Këndon? Dhe jo vetëm në dush, por bashkë me njërëz të tjerë? Urime, ju do të keni një jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të lumtur?
Ndonëse fraza “muzika ju mban të rinj” është konsideruar si një e vërtetë e rëndomtë e këndshme deri pak kohë më parë, tani shkencëtarët e kanë vërtetuar se është e vërtetë. Kur bëjmë muzikë, çlirohet shumë dopaminë. Kjo është një substancë mesazhere në tru, gjithashtu e njohur si “hormoni i lumturisë”, me anë të së cilës truri e mban veten të ri.
Këndoni kundër stresit
Mënyra më e lehtë për të bërë muzikë është të këndosh. Njerëzit këndojnë në të gjitha fushat e jetës. Kur lindni një fëmijë, gjatë punës apo për t’ju gëzuar një jete tç re. Këndimi ndihmon për të larguar frikën në një bodrum të errët, për t’ju motivuar në një stadium futbolli apo për t’ju ngushëlluar pas humbjes së një njeriu të dashur. Këndimi ka efekte shëruese për trupin, shpritin dhe mendjen. Në nivel fizik, ndodhin shumë gjëra ndërkohë që jeni duke kënduar. Frymëmarrja bëhet më e thellë dhe më e ngadaltë, e cila ju qetëson menjëherë. Gjithashtu ndryshon edhe variueshmëria e rrahjeve të zemrës (aftësia e organizimit për t’u adoptuar me shpeshtësinë e ritmit të zemrës sipas situatës ku ndodheni).
Këndoni kundër vetmisë
Studimet tregojnë se, kur këndojmë në grup në fillim rregullohet frymëmarrja dhe pastaj rrahjet e zemrës. Për më tepër, çlirohet një hormon tjetër i rëndësishëm, oksitocina. Ky hormon çlirohet në çaste të tjera të rëndësishme, si gjatë lindjes ose përkëdheljeve, që është edhe arsyeja përse quhet “hormoni i përkëdheljes”. Ai ju fal siguri dhe forcon kohezionin e grupit, rregullon presionin e gjakut dhe nivelet e kortizolit, të cilat lehtësojnë proceset e përpunimit të stresit. Ka gjithmonë diçka të ndryshme kur këndoni vetëm apo në grup. Këndimi me njerëz të tjerë do të thotë gjithashtu që nuk jeni vetëm dhe do të argëtoheni më shumë duke qenë me njerëz të tjerë.
Fokusi është tek gëzimi dhe krijmtaria, dhe jo tek performanca dhe përsosmëria. Në jetën e përditshme ne mendojmë gjithmonë se, duhet t’i bëhjmë gjërat siç duhet dhe në mënyrë të përsosur. Këndimi shërues ka të bëjë me lirinë dhe krijmtarinë. Nëse përfshihemi, ai ka efekte pozitive edhe në fushat e tjera të jetës. Moto këtu është: Nuk ka nota të gabuara, vetëm variacione.”
Këndimi për më të vegjlit
Ju mund të filloni të këndoni kurdoherë që të dëshironi. Ju madje mund t’i këndoni ninulla foshnjes suaj. Kur lind një fëmijë, këndimi ka efekt mbi ata. Dhe ,kushdo që mendon se, nuk këndon mjaftueshëm bukur për fëmijët e tyre, neurologët na thonë se, “Fëmijët nuk kanë asnjë mënyrë se si t’ju krahasojnë me të tjerët, kështu që mos keni frikë se do të turpëroheni para tyre dhe mendoni që po mbështesni zhvillimin social, emocional dhe konjitiv të fëmijës suaj. Thjesht këndoni me të gjithë zemrën tuaj dhe foshnja juaj dhe shëndeti juaj do t’ju falenderojnë për këtë dhuratë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.