Ndryshimet klimaterike, katastrofat natyrore dhe sigurimet
Profil i problemit në rang global
Njerëzit në të gjithë botën po përballen ditë pas dite me realitetin e ndryshimeve klimaterike i cili në shumë pjesë të botës po shfaqet në një rritje gjithnjë edhe më të paqëndrueshme të ngjarjeve ekstreme të motit. Ndërmjet viteve 1998 dhe 2017, më shumë sesa 526,000 njerëz kanë vdekur në të gjithë botën dhe kanë pësuar një dëm prej 3.47 trilion dollarë amerikanë (në fuqi blerëse) si pasojë direkte e fatkeqësive natyrore. Studimet e kryera nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin paralajmërojnë një rritje të impaktit dhe të kostove globale të përshtatjes – dy deri në tre herë më të lartë – deri në vitin 2030, ose – katër deri në pesë herë më të lartë – deri në vitin 2050. Hendeku i mbrojtjes financiare dhe ekonomike ndaj rreziqeve dhe dëmeve të shkaktuara nga këto cikle të vazhdueshme të ndryshimeve klimaterike dhe të impaktit të tyre në të gjitha shoqëritë e botës do të jetë edhe më i madh sesa parashikimet e projeksioneve të kryera.
Ndryshimet klimaterike janë identifikuar si një rrezik i qëndrueshëm nga shoqëritë e sigurimit dhe të risigurimit që përpara 20 vitesh. Sot, këto ndryshime klimaterike njihen dhe pranohen si një çështje me rëndësi globale duke u kthyer në një shqetësim të ngutshëm dhe në rritje nga të gjithë aktorët. Efektet e këtyre ndryshimeve vëzhgohen përgjatë të gjithë kontinenteve dhe oqeneve. Rritja e vazhdueshme e temperaturave globale do të çojë në rritjen e shpeshtësisë dhe ashpërsisë së katastrofave natyrore nëpër të gjithë botën.
Profil i Shqipërisë
Shqipëria është një nga vendet më vulnerable në rajon ndaj ndryshimeve klimaterike dhe vlerësohet se rreshjet e verës do të bien me rreth 10%, – deri në vitin 2020, – dhe 20%, – deri në vitin 2050. Prodhimi në sektorët e energjisë dhe të bujqësisë do të impaktohen në mënyrë akute me një vlerësim humbjeje prej 60% të kapaciteteve të fuqisë gjeneruese. Sipas kërkimeve të kryera nga prezenca e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, të varfrit, burrat dhe gratë në zonat rurale do të jenë kategoritë e para të cilat do të impaktohen në mënyrë të shproporcionale nga ndryshimet klimaterike dhe ngjarjet ekstreme të motit për shkak të varësisë së tyre më të madhe nga bujqësia, aftësia e tyre shumë e ulët për t’u përshtatur me këto kushte të paparashikuara dhe sepse pjesa më e lartë e të ardhurave të tyre shpenzohet për ushqimin. Për këto shkaqe ky segment i shoqërisë është krejtësisht i ekspozuar dhe të pambuluar me mbrojtje financiare të punës së tyre për të siguruar vijueshmërinë e bizneseve dhe të prodhimit të tyre. Aktualisht Shqipëria është një emetuese e ulët e efektit serë me 2.76 tonë CO2 për frymë krahasuar me atë të BE-së prej 9.9 tonë për frymë, por projeksionet e së ardhmes na thonë se, këto efekte do të rriten kryesisht nga aktivitetet e transportit, bujqësisë dhe mbetjeve.
Shiqpëria renditet gjithashtu si një nga vendet me rrezikun më të madh ekonomik në botë nga rreziqet e shumëfishta ku 86% e territorit të saj është e prirur ndaj dy ose më shumë rreziqeve natyrore njëherësh. Hendeqet legjislative ruajnë një ‘status quo’ me ‘rri në vend e numëro’ dhe ‘nesër është një ditë e re’. Pavarësisht përsëritjeve të vit pas viti të përmbytjeve me pasoja rrënuese në burime njerëzore, ekonomike dhe financiare të të prekurve direkt nga jugu në veri të vendit, Shqipëria vijon të zbatojë strategjinë e saj ‘reaguese’ dhe jo të asaj ‘parandaluese’ siç bëjnë të gjitha vendet e botës me një vizion të qartë. Për më tepër, ne nuk kemi ende asnjë ‘Strategji Kombëtare për Menaxhimin e Rreziqeve nga Katastrofat Natyrore’. Aftësitë organizative, operacionale dhe teknike në nivel kombëtar dhe vendor për t’i paraprirë dhe menaxhuar këto rreziqe dhe për t’iu përgjigjur me efektivitet emergjencave është jashtëzakonisht e ulët. Përmbytjet në vitin 2010 dhe 2015, treguan se parapërgatitja kombëtare e Shqipërisë është reaguese dhe jo parandaluese. Këtu nevojiten investime për të zhvilluar dhe zbatuar masa kombëtare dhe vendore për t’u përshtatur me ndryshimet e kushteve klimaterike dhe reduktimin e rreziqeve nga katastrofat në të ardhshmen.
Industria e sigurimeve/risigurimeve dhe katastrofat natyrore
Siguruesit dhe risiguruesit tashmë zotërojnë dekada të gjata përvojë në menaxhimin efektiv të katastrofave natyrore, si edhe në trajtimin e dëmeve të shkaktuara prej tyre. Për më tepër, siguruesit/risiguruesit kanë të gjithë potencialin për të ndarë me politikëbërësit dhe me autoritetet publike objektivin e reduktimit të pasojave ekonomike dhe financiare të këtyre katastrofave natyrore. Në Evropë, ku Shqipëria kërkon që të aderojë, skemat e sigurimeve/risigurimeve nga katastrofat natyrore variojnë nga zgjidhjet opsionale të tregut privat deri tek ‘pishinat’ e sigurimeve të detyrueshme në varësi të nevojave specifike të secilit Shtet Anëtar të BE-28.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA?
SIGURONI SHTËPINË TUAJ 360 GRADË
BLINI ONLINE! KURSENI KOHË DHE PARA!
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/
SIGURONI JETËN TUAJ DHE TË FAMILJARËVE!
Zgjidh paketën e sigurimit të jetës që të përshtatet më shumë duke klikuar në:
https://sigal.com.al/sigurimi-i-jetes-dhe-pension-privat/sigurimi-i-jetes/
SIGURONI SHËNDETIN TUAJ DHE TË FAMILJARËVE!
Zgjidh paketën e sigurimit të shëndetit që të përshtatet më shumë duke klikuar në:
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-privat-i-shendetit/
SIGURONI BIZNESIN TUAJ!
Zgjidh paketën e sigurimit të biznesit që të përshtatet më shumë duke klikuar në:
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave