Lajme

Intervistë e Z. Andreas BRANDSTETTER, Drejtor i Përgjithshëm i “UNIQA Insurance Group” mbi zhvillimet më të fundit të Grupit.

ZGJERIMI I “UNIQA INSURANCE GROUP” NË EVROPËN QËNDRORE DHE LINDORE DHE ECURIA E SUKSESSHME E BIZNESIT TË GRUPIT PËR VITIN 2019

Intervistë e Z. Andreas BRANDSTETTER, Drejtor i Përgjithshëm i “UNIQA Insurance Group” mbi zhvillimet më të fundit të Grupit.

Përshëndetje dhe mirëseerdhët në “Ju flet Drejtori i Përgjithshëm i UNIQA!”

Temat për ditën e sotshme janë:

  • Kohë e fundit UNIQA arrit një marrëveshje me Grupin francez AXA për të blerë kompanitë e tyre të sigurimit në Poloni, Republikën Çeke dhe në Sllovaki; Çmimi i blerjes 1 miliardë euro.
  • Përveç kësaj kompania e sigurimt, UNIQA ka prezantuar sot shifrat e saj të biznesit për vitin 2019. Duhet të ketë qenë një vit i suksesshëm!

Gazetarja:          Dhe për këto tema, mirëpres Drejtorin e Përgjithshëm të UNIQA, Andreas Brandstetter në studion tonë. Mirëseerdhe!

Z.Brandstetter: Përshëndetje! Faleminderit për ftesën!

Gazetarja:           Z. Brandstetter, 1 miliardë euro për biznesin e sigurimeve në vende ku tashmë ju keni kryer biznes përmbi 20 vite. Përse? Përse të mos pushtonit tregje të reja?

Z.Brandstetter: Tregu i sigurimeve ka të bëjë shumë me besimin, me të kuptuarin, me nevojat vendore të njerëzve dhe kjo është arsyeja përse ne jemi duke operuar në Austri përmbi 200 vite, ndërsa në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Lindore këtë vit thuajse prej 30 vitesh. Dhe kjo është arsyeja përse ne investuam në mënyrë të qëllimtë në këto tregje në: Poloni, Sllovaki dhe në Republikën Çeke të cilat ne tashmë i njohim prej thuajse 30 vitesh.

Gazetarja: :         Pra cila është strategjia pas këtij vendimi?

Z.Brandstetter: Potenciali i këtyre tregjeve është i jashtëzakonshëm. Sidomos nëse kuptojmë se, për shembull, në Austri çdo njeri shpenzon në vit rreth 2,000 euro në sigurime dhe në të njëjtën kohë një qytetar i Republikës Çeke, apo Sllovakisë dhe Polonisë investojnë vetëm 400 ose maksimumi 500 euro në vit në sigurime. Këtu ne mund të shikojmë potencialin e madh ekonomik që mund të arrijmë nga kjo pjesë e Evropës.

Gazetarja: :         Dhe çfarë do të thotë kjo për pozicionin tuaj në treg?

Z.Brandstetter: Kjo do të thotë që, ne jemi duke u rritur në mënyrë të vazhdueshme në pozicionin tonë në treg dhe që ne do të jemi në pesëshen e kompanive më të mëdha në këto tregje, që në fakt, ka qenë targeti ynë kur ne prezantuam Strategjinë tonë Afatgjatë ‘UNIQA 2.0’ në vitin 2011.

Gazetarja: :        Kjo duket një rrugë mjaft e suksesshme. Por, a ka qenë më të vërtetë viti 2019 kaq i suksesshëm për ju?

Z.Brandstetter: Viti 2019, ishte një vit i mirë për UNIQA-n. Ne arritën targetet tona të rritjes, duke u rritur me më shumë se sa 1%, veçanërisht në biznesin e sigurimit të pasurisë dhe të aksidenteve dhe në biznesin e sigurimit të shëndetit. Më tej, ne përmirësuam shkallën tonë të kombinuar me 96.4% dhe gjëja më e rëndësishme është se, ne u rritëm paksa në fitimet tona përpara taksave deri në 296 milionë euro, që është e njëjtë me atë të një viti më parë në vitin 2018, si edhe si pasojë e efektit pozitiv nga pjesëmarrja jonë në Kazinonë e Austrisë me rreth 48 milionë euro që u përfshinë në fitimet tona.

Gazetarja::         Ju tashmë përmendët shumë të dhëna dhe shifra, por le të flasim për dy tregjet. Si i vlerësoni ju të dy tregjet, nga njëra anë, Austrinë, dhe nga ana tjetër, Evropën Qendrore dhe Lindore?

Z.Brandstetter: Kjo është shumë e lehtë. Austria është një treg i maturuar tashmë ku ne kemi arritur çdo vit rritje me 1% deri në 2%. Ndonjëherë nëse kemi pasur të bëjmë me një vit të jashtëzakonshëm edhe 3%. Në Evropën Lindore ne kemi një potencial të madh për të arritur nga ekonomia dhe veçanërisht nga tregu i sigurimeve. Kjo do të thotë se, në planet tona supozohet që rritja në Evropën Qendrore dhe Lindore në pesë deri në dhjetë vitetet e ardhshme qartësisht do t’ia kalojë, përsa është e interesuar UNIQA, rritjes tonë në Austri. Dhe ky është arsyetimi që qëndron pas një investimi të tillë.

Gazetarja: :        Duke folur për të ardhmen, çfarë do të sjellin muajt e ardhshëm veçanërisht për punonjësit e AXA-s?

Z.Brandstetter: Ne kemi përpara nesh një fazë transformuese sepse kjo që pamë tani në shkurt ishte thjesht nënshkrimi i kontratës. Do të duhen deri në 9 muaj deri në mbylljen e kontratës tonë dhe është shumë e rëndësishme që t’i themi më shumë sesa 2,000 kolegëve tanë të rinj të Grupit AXA që do t’i bashkohen UNIQA-s në vjeshtë të vitit 2020, që ne kemi nevojë për ta. Ne duam që t’i mbajmë ata dhe që ne kemi shumë nevojë për talente sepse rritja jonë në Evropën Lindore deri tani nuk ka përfunduar ende.

Gazetarja: :        Ju dëshironi që t’i mbani ata? Kështu, pyetja më e rëndësishme është se çfarë do të ndryshojë për punonjësit, nga njëra anë, dhe çfarë do të ndryshojë për klientët, nga ana tjetër?

Z.Brandstetter: Klientët kanë nevojë për siguri, për mbrojtje, për qëndrueshmëri dhe ata duhet të kuptojnë që një kompani e re që po merr tani nën drejtim Grupin AXA ofron tpo ë njëjtin nivel besimi si ajo që ata kanë pasur deri tani nga francezët. Kështu, kjo ka nevojë për një komunikim të qartë për të dy, për klientët dhe për punonjësit. Siç e përmendëm sërish në duam që t’i mbajmë në Grup sepse kjo do të jetë historia e rritjes së UNIQA-s në vitet e ardhshme.

Gazetarja:          Këto tingëllojnë si disa muaj shumë ngazëllyes përpara jush.

Andreas Brandstetter, faleminderit për intervistën.

Faleminderit që na ndoqët dhe shihemi herës tjetër!