Blog

KËRKIMET 2020: ÇFARË DUHET TË PRESIM

Koha e leximit: 5 minuta

Cilat janë historitë e mëdha të shkencës këtë vit? Ne kemi një listë për ju: ato do të jenë ngazëllyese, mbresëlënëse, madje edhe të frikshme.

A keni marrë vendime të mëdha për vitin 2020? Në fund të fundit, është fillimi i një dekade të re. Në çdo rast, shkenca është duke pritur për disa ngjarje ngazëllyese në vitin 2020.

2020 në kërkime: hapësira

Një Mars i mirëvizituar

NASA do të lançojë ‘Roverin Mars 2020’ për të sjellë mbrapsht në Tokë kampione shkëmbinjsh dhe për të dërguar atje një helikopter dron. Roveri do të kërkojë gjithashtu për evidenca të mëparshme në Mars. Kina, Evropa dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu janë duke dërguar rovera në planetin e kuq. Kjo do të jetë vizita e parë në Mars për Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Është mirë të dini se…

Do t’ju duhet të prisni edhe pak kohë për udhëtimin e njerëzve në Mars. Kompania ‘SpaceX’ kërkon që të dërgojë njerëz në Mars deri në vitin 2024, por a do t’ia dalë vallë?

Gjithçka përveç Marsit

Kina planifikon që të lançojë sondën ‘Chang’e 5’ në hënë këtë vit. Veçantia: Ky do të jetë misioni i parë i kthimit të kampionëve mbrapsht në Tokë për Kinën, që do të thotë se, këto kampionë jo vetëm që duhet të mblidhen dhe të analizohen, por që gjithashtu duhet edhe të kthehen mbrapsht në Tokë. Kjo do t’a bënte Kinën vetëm vendin e tretë ‘me misione kthimi mbrapsht të kampionëve në Tokë’ pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik.

Të mbledhë kampione në Hënë? Japonia vetëm do të qeshte me diçka të tillë. Ky vend shpoi për herë të parë një asteroid të quajtur ‘Ryugu’ me sondën e tij ‘Hayabusa2’ duke deklaruar se, kjo sondë do ti kthejë mbrapsht në Tokë këto kampione deri në fund të vitit 2020. NASA gjithashtu ka zgjedhur një asteroid të quajtur ‘Bennu’ që do ta shpojë po këtë vit.

NASA gjithashtu planifikon të lançojë ‘Sistemin e Lançimit në Hapësirë’ në vitin 2020. Kjo anije kozmike masive ka për qëllim që të mundësojë eksplorimin e “thellë të hapësirës”, që do të thotë, hapësirën që është larg nga Toka.

Rrjeti ‘Teleskopi me Ngjarje nga Horizonti’ shpreson që të sjellë diçka këtë vit rreth vrimës së zezë supermasive në qendër të galaksisë tonë, mundësisht madje edhe me imazhe.

Është mirë të dini se…

Vitin e shkuar, ‘Teleskopi Ngjarje nga Horizonti’ ia doli që të bënte fotografinë e parë të vrimës së zezë në historinë e njerëzimit. Kjo ngjarje historike formësoi shkencën e vitit 2019.

Ndërkohë, misioni Gaia e Agjencisë Evropiane të Hapësirës, do të përditësojë hartën e saj në 3D të Rrugës së Qumështit. Një total prej 7 miliardë ‘objektesh astronomike’, të tilla si yje, planete dhe asteroidë, do të shfaqen në këtë hartë.

Astrofizikë: Sekretet më të errta në univers

Dy zbulues të rinj do të kërkojnë gjithashtu për ide lidhur me materien e errët këtë vit. Ajo është e padukshme, mban galaksitë së bashku nëpërmjet gravitetit dhe, siç na sugjeron edhe emri, është ende disi misterioze për ne. Nëse këto dy zbulues do të jenë ‘online’ në Itali dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës siç është planifikuar, ne shpresojmë që të dimë më shumë në pak vitet e ardhshme.

2020 në kërkime: planeti

Klima

Në gusht Organizata e Kombeve të Bashkuara për klimën UNEP do të publikojë një raport të thelluar mbi mundësitë e geo-inxhinierisë. Përveç ideve ekzotike të tilla si errësimi i botës, për shembull, me pasqyra të mëdha në hapësirë, ai ka të bëjë gjithashtu me rritjen e rëndësisë së “Kapjes dhe Ruajtjes së Karbonit”. Raporti përshkruan metodat e kapjes së CO2 nga atmosfera ose gjatë prodhimit dhe ruajtjes së tij mbi dhe në tokë.

Politikisht, ka shumë çaste të mëdha përpara: Në nëntor do të zhvillohet Konferenca mbi Klimën COP26, në të cilën vendet e Marrëveshjes së Parisit mbi Klimën do të rishikojnë targetet e tyre mbi emisionet e gazit serë.

Biodiversiteti: i nënvlerësuar dhe i rrezikuar

Prej shumë kohësh tani ekspertët kanë bërë thirrje për më shumë vëmendje ndaj çështjes së biodiversitetit në axhendën globale. Kombet e Bashkuara dhe grupet e tjera shpresojnë që Targetet ‘Aichi’ të Biodiversitetit do të rinovohen këtë vit: një listë me qëllime konservimi të biodiversitetit për të cilat është rënë dakord dhjetë vite më parë. Deri tani, shumë pak prej tyre janë përmbushur.

2020 në kërkime: njerëzit

Një vit entuziazmues për mjekësinë

Kërkuesit japonez të qelizave janë duke hyrë në një terren kompleks nga pikëpamja etike: ata po kërkojnë që të rrisin qelizat e indeve në embrionet e miut, të cilat më pas do të transplantohen tek kafshët e tjera. Qëllimi: për të krijuar kafshë organet e të cilëve mund të transplantohen tek njerëzit. “Organoid-et”, si për të thënë. Aksidentalisht, kjo fushë quhet “xeno-transplantim”, ndërsa transplantet “normale” bien në termin “allo-transplantim”.

Është mirë të dini se…

Disa kërkues kanë frikë se qelizat e njeriut do të prekin nivelin e vetëdijes së kafshëve dhe, rrjedhimisht, janë të shqetësuar rreth këtyre eksperimenteve.

Nëse keni kaluar ndonjëherë ethe tropikale ose malaria, kjo është për ju: këtë vit, kërkuesit janë duke testuar nëse ata mund të imunizojnë mushkonjat për të parandaluar transmetimin tek njerëzit. Teste më të vogla janë kryer në Indonezi, Brazil dhe Vietnam dhe rezultatet e tyre deri tani kanë qenë shumë premtuese.

Vaksinimi nga malaria është duke u testuar gjithashtu në Guinean ekuatoriale këtë vit. Po këtë vit Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon që të zhdukë sëmundjen e gjumit e transmetuar nga mizat e zeza, të cilat vrasin deri në 500,000 njerëz në vit në Afrikë.

Në vitin 2020, ne do të dëgjojmë gjithashtu më shumë rreth testeve me “bio-bërsit”. Bio-bërsit janë disa proteina ose copëza të ADN-së që mund të njihen nga lëngjet e trupit. Këruesit janë duke u përmirësuar gjithnjë edhe më shumë mbi se si të njohin ato që tregojnë sëmundjet. Testet fillestare kanë treguar sukses në shtatë lloje kanceri.

Është mirë të dini se…

Në vitin 2020, mund të bëhen të ditura edhe rezultatet e reja të studimeve mbi “rrezikun për njerëzit”.

Gjenetikë: Të gjitha brohoritjet për CRISPR-in

2020 mund të jetë vitit në të cilin kërkuesit do t’ia dalin me sukses në prodhimin e qelizave artificiale. Ky do të jetë organizimi më kompleks deri më sot ku e gjithë ADN-ja do të zëvendësohet nga variante artificiale. Kërkuesit shpresojnë që, ky projekt ambicioz do të ofrojë dije të vlefshme që mund të përdoren, për shembnull, në prodhimin e biokarburanteve ose të ilaçeve.

Sigurisht që, CRISPR-Cas9 nuk duhet të mungojë. Gërshërët e gjeneve thuajse kanë arritur statusin e vip-it kur flasim për lajmet e mrekullive nga mjekësia ose gjenetika. Kjo teknologji lejon sëmundjet që të kurohen duke marrë në mënyrë të qëllimshme informacion gjenetik nga trupi i të sëmurit. Rezultatet e disa studimeve të mëdha priten në vitin 2020, veçanërisht ato për përdorimin e CRISPR kundër tumoreve.

Është mirë të dini se…

CRISPR është plot me potencial dhe relativisht ende i paeksploruar, por pasuesi i tij është tashmë në rradhë: “Editimi parësor’ është ndoshta edhe më i saktë sesa CRISPR.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë