Blog

GJIMNASIKË PËR SYTË: YOGA PËR SYTË

Me 16 orë punë në ditë është një sfidë për sytë tanë. Me disa ushtrime të thjeshta jo vetëm që do t’i falni syve tuaj shplodhjen e mirëmerituar, por gjithashtu do të shërbejë si një shtysë për mprehjen e shikimit tuaj.

 

Ekrane, celularë dhe TV, na joshin çdo ditë për disa orë me rradhë për ti parë ato ngultazi dhe jo për t’u shplodhur prej tyre. Rrjedhimisht, ekspertët rekomandojnë që t’i kushtoni vëmendje të kujdesshme syve tuaj gjatë ditës për të kuptuar më mirë nëse ato kanë nevojë për një pushim të shkurtër. Edhe përpara se të shfaqen probleme me shikimin, ne mund t’i parandalojmë ato me disa ushtrime të thjeshta. Ndërsa për ata të cilët që tani kanë probleme me shikimin e tyre, kanë mundësinë për disa përmirësime. Në rast sëmundje të pashërueshme sysh, trajnimi i syve mund të ndihmojë së paku për të ruajtur gjendjen aktuale sa më gjatë pa e përkeqësuar atë më tej.

 

Zgjerimi i fushëpamjes

Lëvizjet lart e poshtë të syve tuaj si një mënyrë për të shplodhur sytë tanë. Nëse sytë tanë do të përmirësohen nëpërmjet një trajnimi të targetuar të tyre, rezultatet janë shpesh të konsiderueshme. Ndonjëherë ata që kanë dioptri përmirësohen, madje edhe në rast kur kemi të bëjmë me perde në sy, presioni mbi syrin e klientit ulet dhe fushëpamja zgjerohet. Megjithatë, fokusi i parë këtu është që të jemi më të vëmendshëm dhe më të vetëdijshëm mbi organin tonë pamor.

 

Mënyra se si shikojmë

Lentet janë si një trampolinë pezull nga një unazë muskujsh dhe burimit të shikimit. Me kalimin e moshës, lentet bëhen më të vështira dhe më të trasha dhe muskujt tuaj ngurtësohen. Kjo gjithashtu krijon atë që njihet si defiçiencë moshore. Ata që shpërblejnë dhe sfidojnë më mirë sytë e tyre në mënyrë të rregullt dhe me ushtrime të kujdesshme kanë shansin që t’a zbusin këtë proces. Shumë do të varet gjithashtu nga mënyra se si ju shikoni. Ekspertët e quajnë këtë “të ecësh me sytë e tu.” Lërini sytë që të enden vërdallë më shpesh, majde që të vrapojnë në vend që t’i fiksoni ato në mënyrë konstante duke i tensionuar ato më tej.

 

Pesë ushtrime për sytë

1.      Yoga për sytë

Uluni drejt dhe mbajeni kokën tuaj drejt po ashtu. Me krahë të shtrirë, preferueshëm me gishtin tuaj tregues, vizatoni linja të mëdha sipër dhe poshtë syve tuaj, gjithashtu edhe diagonalisht, dhe më pas formoni rrathë të mëdhenj. Pa lëvizur kokën, sytë ndjekin gishtin tregues, dhe kështu ato do të bëjnë një lëvizje të pazakontë. Duhet të marrim gjithmonë frymë në mënyrë shplodhëse dhe të hapim dhe të mbyllim në formë ushtrimi kapakët e syve tuaj. Ky ushtrim zgjeron fushëpamjen dhe muskujt tuaj do të bëhen më të zhdërvjellët.

2.      Hapje dhe mbyllje e vetëdishjem e syve

Lëvizini qepallat tuaja butësisht për 15 deri në 20 sekonda. Ky ushtrim siguron prodhimin e lëngjeve dhe shplodh sytë tuaj. Rrjedhimisht ky është një ushtrim shumë i mirë për ata që kanë sy të thatë.

 

3.      Fokusi tek shikimi

Nga një objekt afër jush (si p.sh., nga tastiera e kompjuterit) vizatoni një linjë imagjinare me sytë tuaj tek dritarja dhe pastaj prapë mbrapsht. Përsëriteni këtë disa herë. Ky ushtrim promovon fokusin tek shikimi.

 

4.      Rënia e lehtë mbi kapakët e syve

Mbyllini sytë dhe bjerini lehtaz me gishtërinjë tuaj rrotull syve duke filluar nga rrënja e hundës me majat e gishtërinjve tuaj. Ky ushtrim shplodh dhe aktivizon në të njëjtën kohë.

 

5.      Në situata stresuese

Ndaloni dhe qetësoni rrjedhjen e mendimeve tuaja në situata stresuese. Ky gjithashtu do t’i energjizojë sytë tuaj. Ngrohni duart tuaj duke i fërkuar me njëra tjetrën. Më pas mbuloni sytë tuaj me to. Mbështetini bërrylat në tavolinë dhe relaksohuni. Qëndroni ashtu për disa minuta. Synimi i ushtrimit: relaksimi dhe fokusi.

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë