“Koha është para” – Citati i mirënjohur nga Benjamin Franklin është më shumë sesa 250 vjeçar. Megjithatë, ne i ndiejmë pasojat e tij të përditshme më akute sesa kurrë më parë. Përse? Çfarë e bën kohën një burim kaq të vlefshëm? Dhe: A humb ajo?
Rendi ekonomik funksionon vetëm nëse ju dakordësoheni mbi standardet për shkëmbimin e mallrave, ku një nga standardet më të rëndësishme është koha. Kjo ka qenë e vërtetë për gjuetar-mbledhësit e hershëm, por ne i humbëm planet e ashpra të natyrës në vigjilje të revolucionit industrial. Tani ne jemi në gjendje që ta menaxhojmë dhe ta kthejmë kohën në para me më shumë saktësi. Koha, paratë dhe pushteti janë të pandashme.
Për shembull, studimet kanë treguar se, përmirësimet ekonomike janë gjithmonë të lidhura me shpejtësinë dominuese në një rajon. Më të shpejtët, më të pasurit. Një shpejtësi bazë më e lartë matet në të gjithë botën në vendet me ekonomi në lulëzim: njerëzit në vendet e pasura të Amerikës së Veriut, Evropës Veriore dhe Azisë jetojnë në një zonë kohore të ndryshme sesa, për shembull, banorët e Botës së Tretë. Dhe jo vetëm gjeografikisht!
Shkaktu dhe efekti nuk janë saktësuar të qarta: ashtu sikurse shpejtësia mund të çojë tek prosperiteti, edhe prosperiteti çon në një shpejtësi më të lartë. Për shembull, nëse pagat rriten në një qytet, kjo do të thotë se koha e punonjësve është shumë më e vlefshme. Një punonjës që përjeton vlerën e kohës së tij do të merret me të në një mënyrë të ndryshme (për qëllime përfitim). Në të njëjtën kohë, kostot e jetesës rriten me të ardhurat për frymë, kështu përdorimi efiçient i kohës së punës së gjithsecilit është i nevojshme. Shpejtësia po rritet, jeta po bëhet më e tensionuar.
Kursimi i kohës çon në mungesën e kohës
Për më tepër: sa më shumë që të zhvillohet një shoqëri, aq më pak kohë të lirë ka ajo në dispozicion. Aktualisht absurde, por me teknologjitë që na kursejnë kohën (qoftë kjo një linjë montimi apo një lavatriçe) ne humbasim më shumë kohë të lirë nga sa fitojmë në të vërtetë. Mundësia e bërjes së gjërave më shpejtë thjesht do të thotë se ne bëjmë më shumë me kohën e disponueshme që krijojmë, blerjet e shtrenjta teknike duhet të na e shpërblejnë mbrapsht!
Veçanërisht në kombet industriale shumë të zhvilluara, kjo lidhje ndërmkjet kohës dhe parave është bërë kaq e fortë saqë ajo ka një impakt të thellë në jetët tona. Një krahasim i vogël: Në Mesjetë kishte mesatarisht 115 ditë pushim në vit në Evropë. (Ku nuk kishte as dentist dhe as dhëmbë të shëndetshëm. Kështu që, ne nuk dëshirojmë që të kthehemi atje…)
Ne gjithashtu punojmë edhe në kohën tonë të lirë – dhe ne as që e vëmë re
Koha është baza e punës sonë. Ajo na ndihmon që të jemi efektiv. Por kjo e ka një çmim. Njerëzit me një shpejtësi më të lartë janë gjithashtu më pak të gatshëm për të ndihmuar ata që janë në nevojë. Në vend të kësaj, ne ndihmojmë kompanitë që të maksimizojnë fitimet madje edhe pa e kuptuar këtë fare. Ne punojmë gjatë gjithë kohës, madje edhe në kohën tonë të lirë: ne i skanojmë vet mallrat që kemi blerë në një supermarket, ose shpenzojmë orë të tëra për të rezervuar pushimet në vend që t’ia lëmë këtë në dorë agjentëve tanë të udhëtimeve, ne montojmë vet vidat e një mobiljeje suedeze nga një prodhues i mirënjohur. E gjitha kjo bëhet me besimin se ne po kursejmë para, por ne ende paguajmë për këtë. E paguajmë me kohën tonë.
Sociologia dhe autorja franceze Marie-Anne Dujarian ka një këndvështrim shumë kritik lidhur me këtë: “Në një farë mënyre, ne vjedhim kohën tonë. Shumë kompani tani i konsiderojnë klientët që të jenë punonjës të pakufizuar, të motivuar dhe të lirë. Ata rrisin produktivitetin e tyre, por jo cilësinë e jetës sonë.”
Për Dujarian, zbatohet ekuacioni “koha është para”. Megjithatë, sipas një interpretimi më të mprehtë: Koha jonë është paraja e të tjerëve.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Sigurimi i Shëndetit/ Cilat janë 12 pyetjeve që duhet të bëni para se ta blini?
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.