Përse një dhomë hoteli kur mund të keni një hotel kapsulë?
Ju keni lexuar ose do të lexoni artikullin tonë për Shtëpizat e Vockla dhe ju menduat se ajo ishte: Shumë e madhe? Për disa, minimalizmi juaj mund të jetë i tepërt, madje edhe i çuditshëm. Por jo për ne, ne të pranojmë akështu siç je. Dhe madje, ne kemi përgatitur një situatë jetese edhe më të vogël për ju. E gjitha skena është për hotelin kapsulë!
Një hotel kapsulë në japonisht “kapuseru hoteru” është pak a shumë si ajo që tingëllon: një hotel në formën e një kapsule. Një hapësisë mesatarisht 2 m2 dhe 1.20 metra lartësi.
Hotelet kapsulë: Pak hapësirë për pak para
Hoteli i parë kapsulë u hap në Osaka në vitin 1979. Qytetet japoneze në veçanti janë të njohura për koston e tyre të lartë të jetesës dhe mungesën akute të hapësirës. Hotelet kapsulë ofrojnë një qëndrim ‘spartak’ për një natë, për pak para.
‘Spartake’ do të thotë që duhet të prisni edhe për një dyshek përveç katër mureve të kapsulës. Nëse do t’ju duhet ta merrni peshqirin me vete apo jo, kjo varet nga hoteli në hotel.
Oh, nuk duhet të jeni edhe aq të brishtë rreth privatësisë. Kapsula juaj është vetëm juaja (dy metra katrorë ekskluzivë!). Por dera e kapsulës tuaj nuk mund të mbyllet. Ju nuk mund të keni një derë, vetëm një perde që ju ndan ju nga kapsula tjetër në korridor. Gjërat me vlerë mund të mbrohen. Shumica e hoteleve kapsulë kanë vënde të kyçshme ose mdaje edhe kasaforta. Të ftuarit e tjerë janë në kapsula të ngjashme sipër jush, poshtë jush ose në krahun tuaj. Shpresojmë që të mos ju bjerë një fqinj që gërhet.
Është mirë ët dini se…
Disa hotele kapsulë janë vetëm për burrat. Ndërkohë, megjithatë, ju do të gjeni gjithashtu shumë hotele që i ndajnë hapësirat për burrat dhe për gratë.
Kush i përdor hotelet kapsulë?
E para, punonjësit e zyrave që jetojnë larg qytetit. Krizat financiare gjithashtu i dhanë hoteleve kapsulë një ‘boom’ të papritur: disa punonjës që kanë mbetur të pastrehë kanë marrë me qira kapsulat për muaj dhe jetuan aty. Gjatë pikut të krizës, ato përbënin 1/3 e të ftuarve të kapsulave. Në anën tjetër, kapsulat janë bërë edhe shumë të famshme për turistët.
Kapsulat në zonën tuaj
Nëse ju pëlqen minimalizmi i kapsulave, nuk keni pse shkoni deri në Japoni. Sepse hotelet kapsulë kanë pushtuar edhe Evropën gjithashtu. Hoteli i parë kapsulë u ndërtua në Londër në vitin 2018 duke i reklamuar dhomat e saj të kapsulave për vetëm 35 euro në natë.
Është mirë të dini se…
Hotelet e lira u përhapën nga Osaka në qytete të tjera të Japonisë përpara se ato të largoheshin nga ishulli. Sot ka hotele kapsulë në të gjithë botën, për shembull, në Belgjikë, Kinë, Islandë dhe Indonezi.
Në të njëjtin vit Hoteli Kapsulë në Lucerne u hap në Lucerne me 19 dhoma kapsulë. Qëndimi në natë kushton 35 euro. Ka gjithashtu edhe disa ofrues të tjerë të hoteleve kapsulë në Gjermani dhe Austri. Target grupi: të rinjtë dhe njerëzit urban.
Dy metra katror luks
Jo të gjitha hotelet kapsulë kanë të bëjnë me çmimin e ulët. “Kabina e parë” në Japoni, për shembull, ofron suita me krevatë çift dhe TV LCD. Kjo nuk ka të bëjë edhe aq shumë me minimalizimin, por hej, kapsula është kapsulë?
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.