Klinika Lëvizëse stacionohet në Velipojë, dhjetëra konsulta dhe ekzaminime FALAS. Qytetarët falenderojnë kompaninë
Pas Njësisë Administrative Ana e Malit në Shkodër, Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” u ndal ditën e sotme në bashkinë e Velipojës.
Edhe kësaj here interesimi i qytetarëve ishte tepër i lartë, ndërsa shërbimi i marrë i një niveli të lartë profesional.
“Jam shumë e kënaqur. Me eko, me shirt zemre, me matje tensioni, me konsulta, me të gjitha. Ju falenderojmë shumë të gjithëve”, ka thënë një nga banoret që ka marrë shërbimet e stafit mjekësor të SIGAL Uniqa Group Austria.
Matja e tensionit, sheqerit në gjak, ekot e ndryshme dhe mbi të gjitha ajo e gjirit ishin ekzaminimet më të kërkuara nga banoret e zonës.
Prej vitit 2015, Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” ka kryer konsulta dhe ekzaminime FALAS në shumë zona të ndryshme të vendit.
SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, beson në moton “Më mirë ta parandalosh një sëmundje sesa ta kurosh atë” ndaj “VITAL TRUCK” do të vazhdojë udhëtimet e tij mjekësore edhe në të ardhmen në çdo zonë të Shqipërisë nga Jugu në Veri e nga Lindja në Perëndim.
Kjo nismë madhore e kompanisë sonë, unike në llojin e saj jo vetëm në Shqipëri, ka për synim sensibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë që ka shëndeti në përditshmërinë tonë. Për këtë arsye, në paketat tona të sigurimeve një pjesë të rëndësishme zënë ato shëndetësore duke sjellë edhe ide inovative për tregun siç është edhe Teleshëndet.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku!