Mbani dritën e kabinës ndezur sepse përdor një sasi të vogël energjie.

-Vendosni një leckë me ngjyra të ndezura në xhamin e makinës.

-Kurseni karburant duke ndezur periodikisht motorin për të ngrohur makinën.

-Sigurohuni që marmita e mjetit të jetë e pastër nga bora.

Si të rikuperoni nga një rrëshqitje kur vozitni në rrugë të rrëshqitshme

Nëse automjeti juaj fillon të rrëshqasë, drejtojeni atë në drejtimin e dëshiruar. Mos pomponi ose të përpiqeni të shtypni pa pushim pedalin e frenave.