Mirëmbajtja e duhur e makinës është kyçe për ta mbajtur atë në formën sa më të mirë. Kjo ndihmon gjithashtu në garantimin e sigurisë së makinës, sigurisë suaj dhe të pasagjerëve të tjerë. Këtu do të gjeni disa këshilla se si ta mirëmbani makinën tuaj vet me disa përpjekje.
Inspektoni dhe mirëmbani gomat
Të dish se si ta mirëmbash makinën mund t’ju ndihmojë që të reduktoni konsumimin e gomave dhe dhe të përshkoni më shumë milje. Kontrolli i presionit të gomave përfshin gjetjen e presionit të rekomanduar, kontrollin e presionit dhe fryerjes së gomave apo duke çfryrë gomat tuaja siç duhet. Një gomë e shfryrë mund të jetë e rrezikshme për ju dhe makinën tuaj. Ju mund të ndërmerrni disa hapa parandaues për të shmangur plasjen e gomave, duke përfshirë ndërrimin e tyre çdo 5,000 deri në 10,000 milje dhe kontrollin e standardeve minimale të sigurisë.
Ndryshoni vajin
Kontrolli dhe ndryshimi rutinor i vajit të makinës suaj është thelbësore për mirëmbajtjen e motorrëve. Kontrolloni vajin tuaj çdo muaj dhe ndryshoni sipas udhëzimeve manuale të përdoruesit të makinës. Ju mund ta ndërroni vajin vet ose ta çoni tek një pikë servisi. Nëse zgjidhni që ta ndërroni vet, mësoni hapat e nevojshëm për kullimin e lëngjeve, përcaktoni nivelin e saktë të vajit dhe hidhni vajin e vjetër.
Ju duhet gjithashtu të dini se cili lloj vaj motorri është më i mirë për makinën tuaj, pavarësisht nëse do ta ndërroni vet vajin apo do ta çoni në një pikë servisi. Përgjithësisht, diçka e tillë do të thotë se duhet të merrni në konsideratë tre gjëra – viskozitetin e vajit, nëse duhet të përdorni vaj sintetik përkundrejt vajit jo sintetik dhe miljeve të makinës suaj.
Kontrolloni lëngjet
Ka disa lëngje të cilat duhen mbajtur në nivelet e duhura për ta ndihmuar makinën tuaj që të punonjë siç duhet. Në varësi të makinës, ju ose mekaniku juaj duhet të kontrolloni:
- Vajin e motorrit
- Ftohësit
- Lëngjet e frenave
- Lëngjet e transmisionit
Rrjedhja e njërit prej këtyre lëngjeve ndikon funksionimin e makinës suaj. Nëse vini re një rrjedhje, ju duhet të jeni në gjendje ta dalloni vet nga ngjyra. Kjo mund t’ju ndihmojë ju dhe mekanikun tuaj për të përcaktuar se nga vjen rrjedhja. Kjo mund t’ju ndihmojë gjithashtu edhe në procesin e riparimit.
Testoni dritat
Një llampë e thyer apo e djegur është një rrezik sigurie që mund t’ju rrezikojë edhe jetën. Mësoni se si të inspektoni imtësisht çdo llampë të makinës. Nëse llampa është e fikur, çojeni makinën tek një ekspert për të pëcaktuar nëse e ka fajin llampa apo nëse duhet zëvendësuar fitili.
Zëvendësoni fshirëset e xhamave
Nëse fshirëset e xhamave të makinës suaj nuk po funksionojnë më ashtu si më parë, mos e lini problemin që të zgjatet edhe më tej. Fshirëset e dëmtuara mund ta reduktojnë pamjen gjatë shirave të rrëmbyera apo kur ka stuhi bore. Të dini se si të inspektoni fshirëset e xhamave rregullisht dhe zëvendësimin e tyre kur është e nevojshme, është një mënyrë për t’ju ndihmuar se si ta mbani makinën të sigurt.
Ndryshoni filtrat e ajrit të motorrit
Filtrat e pisët të ajrit të motorrit mund të lejojnë futjen e pisllëkut apo të grimcave të tjera në motorrin e makinës, duke reduktuar kështu efiçiencën e tij. Inspektoni filtrat e ajrit të makinës një herë në vit dhe zëvendësojini ato kur është e nevojshme.
Kryeni kontrollet e rregullta
Disa detyra rutinore kujdesi për makinën tuaj mund të kryhen në shtëpi, ndërsa për disa të tjera mund të kërkohet një teknik i trajnuar. Çojeni makinën tuaj tek një teknik nëse ndizet dritëza e kontrollit të motorrit. Mos neglizhoni.
Kontrollojni frenat
Frenat e makinës suaj kërkojnë inspektim të rregullt gjithasahtu. Ndërkohë që, jeni duke i dhënë makinës, dëgjoni për ndonjë zhurmë që mund të vijë nga frenat dhe kushtojini vëmendje dridhjeve apo vibrimeve që mund të vijnë nga frenat. Nëse keni shqetësime të tjera, këshillohuni me një autoservis sa më shpejt që të jetë e mundur.
Lani makinën
Makina juaj është e ekspozuar ndaj të gjitha llojeve të elementeve, nga kripa në rrugë dhe akulli i shkrirë në dimër deri tek gjethet apo mbetjet e pemëve dhe glasat e zogjve në verë. Disa nga këto rreziqe jo vetëm që janë të pakëndshme, por mund të dëmtojnë bojën dhe shasinë e makinës suaj. Gjithashtu, mbajtja e makinës pastër mund të ndihmojë për parandalimin e dëmeve afatgjata. Gjeni atë metodë të larjes së makinës që funksionon më mirë për ju dhe lajeni makinën rregullisht.
Kontrolloni rripat dhe filtrat
Mbajtja e rripave dhe filtrave në gjendje të mirë mund të ndihmojë për funksionimin më të mirë të makinës suaj dhe për të shmangur prishjen në rrugë. Diçka e tillë do t’ju ndihmojë gjithashtu që t’i mbani ato në gjendje të mirë pa pasur nevojën e zëvendësimit.
Rishikoni sigurimin e makinës
Ashtu si kontrollet e rregullta, një ide tjetër e mirë është që të rishikoni herë pa here policën tuaj të sigurimit të makinës. Kjo do t’ju ndihmojë që të siguroheni që mbulimet, limitet dhe pjesët e zbritshme të policës suaj të sigurimit të jenë të përditësuara dhe të përshtatshme për situatën tuaj aktuale.
Mbajtja e makinës suaj në formë të mirë mund të ndihmojë në sigurinë tuaj dhe të pasagjerëve të tjerë. Dhe mbani mend, nëse jeni të pasigurt se si të inspektoni apo zëvendësoni një pjesë të makinës suaj, kontaktoni me një mekanik që t’ju ndihmojë.
A jeni gati për të blerë?
➡?BLIJE ose ?POROSITE ONLINE TANI Siguracionin për MAKINËN? TUAJ:
✅TPL
✅Karton Jeshil
✅Kufitare
✅Kasko
https://sigal.com.al/merr-cmim/
#sigal #sigaluniqa #BliOnline #SigurimiMakinës #TPL #KartonJeshil #Kufitare #Kasko
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.