Shopping cart

close

Krijoni një shtëpi të sigurt! Mbani hajdutët larg jush dhe pronës tuaj

Ju nuk keni nevojë të shpenzoni shumë për të mbrojtur shtëpinë tuaj nga vjedhjet apo për t’i mbajtur hajdutët larg saj.

Me rëndësi është të mendojmë një mënyrë mjaft efikase për sigurinë tuaj dhe të shtëpisë tuaj nga aktet keqdashëse. Brava me bulona apo mentesha të reja të dyerve janë disa sekrete të suksesshme ndër të tjera.

Më poshtë do të gjeni edhe të tjera mënyra se si mund të improvizoni me rritjen e vigjilencës në shtëpinë tuaj.

Pika të sigurta të hyrjes. Një mënyrë e thjeshtë për të krijuar një shtëpi të mbrojtur nga vjedhjet është duke kërkuar për pika hyrëse të sigurta. Shulat në shumicën e dritareve apo dyerve janë të suksesshme, por mundohuni të zvogëloni sa më shumë hapësirën mes dritares/derës dhe përforcuesit anësor.

 

Shtoni ndriçimin në fushëpamjen e sensorëve apo kamerave. Kjo do t’ju ndihmojë në identifikimin e një të panjohuri përreth shtëpisë tuaj.

Përdorni vida të një cilësie të mirë. Menteshat e dyrve mund të hiqen lehtësisht nga një hajdut me eksperiencë. Ndaj cilësia vlen më shumë se sa sasia në rastin e vidave të dyerve dhe dritareve.

Mentesha të sigurta. Ka raste kur menteshat e dyerve mund të aksesohen edhe nga jashtë. Shtoni shasinë e tyre mundësisht me kunja të padëmshme për të mos modifikuar derën.

Instaloni alarme. Mbajtja e dyrve dhe dritareve mbyllur është linja e parë e mbrojtjes. Ndaj e dyta fill pas kësaj duhet të jetë aktivizimi i alarmeve. Zhurma e alarmit do t’i mbajë hajdutët larg shtëpisë tuaj në pamundësi për të ndërhyrë dot.

Zgjidhni një dryn më të trashë. Sa më e trashë pranga e bravës dhe sa më pak e ekspozueshme aq më e sigurt është banesa.

Instaloni brava edhe në fund të dyerve. Bravat e dyerve të oborrit janë të lehta për t'u zgjedhur. Për fat të mirë, ekziston një mënyrë për të marrë sigurinë që ju nevojitet. Bllokuesi i këmbës fiksohet përgjatë pjesës së poshtme të derës ndihmon për ta mbajtur derën të sigurt.

Blini një safe box. Një kasafortë është një mënyrë e sigurt për të siguruar sendet tuaja me vlerë nëse dikush arrin të hyjë brenda shtëpisë tuaj. Instaloni kasafortën në mur ose duke e ngjitur në dysheme.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona? Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA

    ×

    Përshëndetje,

    Kliko "Kujdesi ndaj Klientit" dhe kontaktoni me një përfaqësues të SIGAL UNIQA për të biseduar në WhatsApp ose na shkruani

    në adresën e emailit: info@uniqa.al

    ose na telefononi: +355 4 22 33 308.

     

    ×
    Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.