Thjesht sepse temperaturat po ulen kjo nuk do të thotë se e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me humorin tuaj. Në fund të fundit, vjeshtja vjen me një tufë bukurish.
Shijojeni vjeshtën si një fëmijë
Ndonëse të rrriturit gjatë vjeshtës janë shumicën e kohës me ‘hënë’, kjo nuk është aspak e njëjta gjë për fëmijët. Sepse fëmijët kanë dhuntinë e të jetuarit plotësisht në të tashmen. Si një i rritur, ne e dimë (apo i frikësohemi) ardhjes së ditë të mjegulluara të vjeshtës, të cilat do të ndiqen nga ditë të tjera të mjegulluara dhe pranvera është ende larg ardhjes. Të vegjëlit tanë nuk e kanë këtë përvojë. Për ta, një ditë me re është thjeshtë një ditë me re, që hap shumë mundësi të reja po si një ditë me diell.
Vjeshtë dhe shi
Siç e thotë ajo shprehja e vjetër: nuk ka asgjë të tillë si mot i keq, vetëm veshje më të këqia? Fëmijët në veçanti janë një provë e gjallë e kësaj, kur rrëmojnë nëpër dollapë me entuziazëm. Me që ra fjala, ngjyrat e ndezura të gjetheve arrijnë bukurinë e tyre më të madhe kur bie shi. Pra a nuk është më mirë që të ndryshoni perspektivën dhe të shijoni përpra “një ditë të njomë dhe shumëngjyrëshe vjeshte” në vend të “një dite të artë vjeshte”?
Qiell dhe erë
Ndonëse për shumë vende ngritja dhe fluturimi i balonave është më shumë një kënaqësi për fëmijët, në vend të tilla si në Japoni, kjo është një mënyrë i kalimit të kohës që shikohet si një finesë e lartë. Pavarësisht nëse e bëni vet apo e blini në një dyqan, kjo është diçka që ia vlen. Edhe nëse nuk keni një balonë, mos neglizhoni kënaqësinë që do t’ju falë vallëzimi i figurave parajsërore në qiell.
Gëzimet e koleksionuesve
Vjeshta është koha e pjekurisë dhe e të korrave. Nga kërpurdhat tek manaferrat dhe arrat, ju mund të mblidhni jashtë shumë gjëra shumëngjyrëshe. Gjithashtu ju mund t’i përdorni kërpurdhat edhe për kënaqësi të tjera specifike në kuzhinë.
Foto pa filtër
Në asnjë kohë tjetër gjatë vitit, ajri nuk është aq i pasur sa tani, në vjeshtë, duke i bërë ngjyrat që të vezullojnë. Kaq i përsosur për filmim apo për të bërë fotografi dhe për t’i bërë xheloz miqtë në Facebook dhe Instagram me pamjet magjepsëse të natyrës nga ecjet tuaja në vjeshtë.
Hiking
Në vjeshtë teperaturat nuk janë më aq të larta sa në verë dhe ende jo aq të ulta sa në dimër, kështu që vjeshta është koha më e përsorur për ngjitje në mal. Për më tepër, ngjyrat e mrekullueshme të gjetheve do t’jua lajkatojnë sytë.
Drita
Edhe pse errësohet më herët, edhe ju thjesht ndizni dritat pak më herët?
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore
- Si të mbrohemi nga ndryshimet e papritura të motit: Udhëzues për një qasje të sigurt
- “Nëntori Blu”, muaji dedikuar shëndetit të meshkujve/ 4 mundësi të arta nga SIGAL UNIQA
- Sigurimi i Pronës nga fatkeqësitë natyrore, të përballosh çdo sfidë me qetësi
- SIGAL UNIQA, pjesë e edicionit të 30-të të “Klik Ekspo Group”
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.