A e vonon drita blu e celularëve apo laptopëve rënien në gjumë? Kërkuesit e gjumit eksplorojnë se çfarë është e vërtetë rreth këtij miti.
Nëse dëshironi që të kuptoni parimin e dritës blu, ju keni nevojë për një eksplorim të vogël në fizikë. Drita e dukshme për sytë tanë mbulon vetëm një gamë relativisht të ngushtë të gjatësisë së valëve të spektrumit elektromagnetik.
Ai varion nga e kuqe (630-700 nanometra) në vjollcë (400-450 nanometra). Drita e ekraneve të pajisjeve tona celulare – qoftë nëse ato quhen LED, OLED apo IPS – ka një përmbajtje të shkurtër vale, apo me fjalë të tjera, ato çlirojnë dritë blu. Kjo ka një gjatësi vale prej rreth 460-480 nanometra, dhe në këmbim kjo është një fushë në të cilën ora jonë e brendshme është veçanërisht e ndjeshme.
Në ritmin e orës së brendshme
Gjatë ditës, proporcioni i kësaj drite blu ditën është relativisht e lartë, edhe pse ne nuk e perceptojmë dritën e ditës si “blu”. Për këtë fushë me valë të shkurtra, ka receptorë të specializuar në retinën tonë të cilat i dërgojnë sinjale trurit tonë dhe orës sonë të brendshme dhe se si prezantohet ky spektrum drite dhe nëse është koha për të qenë zgjuar dhe aktiv. Kjo mund të shikohet veçanërisht mirë ngjatë çlirimit të hormonit të gjumit melatoninës. Kur ka dritë ndriçimi mbyt prodhimin e melatoninës. Kur në mbremje errësohet, ajo rritet dhe ne fillojmë të ndjehemi të të lodhur dhe të biem në gjumë.
Problemi është se trupi nuk do t’ia dijë nëse drita blu vjen nga drita e ditës apo nga ekrani i celularit. Kur ai arrin në recpetorët e retinës, trupi kalon tek aktiviteti dhe nëse kjo ndodh në mbrëmje, ndryshon ritmi i qarkullimit tonë: çlirimi i melatoninës shtypet, duke e bërë më të vështirë rënien në gjumë, kohëzgjatjen e gjumit më të shkurtër dhe rritjen e ndjesisë së përgjumjes gjatë ditës.
Filtrat kundër dritës blu
Filtrat e dritës blu mund të shërbejnë si një lloj ilaçi. Shumica e modeleve të celularëve kanë opsionin e natës. Në mënyrë alternative, rekomandohet një aplikacion për filtrimin e dritës blu. Diçka e tillë do të jetë në ‘kurriz të ngjyrave’, sepse ekrani do të jetë protikalli, por ende rekomandohet që të mos bëni numra me orën e brendshme të gjumit. Gjithashtu ekzistojnë edhe syze për filtrimin e dritës blu.
Por gjatë ditës ne kemi nevojë për dritën blu. Sa më shumë dritë që të marrin gjatë ditës, aq më shumë do të lodhemi, aq më shumë gjumë të thellë do të kemi natën dhe aq më i mirë do të jetë perceptimi ynë mbi cilësinë e gjumit. Shkurt, gjatë ditës ne kemi nevojë për dritën blu, ajo që është problematike është mbrëmja.
Gjithsesi rekomandimi i kërkuesve të gjumit është unanim. Ju duhet t’i fikni celularët në mbrëmje, duke përfshirë tabletët dhe të tjera të ngjashme, të paktën një orë përpara gjumit. Sepse edhe nëse nuk do t’jua rrëmbejë gjumin drita blu, ndoshta do ta bëjnë ato gjërat që ju do të jeni duke lexuar apo parë në celularin tuaj.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.