Klubi i Artit dhe Kultures

Historia e baletit

Jennifer Tortorello dhe Adrienne Westwood TED-ED, 2016

A mund të imagjinoni një festë ku çdo lëvizje, që nga xhesti më i vogël deri tek ecja përgjatë dhomës, dhe çdo detaj pamor, që nga mobiliet deri tek gjatësia e fustanit, qeveriseshin nga një sistem kompleks rregullash dhe procedurash? Për shekuj, ritualë të tillë ishin diçka krjetësisht e zakonshme për fisnikërinë evropiane. Ndonëse, ato kanë dalë jashtë mode, ne jemi në gjendje të gjejmë komponentë të saj tek baleti.

 

Balet, nga italishtja ‘balletto,’ ose një ‘vallëzim i vogël’, e ka origjinën e saj në rilindjen italiane, si një kombinim i vallëzimit social me një paraqitje koreografike të mbledhjve të aristokratëve. Në shumë aspekte, kjo ka qenë një mënyrë për ktë kontolluar njerëzit në oborret mbretërore, të cilët duhet të kishin forma të pranueshme sjelljeje, të tilla si mënyra e ecjes, e përkuljes, ose se si kapej dora e dikujt. Ajo përfshinte gjithashtu, edhe rregulla të cilat qeverisnin çdo gjë, që nga stolitë, deri tek se ku duhet të ecte ose të ulej dikush në raport me Mbretin. Me kalimin e  kohës, studimi i baletit u kthye në një element qëndror të jetës së oborrit, dhe kapja ose jo e suksesshme e kësaj etikete mund ta bënte të suksesshëm ose jo praninë e dikujt si shoqërues.

 

Shumë nga këto xheste të oborrit, mund të shkikohen ende në teknikat e baletit modern. Baleti u soll në Francë në shekullin e XVI-të nga Catherine de’Medici, gruaja italiane e Mbretit Henri i II-të. Me bërjen gjithnjë edhe më luksoze të festimeve, po këshu u bë edhe baleti, ku mjeshtrat e baletit jipnin mësime mbi hapat e detajuar për fisnikët e rinj, si edhe elementë të historisë, duke ofruar një tematikë bashkuese. Fokusi kaloi nga pjesëmrrja tek interpretimi, dhe kjo formë kërkonte veshje me një paraqitje më teatrale, si edhe struktura të dizenjuara në mënyrë profesionale dhe një platformë disi të ngritur ose një skenë me perde dhe me krahë.

 

Por ishte në shekullin e XVII-të të Luigjit të XIV-të që baleti u rafinua si arti që ne e njohim atë sot. Vet Luigji ishte trajnuar në balet qëkur ishte fëmijë. Roli i tij i hershëm si perëndia diell, Apollo, në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare çimentoi rolin qëndror që baleti do të luante gjatë mbretërimit të tij. Kjo i dha atij gjithashtu, titullin Mbreti Diell, me kostumin e tij madhështor të artë dhe koreografinë që promovuan idenë se mbreti ishte një sundues hyjnor. Luigji do të interpretonte 80 role në 40 balete kryesore, ose si drejtues madhështor, ndonjëherë duke luajtur në pjesë më të vogla ose komike përpara shfaqjes në rolin e një udhëheqësi në fund. Ai trajnohej përditë në balet, si edhe në shpata dhe në kalërim, dhe nëpërmjet shembullit të tij, kërcimi u kthye në një aftësi thelbëspre për të gjithë zotërinjtë e asaj epoke.

 

Por kontributi kryesor i Lugjit të XIV-të ndaj baletit nuk ishte vetëm si interpretues. Themelimi nga ana e tij e Akademisë Mbretërore të Baletit në vitin 1661, e kaloi kontrollin e baletit nga esnafët vendor tek oborri mberëtror. Si drejtor, ai emëroi mjeshtrin e tij personal të baletit dhe partnerin e tij të shpeshtë të interpretimeve, Pierre Beauchamp, i cili kodifikoi pesë pozicionet e trupit që përdoren sot në balet. Nëpërmjet bashkëpunimit të tij me Jean-Baptiste Lully, drejtorine Akademisë Mbretëroree të Muzikës, dhe dramaturgun e famshëm Moliere, Beauchamp ndihmoi në ngritjen e baletit si një spektalël të madh.

 

Dhe në vitin 1669, u themelua një akademi e ndarë baleti. Opera dhe Baleti i Parisit ka mbijetuar sot si një nga kompanitë më të vjetra të baletit në botë. Baleti u zhvendos nga oborri mbretëror tek një teatër dhe i mbijetoi revolucioneve dhe reformave demokratike të cilat pasuan shekullin tjetër. Me ardhjen e lëvizjes romantike, fantazia dhe temat folklorike u kthyen në një motiv të zakonshëm.

 

Dhe mëgjithëse, ndikimi i baletit në Francë do të binte, vende të tjera, si Rusia, do të luanin një rol kryesor në zhvillimin e mëtejshëm të tij. Fatmirësisht, sot shumica prej nesh nuk na duhet që të mësojmë hapa kaq të ndërlikuar vetëm për t’u socializuar në dasma. Në vend të tyre, ne mund të shkojmë në teatër për të parë profesionistët të cilët kalojnë gjithë jetën e tyre për t’u trajnuar me rigorizitet, për të interpretuar bëma dhe akte heroike, të cilat në ditët e Luigjit të XIV-të do të kishin qenë të paimagjinueshme.

https://www.youtube.com/watch?v=OEekFTj5PvU

Arkivat