Të gjithë ne e dimë se sa e vështirë është të përballohet një valë e të nxehtit në Shqipëri.
Ndërkohë që vendi është “pushtuar” nga turistët, vendasit janë orientuar drejt detit apo mbyllen në orët e pikut në shtëpi, për ti shpëtuar temperaturave të larta.
Nuk është shumë e rëndësishme se kush e ka qef të ftohtin apo të nxehtin, sepse temperaturat e larta i prekin të gjithë, por shkencëërisht, në nxehtësi të lartë performanca fizike dhe mendore e të gjithëve zvogëlohet.
“Edhe ata që pëlqejnë temperaturat e larta, nuk arrijnë të kenë një funksionim normal. Ata thjeshtë nuk e ndjejnë aq shumë sa të tjerët|, tregon doktori mjedisor Hans Peter Hutter.
Kjo është arsyeja pse Hutter jep katër rregulla bazë se si duhet të përballemi më mirë me nxehtësinë – dhe të gjitha ato, në parim, mund të kopjohen nga njerëzit për të cilët nxehtësia është pjesë e jetës së përditshme për arsye gjeografike dhe klimatike.
- Në asnjë rrethanë mos lejoni nxehtësinë të depërtojë
Mbrojtja e hapësirës suaj të jetesës do të ishte hapi i parë dhe më i lehtë për të luftuar nxehtësinë. Grilat e jashtme do të ishin ideale në mënyrë që rrezet e diellit të mos godasin as xhamin e dritares, por janë gjithashtu të dobishme grilat e brendshme ose perdet që mund të mbyllen në ditë veçanërisht të nxehta. Ajrimi gjatë ditës është ideja më e keqe sepse atëherë nxehtësia depërton në apartament. Mjafton ajrosja e duhur e kryqëzuar në orët e hershme të mëngjesit dhe vonë në mbrëmje.
- Përgatiteni veten psikologjikisht
Stresi termik ngarkon organizmn e njerëzve, edhe nëse ata mund të mos e ndiejnë mjaftueshëm. Masa e parë për t’u mbrojtur nga nxehtësia është të marrësh gjithçka pak më të qetë. Blerjet ose aktivitetet e tjera në natyrë duhet të bëhen në orët pak më të freskëta të mëngjesit . Orët e vapës fillojnë në orën 10 dhe 11 dhe nuk mbarojnë deri në orën 16:00-17:00.
- Ushqimi mesdhetar mbi të tjerat
Pa dashur të provokojmë një konflikt kulturor kulinar, por nga pikëpamja ushqyese dhe mjekësore, një dietë e rëndë në 30 gradë nuk është saktësisht në mesin e 50 ideve kryesore. Edhe këtu, është shumë më e arsyeshme të kaloni në ushqime të lehta mesdhetare, të paktën në kohërat më të nxehta. Shumë perime të pasura me ujë si kastravecat, shumë fruta dhe mbi të gjitha, pini shumë dhe rregullisht. Alkooli dhe kafeja duhet të reduktohen ose të hiqen plotësisht kur ekspozohen ndaj nxehtësisë së lartë dhe në vend të kësaj duhet të kalojnë në ujë, ujë mineral ose çajra të pa ëmbëlsuar (bimor).
- Veshje të lirshme, të ajrosura dhe mbroni kokën
Rrobat najloni të ngushta deri në lëkurë janë më të mirat, veshjet e lirshme, të gjera, mundësisht të bardha ose me ngjyrë të çelur që reflektojnë rrezet e diellit, janë veshjet ideale.
Ndër të tjera, mbroni kokën dhe kjo është një masë parandaluese e arsyeshme në ditët shumë të nxehta.