Lajme

Mbrojtja e Klimës/ CEO i “UNIQA” në takimin me anëtarët e “Green Finance Alliance”: Së bashku kemi përgjegjësinë për të ndërmarrë veprime

Mbrojtja e Klimës/ CEO i “UNIQA” në takimin me anëtarët e “Green Finance Alliance”: Së bashku kemi përgjegjësinë për të ndërmarrë veprime

CEO-t e kompanive anëtare të “Green Finance Alliance” u takuan me Ministren austriak të Mbrojtjes së Klimës, Leonore Gewessler ku u diskutua mbi strategjitë më të mira në zbatimin e masave për mbrojtjen e klimës.

CEO i “UNIQA Insurance Group”, Andreas Brandstetter u shpreh i bindur se, kompanitë financiare si UNIQA në veçanti, kanë aftësinë për të bërë një ndryshim të vërtetë duke nisur me përgjegjësinë e tyre:

“Së bashku kemi përgjegjësinë për të ndërmarrë veprime. Qoftë në mjedisin tonë personal apo si kompani. Për të frenuar ngrohjen globale me të gjitha pasojat e saj katastrofike, ne duhet të ndryshojmë sjelljen tonë. Dhe shpejt! Në UNIQA ne e zbatojmë këtë proces në mënyrë të vazhdueshme dhe mbi baza shkencore. Bashkëpunimi me “Green Finance Alliance” përfaqëson mbështetje të rëndësishme në këtë drejtim.”

https://www.bmk.gv.at/green-finance/alliance/veranstaltungen/20240221_highlevelmeeting.html

Kujtojmë se “UNIQA”, pjesë e së cilës është edhe “SIGAL UNIQA Group Austria”, është kompania e parë e sigurimeve në Austri me objektiva ambicioze për të reduktuar emetimet.

“UNIQA” është e vetëdijshme për përgjegjësinë duke i vendosur vetes objektiva ambicioze: emetimet neto zero deri në vitin 2040 në Austri dhe deri në vitin 2050 në të gjitha vendet e Grupit UNIQA. Prandaj, portofoli i investimeve është në përputhje të vazhdueshme me objektivin e Marrëveshjes së Parisit 1.5°C.

Më poshtë gjeni detaje mbi objektivat e përkohshme të UNIQA:

Dalja nga përdorimi i qymyrit, naftës dhe gazit natyror
UNIQA ka një udhërrëfyes të qartë për largimin nga lëndët djegëse fosile si qymyri, nafta dhe gazi natyror. Kompania tashmë nuk po bën më asnjë investim të ri në qymyr ose naftë, dhe nga viti 2024 asnjë biznes i ri nuk mund të merret në sigurim nëse përdor këto produkte.

Energjia e gjelbër në UNIQA
UNIQA po ndërmerr veprimet e duhura në fushën e ekologjisë së biznesit. Vënia në punë e sistemit të ri fotovoltaik në çatinë e selisë së UNIQA në verën e vitit 2023, më i madhi ndonjëherë në një ndërtesë të një kompanie, është një moment historik i madh: falë fuqisë së tij prej 125 kWp, ai do të jetë në gjendje të prodhojë 100,000 kWh energji elektrike për vit në të ardhmen. Kjo korrespondon me konsumin vjetor të rreth 30 familjeve dhe do të shmangë emetimet e rreth 21 tonë CO2 në total.

UNIQA ka rritur prodhimin e saj fotovoltaik të instaluar nga 50 kWp në mbi 400 kWp që nga viti 2020, një rritje 8-fish në vetëm pak vite. Deri në vitin 2035, prodhimi fotovoltaik duhet të jetë së paku 600 kWp.

UNIQA gjithashtu ka blerë 100% energji elektrike të gjelbër prej vitesh në Austri. Nga viti 2024 e në vazhdim do të blihet vetëm energji elektrike “green” e certifikuar me Ecolabel Austriak 46 (UZ 46 “Green Electricity”).

UNIQA Insurance Group, kompani e themeluar në vitin e largët 1811 dhe pjesë e tregut të sigurimeve në 17 shtete të ndryshme të Evropës, prej marsit 2007 është pjesë edhe e tregut rajonal, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes Grupit “SIGAL UNIQA”.

“UNIQA” numëron mbi 16 milionë klientë ndërsa është vlerësuar nga “Standard & Poor’s” me “A”.