Përqasjet e reja për zbutjen e sistemit imunitar në luftën kundër kancerit janë duke na sjell më afër një të ardhmeje kur kanceri do të jetë një sëmundje e kurueshme. Vaksinat e personalizuara, terapia e qelizave, editimi gjenentik dhe trajtimi i mikro-organizmave në një mjedis të veçantë janë katër teknologjitë që do të ndryshojnë mënyrën se si trajtohet kanceri sot.
Kurimi i kancerit sigurisht që është një nga sfidat më të mëdha të shekullit të 21-të. Dijet tona mbi kancerin janë përmirësuar jashtëzakonisht shumë në dy dekadat e fundit. Kjo ka treguar një variueshmëri të madhe që mund të gjendet ndërmjet jo vetëm llojeve të ndryshme të kancerit, por gjithashtu edhe ndërmjet pacientëve me të njëjtin lloj kanceri. Tashmë është gjithënjë edhe më shumë e dukshme se nuk do të ketë vetëm ‘një kurë të vetme’. Por, çdo pacient do të trajtohet në përputhje me nevojat e tyre specifike. Megjithatë, që një mjekësi e personalizuar të bëhet realitet, ka ende nevojë për një gamë të mjaftueshme terapish për të mbuluar të gjithë spektrin e kancerit.
Vitet e fundit, ka pasur një valë të madhe teknologjish të reja që synojnë për të ndihmuar sistemin imunitar në identifikimin dhe sulmin ndaj tumoreve, një fushë e njohur si imuneo-onkologji. Këto teknologji mund të bëjnë një dallim të madh në mënyrën se si trajtohet kanceri, duke na sjellë edhe më afër mundësive tona për t’a kuruar këtë sëmundje.
PERSONALIZIMI I VAKSINAVE TË KANCERIT
Kanceri shkaktohet nga mutacioni gjenentik që i transformon qelizat e shëndetshme në qeliza tumoriale. Këto mutacione janë shpesh në qendër të terapive të reja të kancerit; megjithatë, ato mund të jenë shumë të ndryshme për çdo tumor individual.
“Mutacionet janë të rastësishme. Nëse shikoni tumorin e një pacienti dhe t’a krahasoni me atë të një pacienti tjetër, nuk ka të ngjarë që ato të përputhen,” thotë Sean Marett, nga CBO dhe CCO, një kompani gjermane mbi imoneo-onkologjinë të quajtur ‘BioNTech’. ‘BioNTech’ është duke zhvilluar vaksina terapeutike që krijohen nga çdo tumor individual. “Çdo pacient merr një produkt të krijuar tërësisht për ta,” thotë Marett.
Duke krahasuar sekuencat e ADN-së së tumorit dhe të qelizave të shëndetshme, kompania mund të identifikojë mutacionet e shumëfishta të kancerit dhe të përzgjedhë ato qeliza që ka më shumë të ngjarë që të provokojnë një reagim më të fortë nga sistemi imunitar. Vaksinat jipen në formën e një mesazheri RNA, një molekulë që i jep qelizave udhëzimet për të krijuar një proteinë të caktuar, në këtë rast, një antigjen kanceri që e pajis sistemin imunitar kundër tumorit.
Ndryshe nga editimi gjenetik, vaksinat nuk editojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë ADN-në njerëzore, por ato thjesht sigurojnë mesazhin. Një avantazh tjetër është që prodhimi i mesazherit RNA është më i lirë sesa teknologjitë e reja të kancerit të tilla si terapia e qelizave.
Rezultatet nga testimet e hershme klinike kanë rezultuar premtuese për vaksinat e personalizuara të ‘BioNTech’, të cilat po zhvillohen në bashkëpunim me ‘Genentech’. Marett pret kjo teknologji do të jetë gati për të hyrë në treg në fillim të viteve 2020.
Megjithatë, kompania duhet ende të ndërtojë një sistem që mund të prodhojë bindshëm një produkt të ndryshëm çdo herë. Këto vaksina të personalizuara mund të jenë veçanërisht të dobishme për disa lloje kanceri që shpesh mbajnë me vete një numër të lartë mutacionesh, të tilla si kanceri në mushkri dhe në zorrë. Për kancere me ngarkesa më të ulta në mutacione, si kanceri në vezore ose ai i prostatës, teknologji të tjera, të tilla si terapia CAR-T, mund të jenë më të përshtatshme për këta pacientë.
SI TA BËJMË QË TI UDHËHEQIM QELIZAT IMUNE QË TË SULMOJNË
Në vitin 2018, ne pamë për herë të parë terapinë e qelizave për kancerin. Teknologjia, e quajtur terapia e qelizave CAR-T, konsiston në marrjen e qelizave imune T nga pacienti dhe projektimi i tyre gjenetik për të targetuar një antigjen specifik të kancerit.
“CAR-T është duke ndryshuar paradigmën e trajtimit të kancerit duke krijuar trajtime të targetuara që janë specifike ndaj qelizave të kancerit,” thotë Christian Homsy, Drejtor Ekzekutiv i Bordit të ‘Celyad’, një zhvillues belg i CAR-T. “Qëllimi jonë është që të zhvillojmë një trajtim të saktë dhe të targetuar që të mund të eleminojë sëmundjen, ndërkohë që indet e shëndetshme janë duke u shpërndarë, dhe duke bërë këtë, të përmirësojë jetën e pacientit.”
Në të vërtetë, testimet klinike të CAR-T kanë treguar rezultate mbreslënëse tek pacientët që rikthehen dhe që i kanë ezauruar të gjitha opsionet e tjera të trajtimit.
Teknologjia është deri tani e disponueshme për trajtimin e disa formave të rralla të kancerit të gjakut. Disa lojtarë janë duke zhvilluar një gjeneratë të re trajtimi CAR-T që mund të targetojë një gamë më të gjërë kanceresh.
Midis këtyre lojtarëve është ‘Celyad’. Kompania projekton qeliza T për të mbajtur një molekulë, të huazuar nga një lloj tjetër qelizash imune të quajtuar qelizat natyrale vrasëse, me kapacitetin për të targetuar 80% të qelizave kancerogjene.
“Përqasja CAR-T e ‘Celyad’ shfrytëzon dallimet molukelare ndërmjet qelizave kancerogjene dhe atyre të shëndetshme, veçanërisht të atyre që shkaktojnë sëmundjen. Këto përqasje të targetuara me shumë shpresë do të çojnë në trajtime më të tolerueshme, me efikasitet më të lartë dhe për të kuruar rastet e kancereve, veçanërisht për pacientët me opsione të kufizuara trajtimi,” thotë Homsy.
Një çështje tjetër me teknologjinë është çmimi i tij gjashtëshifror. Pjesë e këtij arsyetimi është që terapia duhet të prodhohet individualisht duke përdorur qelizat e çdo pacienti. Disa kompani janë duke zhvilluar versionet që mund të merren nga një donator me një proces më të thjeshtëzuar prodhimi. ‘Celyad’ dhe kompania franceze ‘Cellectis’, ndër të parat që do të kryejnë testet klinike të këtyre qelizave, bëjnë pjesë në këtë grup.
Këto gjenerata të reja dhe të përmirësuara të terapisë së qelizave CAR-T janë premtuese. Megjithatë, ato janë ende në fazat e hershme të testimeve klinike dhe do të duhen edhe disa vite deri sa ato të arrijnë tregun.
BËRJA E TEKNOLOGJISË SË TRAJTIMIT TË KANCERIT MË TË SAKTË
‘CRISPR/Cas9’ kanë ndryshuar fushën e editimit të gjeneve duke e bërë atë shumë më të thjeshtë dhe më të shpejtë për të modifikuar sekuencën e ADN-së me një saktësi më të lartë. Një nga aplikimet e para mjekësore të kësaj teknologjie mund të jetë lidhur me kancerin.
Në Kinë, shkencëtarët janë duke përdorur editimin e gjeneve ‘CRISPR’ për të hequr një gen nga qelizat imune T të cilat shkodojnë një proteinë të quajtur ‘PD-‘1 që qelizat e tumorit mund t’a përdorin për të shmangur sulmin imun. Një testim tjetër me një përqasje të ngjashme është aktualisht duke u kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër, teknologjia ‘CRISPR’ mund të përdoret gjithashtu për të përmirësuar terapitë e kancerit të tilla si CAR-T.
Kjo teknologji është ende në fazat e hershme, dhe ka shqetësime lidhur me efektet e përgjithshme të përdorimit të ‘CRISPR’ tek njerëzit nuk janë ende tërësisht të kuptueshme. Por, nëse këto shqetësime do të adresohen me sukses, potenciali për kancerin është i madh.
NË NJË EKIP ME MIKROBET
Në dekadën e fundit, kërkuesit kanë zbuluar që mikrobioma – koleksioni i mikro-organizmave që jetojnë në trupin tonë – luan një rol të rëndësishëm në shumë aspekte të shëndetit tonë, duke përfshirë edhe kancerin.
“Elementë të mikrobiomës luajnë një rol në frenimin e sistemit imunitar tek kanceri,” thotë Christophe Bonny nga ‘Enterome’, një kompani franceze që zhvillon medikamente bazuar në shkencën e mikrobiomës.
“Terapitë tona novatore bazohen në dijet tona të ndërveprimt ndërmjet sistemit imunitar dhe mikrobiomës,” shpejgon ai. “Ne e dimë që, qelizat kancerogjene janë shpesh të padukshme ndaj sistemit imunitar. Ne gjithashtu e dimë se, brenda mikrobiomës ka peptide që imitojnë antigjenet në sipërfaqe të tumoreve. Këto mund të përdoren për t’a bërë tumorin të dukshëm ndaj sistemit tonë imunitar.”
‘Enterome’ ka krijuar një vaksinë kanceri që bazohet në këto molekula që imitojnë tumoret, që të gjenerojnë një përgjigje të fortë të sistemit imunitar kundër tumorit. Qëllimi është riaktivizimi i sistemit imunitar dhe bërjes së tumoreve të dukshme ndaj formave të tjera të terapive të kancerit.
DREJT NJË TË ARDHMEJE MË TË NDRITUR
Avancimet në fronte të shumta janë duke e berë kancerin gjithnjë edhe më shumë një sëmundje të menaxhueshme.
Me më shumë opsione të disponueshme, pacientët do të jenë në gjendje që të marrin terapi specifike ndaj nevojave të tyre. “Sot çdo ditë ai po bëhet gjithnjë edhe më shumë i personalizuar,” thotë Marett. “Me trajtimet e kancerit, informacioni i gjeneve mbi tumorin është duke u bërë gjithnjë edhe më shumë i disponueshëm teksa kosto e sekuencave vazhdon të bjerë. Ne mund të presim një të ardhme ku do të kemi më shumë trajtime të sakta bazuar në sistemin gjenetik të pacientit.”
Ai beson se, kjo do të ndryshojë thellësisht mënyrën se si operojnë kompanitë në onkologji; “Një farmaci nuk do të shesë më vetëm tableta nga rafti. Ne do të mund të shpërndajmë një trajtim specifik vetëm për pacientin.” Me këto trajtime që do të ofrohen më shumë si shërbime, sesa si produkte, Marett pret që marrëdhënia ndërmjet prodhuesve të ilaçeve dhe pacientëve do të ndryshojë, duke u bërë edhe më e ngushtë.
Shumica e këtyre teknologjive kundër kancerit duhet ende të provojnë vlerën e tyre nëpërmjet testimeve klinike. Edhe në rastin e skenarëve më të mirë, do të duhen ende disa vite deri sa ato të jenë tërësisht të disponueshme për të gjithë. Megjithatë, ne jemi në rrugën e duhur për të shkuar në një të ardhme ku trajtimi i kancerit do të jetë i personalizuar dhe ku shanset e mundjes së kësaj sëmundje janë edhe më të larta.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.