Si shumë industri të tjera, edhe ajo e sigurimeve po shkon gjithmonë e më shumë drejt dixhitalizimit duke bërë që një pjesë e mirë e kompanive të ofrojnë thuajse çdo produkt edhe online.
Blerja online e policës së sigurimit është mënyra që po rritet muaj pas muaji dhe që ofron disa përfitime, përveç kohës së shpejtë.
Ja cilat janë përfitimet kryesore të blerjes Online të sigurimit:
1- Komfort
Mund ta bleni nga shtëpia, zyra, apo kudo që të ndodheni nëpërmjet telefonit tuaj, pa qenë nevoja të shpenzoni kohë të tepërt për të kërkuar një zyrë, apo një agjent që t’ju shërbejë.
2 – Kursim kohe
Duke porositur ose blerë online policën e sigurimit që ju nevojitet ju kurseni edhe kohë. Kjo pasi nuk duhet të dilni nga shtëpia apo puna, të përdorni automjetin apo transportin publik për të shkuar pranë kompanisë së sigurimit.
3- Informim
Interneti ofron informacion të plotë dhe të hollësishëm në lidhje me çdo policë sigurimi për të cilën interesoheni. Me anë të tij, mund të bëni krahasimin e disa policave të sigurimit online dhe mund të merrni një vendim të mirëinformuar në lidhje me policën që ju përshtatet më shumë.
4- Prime më të lira
Një nga pikat më të forta të shitjes së sigurimeve në internet kanë qenë përfitimet e kostos që ka sjellë për blerësit.
Si klient, kur blini policën e sigurimit online, ndihmoni siguruesin të kursejë kostot operative dhe komisionet e ndërmjetësve. Dhe për shkak se e gjithë procedura ndodh online dhe është pa shkresa, kostot ulen më tej.
5- Automatizim
Edhe nëse nuk jeni shumë të informuar në lidhje me mënyrën e pagesës online, platformat e policave të sigurimit mundësojnë pagesë të shpejtë të primit të sigurimit nëpërmjet mënyrave të sigurta dhe të mbrojtura të kryerjes së transaksioneve.
Për më tepër, mund të merrni në çast përllogaritjen e primit tuaj si dhe të merrni çdo informacion mbi procedurat vijuese, si raportimi i dëmit dhe verifikimi i vlefshmërisë së policës, në çdo kohë.
6- Asistencë e shpejtë
Edhe nëse keni vështirësi fillestare në përdorimin e platformës së blerjeve të sigurimit online, kompanitë e sigurimit ofrojnë asistencën online me anë të së cilës operatori mund t’ju udhëzojë hap pas hapi deri në mbyllje të procedurës.
7 – Mbrojtje ndaj mjedisit
Nga viti 2010 deri në vitin 2060, konsumi global i letrës pritet të dyfishohet. E njëjta gjë do të jetë edhe sasia e mbeturinave të letrës.
Një rritje e prodhimit të letrës rrit gjithashtu shpyllëzimin e pyjeve në mbarë botën që tashmë janë në një gjendje kritike dhe vazhdimisht përkeqësohen.
Në 40 vitet e fundit, përdorimi i letrës është rritur 400%. Kjo do të thotë se mbi 2 milion drunj priten çdo ditë për konsum global të letrës, që do të thotë se 4 miliard drunj priten çdo vit për t’i shërbyer nevojave tona për letër.
Me Sigurimin Online ne përveç se kursejmë kohë dhe para, ndikojmë pozitivisht edhe në mjedis.
BLI KËTU ONLINE SIGURACIONIN QË JU NEVOJITET