‘GRABITQARËT E NATËS’ (1942) TË EDWARD HOPPER
Të shikojmë përtej dritares
Për shumë prej nesh Edward Hopper, është një artist i veçantë. Gjithnjë kam menduar për të në një mënyrë aromatike, sepse pikturat e tij evokojnë tek unë atë ndjesi dhe ato kujtime si ajo që marr nga nuhatja…sikur ato të ishin duke depërtuar drejtëpërdrejtë në sistemin tim limbik për të zhvarrosur çaste të groposura thellë, larg, diku atje.
Një realist kokëfortë, përgjatë shumë ndryshimeve të artit modern abstrakt të fillim dhe mes shekullit të XX-të, kanacavat e Hopper-it janë të pastra, të ëmbëla dhe thuajse të vërteta. Jo të vërteta si tek bashkëkohësi i tij Andrew Wyeth, për shembull, i cili anonte nga detajet dhe fotorealizmi. Hopper u përmbajt tek paraqitjet disi të përgjithësuara dhe të shkëputura nga një vend, një histori apo një person. Në këtë mënyrë, ai na fton që të futemi në pikturat e tij bashkë me jetët tona. Por në çastin që futemi brenda tyre, është e pamundur të mos mbërthehemi aty dhe të shikojmë atë jetë bashkë me tematikat e saj. Thuajse të gjitha këto tematika janë të pranishme tek piktura e tij ‘Grabitqarët e natës’ që është ndoshta edhe vepra më e famshme e artistit.
Tematikat e vetmisë, asgjesimit, vojerizmit dhe soditjen në qetësi, dhe më shumë. Piktura paraqet katër persona në një restorant darkimi natën, në qytetin e Nju Jorkut. Mendohet që ajo të ndodhet diku në qytezën e Greenwich ku jetonte edhe vet Hopper, por nga dekada të tërë në kërkim të këtij vendi rezultuan që ky vend nuk ka ekzistuar kurrë. Këtu kemi një kamarier dhe tri persona, marrëdhëniet e të cilëve janë të gjitha të paqarta. Dyshja e personave në qendër të pikturës, duket sikur mund ta njohin njëri-tjetrin dhe megjithëse duart e tyre janë afër njëra-tjetrës, ato nuk preken dhe fytyra e tyre tregon se ata mund të jenë të pajohur, dhe nëse jo, thjesht takime të çastit.
Personazhi kryesor në këtë vepër, duket të jetë vet restoranti, një ishull drite në errësirë. Trekëndëshi i vendit të darkimit paraqitet në pikturë si të ishte një varkë dhe jo vetëm që Hopper është i njohur për fiksimin e tij me imazhin e varkave, por ai në mënyrë të përsëritur i paraqiste ndërtesat e tij në kënde. Dhe një mënyrë sipas së cilës mendoj se, ai e ka bërë këtë për të arritur efektin që personazhet e pikturave të tij të dukeshin sikur ishin njëherësh pas dhe përpara dritareve.
Dritarja është vendi ku ndarja ndërmjet të jashtmes dhe të brenshmes fillon të bëhet e ndërlikuar. Dhe jo vetëm sepse ne mund të lëvizim fizikisht përgjatë tyre, por sepse vështrimi ynë përtej tyre i dhunon këto vende private. Dhe në veprat e Hopper-it, në fakt, dritaret shfaqen sikur të mos ishin fare aty. I kundërvënë ndaj veprave të Norman Rockwell-it, i cili ishte mjaft i talentuar për t’i dhënë një teksturë xhamave, dritaret e Hopper-it zhduken. Ai na fton në vojerizëm, duke na sugjeruar se edhe shtëpitë ashtu si njerëzit mund të penetorohen me sy.
Hopper ka qenë një piktor shumë i ngadaltë dhe i mendonte me shumë kujdes pikturat e tij. Atij i duheshin muaj për të përfunduar një kanavacë dhe bënte disa skica dhe studime përpara se të hidhej tek vepra përfundimtare. Në këto skica të grabitqarëve të natës, në mund të shikojmë Hopper-in jashtë në rrugë në kërkim të këndit të duhur për burrin me kurriz në pikturë për të gjetur efektin e përsosur. Ndërsa, këto janë vizatimet e Josephine, gruas së tij e cila ka shërbyer si modele për gruan në pikturë. Këtu, kemi dorën e saj të djathtë duke mbajtur një cigare, të cilën ai, në fakt, e ka transplantuar tek partneri i saj. Hopper dëshironte që çdo vepër e tij të ishte një pasqyrim i vlerësimit tonë dhe ashtu siç ai pikturonte me ngadalë, ai kërkon që edhe ne të shikojmë, të shikojmë me të vërtetë, dhe te jemi vulnerabël siç është gjithmonë një shikues.
Tek piktura e tij ‘Grabitqarët e natës’, nuk ka asnjë derë për të hyrë. Asnjë mundësi hyrjeje, përveçse me shikim. Ai shikim penetron nëpër dritat floureshente dhe tri personat në vendin e darkimit dhe më pas kalon jashtë në errësirë. E di cfarë? Unë mendoj se çfarë do të thotë ajo hapësirë? Hopper është përpjekur që ai dhe vepra e tij të mos gjykoheshin vetëm nga koha dhe vendi i tij, dhe këtu është me vlerë të dimë se kjo vepër është përfunduar ditët që pasuan bombardimin e portit ‘Peral’ nga japonezët në vitin 1941 dhe ku kushdo në qytetin e Nju Jorkut u bë paranojak rreth një sulmi tjetër të mundshëm. Ata përdorën copa të zeza për errësimin e dritareve të tyre dhe kështu do të mund ta fshihnin qytetin e tyre në errësirë duke e bërë atë të papenetrueshëm nëse do të ndodhte një sulm ajror. Por Hopper nuk deshi t’ia dinte për këtë. Dritat e studios së tij, qëndruan të ndezura dhe siç ka shkruar gruaja e tij në ditar, ‘Ed refuzon të shfaqe sado pak interes në mundësinë që mund të bombardohet.’ Dhe kjo është atmosfera në të cilën ka lindur ‘Grabitqarët e natës’. A ka pasur kjo një ndikim në pikturë? – Nuk e di. Në këtë moment në kohë, e ardhmja ka qenë shumë e pasigurtë dhe po aq e pasigurt sa errësira në pikturë që rrethon personazhet në pikturë.
Artisti ka qenë i magjepsur me dritat dhe ndjesinë e saj tek gjërat, tek njerëzit, tek dritaret, dhe ngjyrat e saj. Hopper mesa dukej injoronte kaosin në botën që e rrethonte atë, po a është rastësi që dritat që janë ndezur tek grabitqarët e natës dhe ato në studion e tij të jenë dritat e fundit që ndriçojnë në qytet? Për këtë arsye, mendoj se, mund të gjejmë një lexim më optimist të kësaj pikture. Por cila është lidhja e saj në këtë kohë disfate dhe dyshimi veçse të vazhdojmë të punojmë dhe të ecim përpara me jetët tona. Të gjithë personazhet e pikturave të Hopper-it, duket sikur janë ngurrues ndaj së tashmes, të vetmuar, po, duke pritur. Edhe grabitqarët e natës, nuk janë të ndryshëm nga këto.
Por mërzia është saktësisht koha kur ne ndjejmë që koha dhe të qenit, na frymëzojnë një gjendje të thellë; ndoshta kjo është ajo që po ndjejnë këta njerëz. Të qenit vetëm së bashku, në anijen e tyre të ndriçuar kundër errësirës për gjithësa ende pritej që të vinte. Dritat e verdha dhe jeshile floureshente në këtë pikturë, si ato në studion e Hopper-it, janë një zëvendësuese e shkëlqimit të diellit. Dhe nëpërmjet dritareve gjigande, ajo mund ta ndriçojë ende botën.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.