Blog

JU PËLQEN QË TA NGISNI VET MAKINËN TUAJ?

Deri në vitin 2040, rrugët publike, më në fund, do të jetë të sigurta dhe drejtimi manual i automjetit sipas stilit të lirë do të jetë kthyer në një sport ekstrem. Sigurisht, ne jemi të vetëdijshëm se një pjesë e madhe e publikut të sotshëm i pëlqen ideja që të kenë një makinë personale. Makina ende shërben si një simbol i stausit të tyre, si edhe për lëvizjen e tyre të pavarur. Për shumë, është diçka për të cilën ata duhet ende ta ëndërrojnë.

Dhe, në disa zona të botës, miliona njerëz ende po kursejnë për të blerë makinën e tyre të parë. Dëshira për të zotëruar një makinë nuk do të zhduket sepse makinat po bëhen elektrike dhe pastaj ato do të jenë autonome. Por këto dëshira do të modifikohen me përmirësimin e opsioneve të transportit urban. E para, nëpërmjet ndarjes së makinës/rrugës me të tjerë dhe më pas, nga mbërritja e flotës së taksive autonome.

Dhe disa njerëz thjesht dashurojnë që ta ngasin vet makinën e tyre për kënaqësinë e kontrollit të një makine, veçanërisht automjetet e shpejta në rrugë. Kjo formë sporti do të kthehet në një kërkim të kënaqësisë e kufizuar në zonat rurale të largëta dhe rrugët e dedikuara për këtë qëllim. Por ato nuk do të kenë vend në rrugët publike ose në autostradat e vitit 2040.

Edhe sot, shoferët në vendet e zhvilluara e dinë se mundësitë e tyre për tejkalimin e limiteve të shpejtësisë, për ta ngarë makinën në mënyrë të rrezikshme ose për të parkuar ilegalisht po bëhen gjithnjë edhe më të pakta. Sistemet e menaxhimit të trafikut të tilla si kamerat e shpejtësisë, sistemet e matjes së shpejtësisë mesatare, sistemet e identifikimi të targës dhe sistemet CCTV tashmë i kanë hequr disa nga liritë tona motorrike.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë