Blog

ETJA PËR DIJE Një histori e shkurtër e audiobooks

Rrugëtimi i dijes nga letra në sy tek tingulli në vesh

Njëzet vite më parë, Amazon lançoi pajisjen e parë audio të dizenjuar specifikisht për dëgjimin e librave në audiobooks. Ai kushtonte 200 dollarë dhe mund të mbante deri në dy orë kohë dëgjimi. Sot, lexuesit mund të dëgjojnë me qindra orë në smartfonët e tyre dhe të zgjedhin mes 35,000 librave që dalin çdo vit në dhjetëra aplikacione dhe pajisje të ndryshme.

 

Si filluan audiobooks

Audiobooks u shfaqën për herë të parë në vitin 1932 me themelimin e studios regjistruese të Fondacionit Amerikan për të Verbërit që krijoi regjistrime të librave në pllaka gramafoni. Çdo anë pllake mbante secila nga 15 minuta. Vitin pasues, Kongresi Amerikan miratoi amendimin që lejonte Librarinë e Kongresit Amerikan që të fillonte prodhimin e audiobooks. Regjistrimet fillestare përfshinë dramat e William Shakespeare, Kushtetutën dhe romanin “Siç kthehet toka” nga Gladys Hasty Carroll. Më shumë kompani regjistrimi u shfaqën dalëngadalë, shumica për të asistuar të verbërit. Në vitin 1955, Libraria e Dëgjimit u kthye në shpërndarësin kryesor të librave të regjistruar. Teknologjia e re i dha shtysa të reja rritjes së kasetave në vitet 1960-të dhe të kompakt-disqeve në vitet 1980. Në vitin 1994, termi “audiobooks” ishte kthyes në një industri standarde. Një vit më pas, librat e dëgjueshëm ishin të disponueshme për tu shkarkuar në kompjuterat tanë të tavolinës në shtëpi ose në punë.

 

Pajisjet e audiobooks

Me famën që fituan audiobooks, çoi në boom-in e pajisjeve të pafundme me aplikacionet më të mira për të ‘tretur’ sa më mirë këtë lloj leximi përmes veshit. Audible e Amazon është mes abonimeve të platformave më të paguara, me aplikacione që mund të shkarkohen në smartfonët tanë, në iPad-e, desktops dhe në Kindle, por ka gjithashtu edhe shumë aplikacione pa pagesë të tilla si ‘Hoopla’ dhe ‘Overdrive’. Audiobooks në CD janë gjithashtu në shitje dhe të disponueshme në librari në të gjithë botën, siç janë edhe pajisjet e shpikura specifikisht për leximin audiobooks.

 

Audiobooks si një industri

Duke qenë se, industria e botimeve është duke parë një rënie të përgjithshme të shitjeve të librave fizikë dhe të e-books (libra të lexueshëm elektronikisht), shitjet e audiobooks janë në lulëzim. Në raportin vjetor të vitit 2016 të Shoqatës Amerikane të Audios, në total u shitën 2.1 miliard dollarë audiobooks, me një rritje prej 18.2% nga një vit më parë. Ndërsa, shitjet e librave fizikë me kapak të trashë ishte 1.8 miliard dollarë. Sasia e audiobooks të disponueshme gjithashtu është rritur. Në vitin 2016, u publikuan 51,000 audiobooks, shumë më lart krahasuar me 7,200 në vitin 2011. Audiobooks janë kthyer në një opsion më të shpejtë dhe gjerësisht shumë më të praktikuar nga botuesit.

A bëjnë audiobooks për ju?

Pyetja më e madhe sot rreth audiobooks është: A është i barazvlefshëm dëgjimi i një libri me leximin e një libri. Disa lexues tradicional nuk e marrin shumë seriozisht audiobooks, veçanërisht nëse do të flasim për clasikët, ata i kanë provuar audiobooks dhe nuk i pëlqejnë ato. Ndërkohë që, ithtarët e audiobooks thonë se, ata lexojnë dhe kuptojnë më shumë në versionin audio sesa kur e lexojnë një libër. Disa studime tregojnë se, dëgjimi i librave nuk i mban lexuesit të përqëndruar dhe se debati mbi atë që është e printuar dhe atë që është e dëgjueshme vazhdon. Mesa duke përgjigjja varet nga personi si edhe nga libri.

 

E ardhmja e audiobooks?

Sot rreth 55 milionë njerëz në të gjithë botën dëgjojnë një audiobook çdo vit dhe ky numër vazhdon të rritet. Shumë përdorues të audiobooks dëgjojnë për të mbushur kohën e tyre të lirë, kur janë në makinë për të shkuar në punë apo kur janë duke bërë diçka tjetër. Siç thotë edhe CEO i Amazon, Jeff Bezos, “Audible bën të mundur që ti të lexosh, ndërkohë që sytë e tu janë të zënë me diçka tjetër.” Pajisjet celulare gjithashtu i lejojnë lexuesve që të dëgjojnë në mënyrë konstante, duke optimizuar kohën dhe duke lexuar më shumë. Disa të tjerë argumentojnë se, audiobooks janë një mënyrë tjetër për të qëndruar online gjithë kohës, apo si një nxitës i produktivitetit dhe për të qenë gjatë gjithë kohës të dijësuar mbi se çfarë po ndodh. Edhe pse audiobooks mund të mos jenë për të gjithë, numri i tyre vazhdon të rritet, veçanërisht për njerëzit nën 35 vjeç të cilët përbëjnë thuajse gjysmën e lexuesve të shpeshtë të audiobooks.

 

SIGAL UNIQA sjell për herë të parë në Shqipëri Audiobook.al

Lançuar për herë të parë në vitin 2017, Audiobooks.al është projekti i parë i kësaj natyre në Shqipëri, i cili mundëson dëgjimin e librave më të mirë në audio me synim edukimin e qytetarëve shqiptarë, në përgjithësi, dhe të diasporës, në veçanti, që të nxisë dijen përmes letërsisë, shkencës, historisë, kulturës dhe fushave të tjera nga dëgjimi i autorëve më në zë, të huaj dhe shqiptarë për të gjitha grupmoshat.

 

Kush mund të dëgjojë në Audiobooks.al?

Të gjithë, që nga fëmijët deri tek të rriturit. Librat më të mirë artistikë, historikë, kulturorë, shkollorë dhe përrallat për fëmijë vijnë tek ju nëpërmjet zërave më të mirë shqiptar, të cilët me profesionalizëm përcjellin librat e epokës moderne, të historisë e kulturës së vjetër Mesjetare dhe të periudhës së Rilindjes.

 

Si lindi Audiobooks.al?

Audiobooks.al lindi si një ide e një individi të njohur për publikun, e një biznesmeni të suksesshëm e njëkohësisht një person që jep kontribut të madh për komunitetin, nëpërmjet projekteve të ndryshme social-kulturore. Ai është Z. Avni Ponari, themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë më të madhe e më të besuar të sigurimeve në vend, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA.

SIGAL UNIQA Leximtari juaj!

 

Çfarë ka në horizontin e Audiobooks.al?

Audiobooks.al në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (për të gjitha tekstet shkollore) dhe Ministrinë e Shtetit dhe të Diasporës (si institucioni përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e procesit të hartimit të teksteve për diasporën) sapo ka marrë të drejtën e realizimit në audio të librave shkollorë nga klasa I deri në klasën IX, të të gjitha lëndëve dhe që do të realizohet e gjitha me financimin e SIGAL UNIQA.

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë