Si të kujdeseni për veten dhe të dashurit tuaj për të përballuar më mirë stresin nga përballja me një pandemi
Kur ne përballemi me një pandemi apo me një ngjarje stresuese në jetë, ne mund të kemi një shumëllojshmëri reagimesh, të cilat që të gjitha mund të jenë reagime të zakonshme në situata të vështira.
Këto reagime përfshijnë:
- Ndjesinë e ezaurimit fizik dhe mendor;
- Vështirësi në marrjen e vendimeve të rëndësishme ose për t’u përqëndruar tek një çështje;
- Shpeshtim të ndjesisë së bezdisë;
- Më shumë debatim me familjen dhe me miqtë;
- Lodhje, trishtim, vetmi ose shqetësim;
- Ndryshim të oreksit ose të gjumit.
Është shumë e rëndësishme të dimë dhe të jemi të vetëdijshëm se, shumica e këtyre reagimeve janë të përkohshme dhe do të largohen me kalimin e kohës. Përpiquni që të pranoni çdo reagim që mund të keni në këto çaste. Kërkoni për mënyra se si të hidhni një hap njëri pas tjetrit dhe përpiquni që të përqëndroheni tek nevojat që mund të keni lidhur me situatën e pandemisë dhe me nevojat e vet familjes suaj.
Kushtojini kujdes të veçantë fëmijëve në familjen tuaj. Kur godet një pandemi, këndvështrimi i fëmijëve për botën si një vend i sigurt dhe i parashikueshëm humbet përkohësisht. Fëmijët e moshave të ndryshme reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj traumave, por mënyra se si reagojnë prindërit dhe të rriturit e tjerë pas çdo ngjarje traumatike, mund t’i ndihmojë fëmijët që t’a marrin veten më shpejt dhe plotësisht.
Rikuperimi kërkon kohë
Duhet të kuptojmë se, rikthimi i vetes dhe i jetës tonë të përditshme në rutinën tonë të rehatshme kërkon kohë.
- Kujdesuni për sigurinë tuaj. Gjeni një vend të sigurt dhe sigurohuni që nevojat e shëndetit tuaj fizik dhe ato të familjes tuaj të përmbushen siç duhet. Nëse është e nevojshme kërkoni këshillim mjekësor.
- Kufizoni ekspozimin tuaj në mjedis, veçanërisht ndaj televizorit, radios dhe gazetave.
- Ushqehuni shëndetshëm. Gjatë kohëve kur përjetojmë dhe jemi të ekspozuar ndaj stresit, është e rëndësishme që të kujdeseni për ruajtjen e një diete të ekuilibruar ushqimore dhe që të pini shumë ujë.
- Shplodhuni pak. Dhurojini trupit dhe mendjes suaj një pushim të shkurtër për të fuqizuar më tej aftësitë tuaja për përballimin e stresit që mund të jeni duke përjetuar.
- Qëndroni në kontakt me familjen dhe miqtë. Të japësh dhe të marrësh është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni. Përpiquni të bëni diçka si një familje që mund t’ju ketë pëlqyer të gjithëve në të shkuarën.
- Tregoni durim ndaj vetes dhe atyre rreth jush. Kuptoni se, çdo njeri është i stresuar dhe se, mund t’i nevojitet kohë për të sistemuar ndjenjat dhe mendimet e tyre. Kjo ju përfshin edhe ju!
- Përcaktoni prioritetet. Kryeni detyrat që keni për të bërë në hapa të vegjël.
- Mblidhni informacion rreth asistencës dhe burimeve që do t’ju ndihmojnë ju dhe familjen tuaj për të përballuar nevojat në rast pandemie.
- Jini pozitiv. Kujtojini vetes se si i keni kaluar me sukses situatat e vështira në të shkuarën. Kërkoni ndihmën e të tjerëve nëse keni nevojë për mbështetje, si edhe ndihmojni dhe të tjerët po ashtu.
Si duhet të veprojmë dhe ndihmojmë fëmijët
Fëmijët i përjetojnë ndryshe ngjarjet traumatike. Përballja dhe përjetimi i një pandemie mund t’i shkaktojë fëmijëve ndjenja frike, hutimi dhe pasigurie, veçanërisht nëse këto ndjenja përjetohen për herë të parë. Duke qenë se, fëmijët nuk flasin gjithmonë rreth shqetësimeve të tyre, ndonjëherë këto shqetësime do të reflektohen tek sjellja e tyre. Disa mund të reagojnë menjëherë; disa mund të jenë mirë për disa javë ose muaj dhe pastaj mund të shfaqin sjellje shqetësuese. Të njohësh shenjat që janë të zakonshme për mosha të ndryshme mund t’i ndihmojë prindërit që të njohin problemet dhe që të përgjigjen ndaj tyre në përputhje me situatën.
- Ata mund të jenë të shqetësuar ose të sillen në mënyrë të çuditshme;
- Ata mund të tregohen më të ngjitur ose të qajnë më shpesh;
- Ata mund të kenë nevojë për më shumë vëmendje ose risigurimin e të rriturve.
Disa këshilla se si të kujdeseni për fëmijët:
- Ofrojini fëmijëve mundësinë për të folur;
- Mos kini frikë të pranoni se ju nuk i keni të gjitha përgjigjet;
- Lejojini fëmijëve që të diskutojnë për frikërat dhe shqetësimet e tyre;
- Përgjigjuni pyetjeve të tyre në përputhje me moshën që ata kanë.
Çdo veprim pozitiv që ju do të ndërmerrni, do t’ju ndihmojë që të ndjeheni më mirë dhe që jeni në kontroll të situatës.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave