Blog

E VËRTETA RRETH SIGURIMIT NGA TËRMETI

Koha e leximit: 4 minuta

Potenciali i tërmeteve për shkatërrim katastrofik i bën ato intriguese dhe misterioze, veçanërisht duke qenë se ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i parashikuar se kur ato do të ndodhin. Përtej tërmeteve të mëdha që mund të marrin vëmendje ndërkombëtare dhe kombëtare, shumë tërmete të vogla, kalojnë pa raportime të bujshme, por që i kanë shkaktuar dëme të mëdha pronarëve nëpër të gjithë Shqipërinë. Kur flasim për mbrojtjen e shtëpisë suaj dhe të pasurive personale nga tërmeti, ju duhet të kërkoni mbulimin nga humbja, pavarësisht fuqisë së shkallës richter të raportuar.

Çfarë është sigurimi nga tërmeti?

Sigurimi nga tërmeti ju rimburson për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, për dëmet e shkaktuara shtëpisë dhe pasurisë suaj personale. Mbulimi nga tërmeti është i disponueshëm si një mbulim shtesë i policës së shtëpisë suaj nga Zjarri, ose ju mund ta blini atë nga një sigurues i specializuar për shitjen e mbulimit të sigurimit për tërmetin.

Një tërmet është një dridhje e thellë e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar nga fraktura në tokë, të cilat mund të jenë shkatërruese ndaj strukturës së shtëpisë dhe që mund të preki të gjithë pronën tuaj. Shumica e popullsisë dhe vendbanimeve shqiptare janë të rrezikuara nga tërmetet dhe rrëshqitjet e tokës apo të dheut të cilat jo gjithmonë janë pasojë e tërmeteve, por edhe e aktiviteteve të minimit të rrugëve, për shembull.

Kosto potenciale e dëmeve të lidhura me tërmetet është rritur në mënyrë të qëndrueshme për ndërtesat më të vjetra, dhe shumë zona urbane po dalin si zona që janë në risk të lartë për t’u goditur nga tërmetet.

A i mbulon sigurimi i shtëpisë tërmetin?

Jo. Sigurimi standard i shtëpisë suaj nuk ofron mbulim për dëmet e shkaktuara nga tërmeti por nga zjarri, kështu që, nëse jetoni në një zonë me risk të lartë nga tërmetet ju duhet të blini një mbulim shtesë për tërmetin, se bashku me sigurimin standard të ofruar nga mbulimi i argjentë dhe i artë i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA.

Çfarë mbulon sigurimi nga tërmeti?

Nëse ju godet një tërmet, polica e sigurimit do të mbulojë:

  1. Banesën: Dëmet e riparimit të shtëpisë suaj dhe strukturës, si një garazhd ose një pishinë.
  2. Mbulimi i pasurisë personale: Rimbursimi i kostove për pasurinë e dëmtuar.

Në varësi të zgjedhjes suaj, polica e sigurimit mund të mbulojë dëmet nga: Zjarri, eksplozioni, rrufeja, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, stuhia, thyerja e xhamave dhe vjedhja.

Sigurimi nga tërmeti dhe pjesa e zbritshme

Pjesa e zbritshme e një police sigurimi është sasia e parave që ju zgjidhni gjatë blerjes së policës që do t’i zbritet pagesave të ardhshme të dëmeve tuaja.

Në rastin e sigurimeve të tërmetit, pjesa e zbritshme zakonisht varion ndërmjet 2 – 3 % të limit të mbulimit të shtëpisë suaj. Qytetet e ndërtuara afër ose në zona aktive të rrëshqitjes së tokës ose të dheut zakonisht kanë pjesë të zbritshme më të larta, kështu që ju do të merrni më pak para në përfundim të pagesës së dëmit tuaj.

Sa kushton sigurimi nga tërmeti?

Kosto mesatare e një sigurimi nga tërmeti në Shqipëri është 0.7 euro për metër katror në vit. Megjithatë, çmimi i pritur i një police sigurimi nga tërmetet do të varet nga limitet e mbulimit tuaj, pjesa e zbritshme, dhe disa faktorë të tjerë, duke përfshirë:

  • Vendndodhjen
  • Vjetërsinë e shtëpisë
  • Distancën nga toka/dhe i rrëshqitshme
  • Materialet nga të cilat është ndërtuar shtëpia juaj
  • Sa do të kushtojë rindërtimi i shtëpisë suaj

A më nevojitet sigurimi nga tërmeti?

Varet. Sigurimi nga tërmeti nuk është i detyrueshëm, por në varësi të zonës se ku jetoni, ju mund të jeni të rrezikuar nga dëmtimi i pariparueshëm. Nëse do të shikojmë statistikat, vëtëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti dhe sepse njerëzit mendojnë se nuk do të ndodhë atyre. Ose në rastin kur kanë një policë standarde sigurimi, ata gabimisht mendojnë se kjo policë do t’i mbulojë gjithashtu edhe nga dëmtimi nga tërmeti.

Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të blini policën e sigurimit nga tërmeti. Mos harroni, ky buxhet do të jetë plus parave që ju do të paguani për kredinë tuaj, edhe nëse shtëpia juaj është shkatërruar plotësisht.

A ia vlen që ta blej sigurimin nga tërmeti?

Disa argumentojnë se, vlera e lartë e pjesës së zbritshme dhe e primeve e bëjnë sigurimin nga tërmeti të shtrenjtë dhe rrjedhimisht nuk ia vlen për aq para. Për të kuptuar nëse një policë sigurimi tërmeti ia vlen për ju, filloni duke përcaktuar riskun ndaj të cilit është e ekspozuar shtëpia juaj. Përdorni hartën e Shqipërisë dhe treguesit e raportimeve nga Institui i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. https://www.geo.edu.al/

Mos luani me rrezikun

Bankat u kërkojnë pronarëve të shtëpive që të blejnë sigurim nga Termetet apo përmbytjet nëse ata jetojnë në një zonë që rrezikohet nga përmbytjet apo termetet dhe ne perputhje me shumen e kredise por ne fakt nje sigurim i plote eshte sigurimi per vleren reale te prones.

A jeni gati për të blerë?

➡ZGJIDH një nga PAKETAT E SIGURIMIT që ju ofron SIGAL UNIQA:

✅Standarde

✅E argjendtë

✅E artë

➡️BLI ONLINE📲 SIGURIMIN E SHTËPISË🏠
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

 

#sigal #sigaluniqa #BuyOnline #safe #fast #24/7 #HomeInsurance #BliOnline #Esigurt

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë