Blog

Festoni të shëndetshëm me disa këshilla të thjeshta

Nga paradat, dekorimi i pemëve dhe ceremonitë me drita, tashmë jemi në sezonin e festave të fundvitit. Por për ruajtjen e shëndetin nuk ka kohë për pushime.

Ndërkohë që merrni pjesë në festimet e fundvitit, ndjekja e disa këshillave të thjeshta mund t’ju bëjnë të ndiheni më të sigurt për shëndetin tuaj dhe të personave të zemrës.

Disa studiues kanë sjellë shumë ide për t’ju ndihmuar të bëni zgjedhje dhe ide ushqyese për pjatat që përfshijnë shumë fruta, perime dhe drithëra për sigurinë ushqimore.

Lani gjithmonë duart dhe sipërfaqet e përgatitjes së ushqimit me ujë të ngrohtë dhe detergjent përkatës.

Sigurohuni që të ndani ushqimet e papërpunuara, të tilla si mishi dhe vezët, nga ushqimet dhe perimet e gatuara për të shmangur kontaminimin e tyre.

Sigurohuni që të gatuani ushqimin në temperaturat e duhura.

Pushimet e festave mund të jenë të ngarkuara dhe stresuese për shumë njerëz. Aktiviteti fizik freskon mendjen dhe mund të lehtësojë tensionin, duke ju bërë të ndiheni më mirë.

Nëse preferoni të konsumoni alkool gjatë festave, edhe pse më e mira e mundshme do ishte të mos e bëni, mos drejtoni makinën vetë. Asnjëherë mos vozitni kur keni përdorur alkool dhe mos lejoni anëtarët e familjes ose miqtë tuaj të bëjnë të njëjtën gjë.

Ruani një distancë të konsiderueshme nga personat që janë të infektuar nga virozat. Lani duart shpesh ose konsideroni përdorimin e maskave. Vendet publike apo të mbyllura, veçanërisht nëse jeni në rrezik më të lartë të infeksionit, janë riskuese për këdo.