Ndarja e çështjeve profesionale dhe private në ‘shtëpinë zyrë’ është po aq e rëndësishme saç është edhe e vështirë. Le të lexojmë se çfarë na thonë psikologët.
Një shaka e vjetër thotë: “Unë jam i vetëpunësuar do të thotë se unë punoj vetëm dhe se punoj vetëm gjatë gjithë kohës.” Çdo njeri që është ose një sipërmarrës ose ka një shef mbi kokë, e di shumë mirë se për çfarë po flasim – shpesh nga përvojat e dhimbshme. Sepse nëse tavolina nuk është në zyrë, por tek dhoma e ndenjes ngjitur, ju do të tundoheni që të bëni detyrat rutinore apo “thjesht t’i përgjigjeni disa e-maile-ve”, edhe pse orari zyrtar 9 me 5 mund të ketë përfunduar apo tashmë është fundjavë. Kështu, papritur vetpunësimi kthehet në vetshfrytëzim me pasoja për shëndetin, duke shkaktuar nga sindromat e ezaurimit dhe të stresit deri tek simptomat fizike, të tilla si dhimbje mesi apo koke nga të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë.
Vallëzimi punë-jetë
Në thelb, është e dukshme se si mund ta ndani jetën private nga ate profesionale. Thjesht përcaktoni kohën e punës dhe atë private dhe respektoni kohën në mënyrë strikte. Kjo do të thotë se kur jeni në punë, jeni në punë dhe kur jeni duke punuar, jeni në punë. Por zakonisht ne e dimë se teoria dhe praktika janë dy gjëra të ndryshme. Në realitet, diçka e tillë nuk është aspak e lehtë. Fëmijët vijnë aty në zyrë, shefi të thërret për një drakë pune etj. Dhe kështu, juve iu kërkohet që në mënyrë të vazhdueshme të peshoni se cilat janë prioritetet kryesore.
Psikologët kanë një sugjerim novator mbi ekuilibrimin e duhur ndërmjet këtyre: “Aktualisht, përzierja e jetës private dhe profesionale nuk është edhe aq problematike për sa kohë sa çdo fushe i kushtohet mjaftueshëm kohë dhe hapësirë. Atëherë e gjitha kjo nuk do të jetë një qendër e përsosur ekuilibri, por një vallëzim jetë-punë.
Disa këshilla të shpejta
- NJË DHOMË MË VETE: Sigurisht që, do të ishte ideale që në ‘shtëpinë zyrë’ të kishit një dhomë më vete për të punuar. Por nëse diçka e tillë nuk është e mundur, pajisjet e punës (laptopi, dosjet etj) duhet të jenë në një zonë të ndarë. Në fund të fundit, nuk thuhet më kot: “Larg syve, larg mendjes”.
- KOHA: Koha është një element shumë i rëndësishëm gjatë së cilës ne bëjmë gjithçka që duhet të kryejmë. Në fund të fundit, duhet edhe kohë për t’u përshtatur mendërisht dhe pastaj pasi të keni përfunduar punët, ta ktheni vëmendjen nga jeta dhe interesat tuaja personale.
- KOMUNIKIMI PERSONAL: Mësohuni që të mos përdorni e-mailet personale me ato të punës. Diçka e tillë rrit riskun e kontrollimit të e-maile-ve në kohën tuaj të lirë dhe kështu me rradhë.
- RITUALET PERSONALE: Shumë prej nesh nuk janë të vetëdijshëm mbi këto, por secili nga ne ka ritualet e tij/saj për të dalluar punë e përditshme nga jeta e përditshme. Ndoshta, ju preferoni të pini një lëng me fruta gjatë pushimit tuaj të drekës, të ecni për në shtëpi përgjatë parkut për të qetësuar mendjen apo për t’u futur në dush menjëherë pasi ktheheni në shtëpi. Ju duhet gjithashtu të konsideroni se, përdorimi i ritualeve të tilla në ‘shtëpinë zyrë’ shërben si një sinjalizues për t’i komunikuar mendjes suaj se çfarë do të bëni më pas. Të gjitha këto e bëjnë ndarjen e kohës së punës nga jeta private shumë më të lehtë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.