Lajme

Jo vetëm çmimi/ Cilët janë faktorët e rëndësishëm kur bëhet fjalë për blerjen e një prone?

Ëndrra e gjithësecilit është të ketë një shtëpi siç e ka menduar, me të gjitha kushtet, pavarësisht sa e madhe apo e vogël është ajo.

Por a i keni menduar ndonjëherë se cilat janë çështjet që duhet të keni parasysh përveç çmimit?

 

A duhet të blej një shtëpi apo një apartament?

Duket në tërësi si një pyetje e thjeshtë, por shoqërohet me shumë arsye të tjera që përcaktojnë përgjigjen. Një shtëpi me kopësht? Me tarracë? Një apartament në papafingo? Dhe lista është edhe më e gjatë.

Një shtëpi e veçuar për një familje ju jep mundësi më të shumta për të investuar. Për më tepër, dhomat në një shtëpi zakonisht ndahen në disa kate dhe ka ende zona përreth ndërtesës që duhet të mirëmbahen. Ndërkohë ata që nuk i pëlqejnë këto elementë, do të jenë më të lumtur në një apartament.

 

Sa hapësirë më duhet?

Sasia e hapësirës së nevojshme varet nga numri i personave që do të jetojnë në të, por edhe nga faktorë të tjerë, si për shembull nëse punoni nga shtëpia keni të nevojshme një hapësirë plus. Gjithashtu i duhet kushtuar rëndësi edhe vendeve të parkimit për mjetet në dispozicion. Një aspekt tjetër i rëndësishëm është zona e jashtme. Nëse keni fëmijë ose mbani kafshë shtëpiake, një tarracë ose një kopsht mund të jetë lehtësim i madh.

 

Ku dua të jetoj?

Largësia e vendit tuaj të punës nga banesa është një faktor kyç kur doni të blini një pronë. Nëse nuk duhet të shkoni më në zyrë çdo ditë, atëherë të qenit afër punës është më pak e rëndësishme. Pyetja themelore është çfarë ju nevojitet dhe doni çmime më të ulëta apo një rrjet i dendur transporti publik?

 

Çfarë lloj infrastrukture më nevojitet për pronën time?

Përveç vendbanimit, duhet t’i hidhni një vështrim më të afërt edhe vendndodhjes pranë një institucioni, siç është afërsia me një shkollë ose çerdhe që mund të jetë e vlefshme për familjet me fëmijë të vegjël. A do të ngeleni në trafik për orë të tëra? A ka lidhje të transportit publik që do t’ju lëvizë brenda një periudhe të arsyeshme?

 

Ata që kërkojnë të blejnë një banesë do të bënin mirë të gjenin atë që duan fillimisht. Natyrisht, çmimi i një prone luan një rol vendimtar, por është gjithashtu e rëndësishme të merren parasysh faktorë të tjerë. Mendoni se çfarë është e rëndësishme për ju dhe gjithashtu sa lartë i vlerësoni pikët individuale.