Blog

Mbrojtje edhe në mot të keq/ KASKO nga SIGAL UNIQA, garanci maksimale për makinën tuaj

Shqipëria është shteti më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore si tërmetet, përmbytjet, breshëri, stuhitë etjm

Dhe kur flasim për rreziqet dhe dëmet financiare që shoqërojnë këto fenomene, përveç banesës apo biznesit, mendja na shkon edhe tek makina.

Dhe kur jemi në stinën e vjeshtës me shumë vende në Europë që po përballen me reshje masive shiu, breshër dhe përmbytje, secili prej nesh shqetësohet për automjetin e tij, i rëndësishëm për përditshmërinë tonë.

Nëse duam të mbrohemi financiarisht nga dëmet që lenë pas fatkeqësitë natyrore, duke mos u detyruar të paguajmë nga xhepi, na nevojitet Sigurimi KASKO, i vetmi sigurim motorik vullnetar që mbulon edhe dëmet që shkaktohen nga fenomene, siç janë përmbytjet, stuhitë, breshëri etj…

 

Të gjitha rreziqet e mësipërme mund të mbulohen edhe jashtë Shqipërisë.

 

Pse Sigurimin KASKO duhet t’ja besoni SIGAL UNIQA-s?

– Dëmshpërblim në kohë të shpejtë

– Riparim në servis të specializuar

 

Sa kushton Sigurimi KASKO?

Çmimi varet nga vlera e automjetit tuaj dhe nga mbulimet që doni të siguroni.

Ndërkohë ju mund të llogarisni çmimin dhe të porosisni online në www.sigal.com.al

Por nuk mungojnë as ofertat nga SIGAL UNIQA për këdo që i beson Sigurimin KASKO kësaj kompanie.

Kasko” e shoqëruar me “SIGAL UNIQA AutoSOS”

Bashkë me siguracionin Kasko, ju mund të zgjidhni të blini edhe asistencë rrugore “SIGAL UNIQA Autosos në Europë për një periudhë 1 vjeçare, e cila mbulon:

  • Qendër kontakti në gjuhën shqipe
  • Shërbim karroatreci
  • Riparim në vend
  • Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  • Parkim
  • Akomodimi në hotel
  • Riatdhesim ose vazhdim i udhetimit drejt destinacionit
  • Taksi

 

Mësoni më shumë rreth “Autosos” KËTU

 

“Kasko” e shoqëruar me Teleshëndet

 

Nëse blini këtë siguracion ju përfitoni falas edhe shërbimin novator “TeleShëndet”.

 

Me “TeleShëndet”, ju mund të konsultoheni me një mjek të licensuar, audio ose video, në çdo orë të ditës apo natës, për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni.

Mësoni më shumë rreth “Teleshëndet” KËTU

 

Doni ti jepni makinës suaj mbrojtje maksimale? KASKO nga SIGAL UNIQA është zgjidhja perfekte.

 

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829