Sa i rrezikshëm është ai me saktësi?
Ne nuk e dimë ende me siguri se sa i rrezikshëm është, në fakt, koronavirusi i ri (2019-nCoV). Organizmat e shëndetit publik kanë monitoruar përhapjen e infeksionit nga afër qëkur virusi u identifikua në fillim të janarit 2020. Koronavirus-et (CoV) janë një familje e madhe virusesh që përfshijnë gjithashtu edhe koronaviruset MERS dhe SARS. Ato mund të shkaktojnë sëmundje duke variuar nga i ftohti i butë deri tek pneumonia e rëndë.
Nivel i ngjashëm rreziku si gripi
‘Një infeksion koronavirusi është po aq i rrezikshëm saç është edhe gripi,’ shpjegon Dr. Doris Seboth-Essmann, mjek i përgjithshëm i qendrës mjekësore të ekselencës së UNIQA-s.
Në fakt, në pjesën tonë të botës, virusi i gripit përfaqëson një rrezik shumë më të madh, me rreth 1,000 njerëz që vdesin si rezultat i gripit çdo vit në Austri. Këto fatkeqësi kanë tendencën që të ndodhin midis të moshuarve dhe të sëmurëve kronik. Shkalla e vdekshmërisë ka të ngjarë që të jetë më e lartë për koronavirus, me rreth 3%, sesa gripi sezonal me 1%. Asnjë rast infeksioni me këtë virus nuk është raportuar në Austri deri tani.
Simptomat tipike të infeksioneve të koronavirusit janë ethe, kollë dhe probleme të rrugëve të frymëmarrjes të tilla si shkurtim i frymëmarrjes. Megjithatë, këto simptoma mund të përfshijnë gjithashtu edhe sëmundje të tjera, të tilla si sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes ose gripin sezonal.
Promovoni higjienën e duarve dhe shmangni njerëzit e sëmurë
‘Trajtimi është simptomatik; për shembull, duke përdorur ilaçe që shërbejnë për reduktimin e etheve,’ thotë Seboth-Essmann, duke shtuar, ‘Ndërsa, problemet e frymëmarrjes trajtohen veçmas’. Nuk ka ende asnjë vaksinë të disponueshme për koronavirusin, por shkencëtarët janë duke punuar për zhvillimin e tij.
Ekspertët e shëndetit këshillojnë ndjekjen e hapave të mëposhtëm, për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët, si me infeksionet e lidhura me gripin apo jo. Ju duhet të keni shumë kujdes në ruajtjen e higjienës së duarve dhe që ti lani duart tuaja rregullisht me ujë dhe sapu. Përpiquni që të mos ta prekni fytyrën tuaj me duar. Viruset janë të afta që të mbijetojnë për periudha të gjata në vende të tilla si në dorezat e dyerve, në dorezat e autobuzëve të transportit publik, në tastierën e kompjuterit, dhe më pas ato mund të hyjnë në trupin tuaj nëpërmjet membranave të mukusit në hundën, gojën dhe sytë tuaj. Nëse kolliteni ose tështini, ju nuk duhet t’a bëni këtë me duart tuaja, por me një pecetë të pastër. Nëse është e mundur mos kontaktoni me personat e sëmurë me virus.
Çfarë duhet të bëni nëse keni planifikuar një udhëtim në distancë të largët? ‘Aeroportet në veçanti kanë shumë njerëz që kalojnë nëpër mjediset e tyre,’ shpjegon Seboth-Essmann. ‘Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur kundër infeskionit që lind si pasojë e përhapjes së pikëzave të infeksionit në ajër është duke përdorur një maskë fytyre me filtër. Ju duhet të mbani gjithashtu dizifektant higjenik për duart tuaj gjatë gjithë kohës.’
Një sëmundje e butë në shumicën e rasteve
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shumica e rasteve të vëzhguara deri më sot kanë përfshirë sëmundje të lehta, me infeksione të rëndavetëm në 20% rë rasteve. Në të njëjtën mënyrë si gripi sezonal, njerëzit me këto kushte shëndetësore ose me sistem imunitar të cënuar janë veçanërisht të rrezikuar.
Virusi përhapet nga personi në person, fillimisht nëpërmjet pikëzave të përhapura në ajër nga kolla ose tështitjet. Jashtëqitja njerëzore (urina, dhe feçja) dhe lëngjet trupore të tilla si gjaku gjithashtu mund të jenë infektuese. Të sëmurët janë infektues edhe gjatë periudhës së inkubimit, e cila zgjat ndërmjet tre deri në katërmbëdhjetë ditë. Kjo do të thotë se, njerëzit mund të infektojnë të tjerë me virusin edhe nësë ata nuk kanë ende asnjë simptomë.
Përhapja e infeksionit nuk ka arritur ende pikun e tij. ‘Shpërthimi me shumë mundësi do të ngadalësohet sa më shpejt që të kenë hyrë në fuqi masat e izolimit’, thotë Seboth-Essmann
Çfarë duhet të bëni në rastet e dyshuara?
- Nëse jeni duke vuajtur nga ethet, kolla ose problemet e frymëmarrjes, kërkoni vëmendje mjekësore sa më shpejt që të jetë e mundur.
- A dyshoni që ju apo dikush që ju njihni mund të ketë qënë i infektuar me koronavirus? Nëse po, ju lutem qëndroni në shtëpi, telefononi që jeni sëmurë dhe telefononi në 112 për asistencën e shërbimeve të emergjencës. Në këtë linjë telefonike ju do të merrni të gjitha udhëzimet e detajuara.
Informacioni i përditësuar rregullisht është i disponueshëm në faqen zyrtare të:
- Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
- Institutit të Shëndetit Publik
- Organizata Botërore e Shëndetësisë https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.