Këshilla për ta bërë më të lehtë durimin e temperaturave të larta të verës madje edhe pa shkuar në pishinë.
1. Qëndroni të freskët
Nëse nuk keni kohë për një udhëtim për t’u larë në pishinë apo diku gjetkë, mund t’ju ndihmojnë këto këshilla: Një dush i ngrohtë sjell freski më të madhe. Efekti freskues zgjat më gjatë nëse nuk thaheni tërësisht pas dushit, duke lejuar avullimin e lagështisë mbi lëkurën tuaj. Dushi me ujë të akullt mund të jetë freskues në çast, por ai i ngushton enët e gjakut dhe trupi është më pak i aftë që të çlirojë nxehtësinë e grumbulluar. Larja e këmbëve me ujë të ftohtë është gjithashtu freskuese.
2. Pini mjaftueshëm
Trupi humbet shumë lëngje nëpërmjet djersës. Rrjedhimisht, ju duhet të pini të paktën 2.5 litra ujë/lëngje gjatë ditës, përndryshe rrezikoni të keni dhimbje koke, marrje mendsh dhe të përziera. Të moshuarit janë veçanërisht të rrezikuar sepse perceprimi i etjes tek ta bie me kalimin e moshës. Mënyra më e mirë për t’u kalitur është që të pini lëngje të ftohta, pa kalori të tilla si ujë dhe çajra bimor të paëmbëlsuar.
Është mirë të dini se…
Uji i rubinetit shijon shumë më mirë me përbërës të shëndetshëm, të freskët. Për shembull, përzijeni ujin me feta limoni dhe kastraveci.
3. Gatime të ftohta
Kur është nxehtë, zgjedhja e parë janë ushqimet e lehta dhe me shumë ujë. Uji dhe fruta të tilla si kastravecat, shalqitë dhe luleshtrydhet në kombinim me produktet dietike të tilla si kosi dhe çajrat freskues si mentja janë veçanërisht të qëndrueshme.
Është mirë të dini se…
Këto receta të shpejta dhe të shëndetshme përmbajnë përbërës freskues janë ideal kundër nxehtësisë.
4.Shmangeni nxehtësinë në mesditë
Duhet të qëndroni në hije, veçanërisht me fëmijët gjatë orëve më të nxehta të ditës. Aktivitetet të cilat janë më kërkuese nga ana fizike kryejini në mëngjes dhe në orët e mbrëmjes.
5. Si ta freskoni shtëpinë siç duhet
Kujdesuni që të ajroseni gjatë netëve të freskëta dhe orëve të para të mëngjesit. Mbyllini të gjitha dritaret gjatë ditës dhe errësojini ato dritare që mbeten në diell.
Pajisjet elektrike të tilla si TV, soba dhe llampa shkaktojnë rritjen e temperaturës së dhomave edhe më tepër. Gjatë sezonit të nxehtë, duhet të ndizen sa më pak pajisje që të jetë e mundur.
Në ditë të thata me pak lagështirë ndihmon mbajtja e peshqirëve të njomë ose rrobat e sapolara në dhoma. Dhoma freskohet për shkak të avullimit të të ftohtit.
Freskoret sigurojnë lëvizjen e ajrit që perceptohet si diçka freskues. Krahasuar me dhomat me ajër të kondicinouar, ato përdorin më pak energji elektrike.
- Gjumë shplodhës pavarësisht nxehtësisë
Është mirë që të përdorni çërçafë të lehtë dhe veshje nate të cilat janë të bëra nga materiale natyrale, me ajrosje të tilla si pambuk, lino, dhe mëndafsh. Veçanërisht nëse djersini shumë, ju duhet të flini me dritaren hapur. Sepse pastaj rryma e ajrit mund të shkaktojë ngrirjen e qafës ose që të ftoheni. E njëjta gjë zbatohet për përorimin e freskores dhe të sistemeve të ajrit të kondicinuar.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
- VIDEO/ ‘Tetori Rozë’ në SIGAL UNIQA! Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.