Ruani distancën nga njerëzit e tjerë, lani duart imtësisht dhe përdorni maskë fytyre për të mbrojtur hundën dhe gojën: shumica e këtyre rregullave ne i njohim prej shumë kohësh. Kështu, në mënyrë që mbrojtja jonë të funksionojë sa më mirë, jo vetëm për shëndetin e trupit tonë, edhe psikika gjithashtu luan një rol të rëndësishëm.
Duke qenë se stresi redukton “mbrojtjen nga virusi” të trupit tonë, ne duhet të mbrojmë vetveten veçanërisht kundër stresit kronik nga frikërat dhe shqetësimet e vazhdueshme. Nëse ne jemi në mënyrë kronike nën presion dhe frikë, sistemi imunitar rregullon saktësisht ato faktorë që na mbrojnë nga infeksioni.
Anët e mira dhe të këqia të frikës
Frika nuk është diçka e keqe, në vetvete. Si një emocion, frika konsiston jo vetëm në ndjenjën e frikës, por gjithashtu nga një seri ndryshimesh dhe adoptimesh psikologjike në sjellje për t’u përballur në mënyrë sa më të përshtatshme me situatat kërcënuese. Në periudhë afatshkurtër, frika na ndihmon për mbijetesën tonë, duke i siguruar energji trupit në mënyrë që njerëzit të ndërmarrin masa mbrojtëse, të tilla si largimi nga kërcënimi.
Në anën tjetër, frika mund të promovojë gjithashtu veprime të pafavorshme. Për shembull, njerëzit që kanë tendencën të frikësohen vërshojnë tek doktori ose tek një klinikë, rrjedhimisht duke rrezikuar vetveten, apo duke ngarkuar sistemin shëndetësor. Njerëzit që kanë shumë frikë nga infeksionet mund të zhvillojnë simptomat e një infeksioni pa qenë aktualisht i/e infektuar. Gjithashtu njerëzit janë në gjendje që ta shprehin stresin e tyre psikologjik nëpërmjet trupit, për shembull në kontekstit të çrregullimeve psikosomatike.
Stresi kronik dobëson mbrojtjen e trupit
Nëse frika zgjat, ajo shoqërohet me stres kronik, duke rritur rrezikun e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Për shembull, aktiviteti i qelizave imunitare që është i rëndësishëm për kontrollimin e sëmundjes kufizohet. Mbi të gjitha është frika nga humbja e kontrollit ajo që shkakton shumë probleme në krizën aktuale në të cilën ndodhemi. Ne po përpiqemi të vëzhgojmë nga afër një armik të padukshëm. Një rreth vicioz sepse ky aktivizim i përhershëm psikosomatik dobëson dukshëm sistemin tonë imunitar. Rrjedhimisht, në krizën COVID-19, ne duhet të fokusojmë vëmendjen tonë në mbrojtjen e njerëzve dhe të përpiqemi të gjejmë të gjithë forcën për fuqizimin e sistemit imunitar të njerëzve.
Afërsia me të tjerët
Në situatën aktuale, forcimi i sistemit tonë imunitar është një sfidë. Në fakt, ne jemi në një situatë paralizuese, sepse ne duhet të kufizojmë shumë gjëra që na fuqizojmë nga pikëpamja imunologjike duke na mbajtur të shëndetshëm. Kjo prek veçanërisht ndërveprimin social. Njerëzit kanë nevojë që të jenë afër njëri-tjetrit. Media dixhitale është një mënyrë për të qenë në kontakt me të tjerët pa u ekspozuar ndaj rrezikut të infeksionit. Megjithatë, kjo formë virtuale e përballimit i zëvendëson vetëm pjesërisht kontaktet tona reale.
Duhet të kemi besim
Edhe pse nuk është gjithmonë e lehtë: Ne duhet të kemi besim. Shpirtërorja dhe besimi janë janë faktorë shumë të rëndësishëm për shumë. Për shembull, ne e njohim rolin e fuqizuesve të sistemit imunitar si meditimi, yoga apo zhytja në mendime. E qeshura gjithashtu forcon sistemin tonë imunitar, për shembull, kur qeshim duke parë një film komedi. Aftësia për t’i marrë gjërat me qetësi sa më shumë që të jetë e mundur, kontribuon shumë në relaksimin tonë. Ndërsa vet relaksimi bën që të çlirohen më pak mesaxherë stresi, duke forcuar aktivitetin e qelizave imunitare antivirale.
Bashkë të relaksuar
Marrëdhëniet pozitivie dhe të dashura me anëtarët e familjes në shtëpi janë një burim i veçantë force dhe shëndeti. Lojrat, përkëdheljet dhe e qeshura së bashku – të gjitha këto janë premtues të një sistem imunitar të shëndetshëm. Anasjelltas, të qenit afër gjithashtu është një burim potencial konflikti – ne duhet ‘ti kushtojmë tani vëmendje një higjiene të mirë psikologjike në ndërveprimet tona të përditshme. Gjithashtu është e rëndësishme që të planifikoni kohë për vetveten për t’u qetësuar dhe për t’i shërbyer interesave tuaja.
Ushtrime vetqetësuese
Fokusohuni gjithmonë tek ato që mund të bëni vet. Në çdo rast, ne mund të punojmë vet për forcimin e sistemit tonë imunitar, për shembull, duke marrë pak rreze dielli në ajër të pastër dhe duke bërë ushtrime mendore. Meditimi, për shmebull, do të thotë që ne nuk vazhdojmë të identifikohemi me idetë dhe mendimet tona, ndonjëherë të tmerrshme që kemi nëpër mendje. Nëpërmjet meditimit në mësojmë t’i vëzhgojmë, t’i lëmë të kalojnë dhe të jemi më shumë të pranishëm këtu dhe tani.
Rreze dielli dhe ushqime shumëngjyrëshe
Dilni jashtë sa më shpesh që të mundeni: me ndihmën e rrezeve të diellit, trupi ynë prodhon vitaminën D3, e cila ka një efekt për mbrojtjen dhe fuqizimin e imunitetit. Konsumoni shumë perime tdhe fruta të freskëta dhe drithëra. 70 deri në 80 përqind e qelizave tona imunitare ndodhen në zorrë. Këto gjenden tek suplementet ushqimore dhe në ushqime të tilla si kosi, djathi dhe perimet e fermentuara si lakra turshi. Gjithashtu është e rëndësishme që të pini mjaftueshëm për hidratimin e membranave të mukozës dhe që shërbejnë për largimin e patogjeneve.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL