Shopping cart

close

FOTO/ Punonjësit e SIGAL UNIQA Shkodër, fushatë pastrimi në Plazhin e Velipojës

Punonjësit e SIGAL UNIQA Group Austria vazhdojnë traditën e përvitshme në pastrimin e plazheve në vend.

Pas ditë pas Ditës Botërore të Mjedisit dhe në vigjilje të fluksit turistik, punonjësit e dy degëve të kompanisë në Shkodër ishin sot në plazhin e Velipojës ku për orë me rradhë pastruan zonat më problematike.

 

Në politikat e saj, SIGAL UNIQA gjithmonë ka mbështetur nismat në dobi të mjedisit pasi për kompaninë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri është shumë i rëndësishëm raporti harmonik midis veprimtarisë së përditshme dhe kujdesjes ndaj ambientit.

Prej disa vitesh tashmë SIGAL UNIQA ofron edhe mundësinë e blerjes online të çdo siguracioni në mënyrë që të reduktohet sa më shumë përdorimi i letrës dhe ndikimi në mjedis të jetë sa më minimal.

Kjo fushatë, që synon edhe sensibilizimin e qytetarëve për ta mbajtur sa më pastër ambjentin, do të vijojë edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona? Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA

    ×

    Përshëndetje,

    Kliko "Kujdesi ndaj Klientit" dhe kontaktoni me një përfaqësues të SIGAL UNIQA për të biseduar në WhatsApp ose na shkruani

    në adresën e emailit: info@uniqa.al

    ose na telefononi: +355 4 22 33 308.

     

    ×
    Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.