Blog

E-makina, e ardhmja e lëvizshmërisë elektrike Bateritë vs. Baterive me hidrogjen

Komunikimi me klientët

Makinat elektrike ecin me elektricitet dhe tashmë ato janë të mirënjohura. Pyetja që lind është se, ‘si lëviz elektriciteti?’. Aktualisht në industrinë e makinave ka dy kampe. Njëri kamp, varet prej baterive qelizore, ndërsa tjetri, është duke investuar mbi qelizat e karburantit. Aktualisht lëvizshmëria elektrike klasike është e përbërë nga bateritë qelizore. Shumica absolute e baterive të makinave klasike janë të ashtuquajturat bateri me lithium-ion. Kjo lloj baterie ka mbizotëruar në vitet 1990-të, pasi ato ishin më efiçiente, më të lehta, më miqësore ndaj mjedisit si edhe më të sigurta sesa bateritë e mëparshme duke i dhënë shtysë shpërthimit të lëvizshmërisë elektrike.

 

Studime të shumta tregojnë se, blerësit potencialë të makinave elektrike i kushtojnë vëmendje jo vetëm çmimit, por gjithashtu edhe shpejtësisë së karikimit të automjetit. Një model i makinës elektrike Tesla “Long Range” mund të shkojë deri në 600 kliometra. Në varësi të modelit të automjetit, stacioneve të karikimit të shpejtë i duhet nga 30 minuta deri në 2 orë kohë karikimi. Megjithatë, në tregun vendas, kjo mbetet ende në 10 orë.

 

Një fraksion tjetër me influencë dhe në rritje midis ekspertëve të makinave elektrike, nuk mendon se kjo është mënyra më e mirë. Në vend të zgjerimit të rrjetit të stacioneve të karikimit dhe të hedhjes së kaq shumë parave në kërkime për qelizat e baterive, ata rekomandojnë integrimin e një lloji tjetër teknologjie më të fuqishme: qeliza karburanti. Mbrojtësit e hidrogjenit kanë hedhur disa argumenta në garë. Rimbushjes me hidrogjen i duhen vetëm disa minuta dhe një serbator makine i mbushur plotë mund të përshkojë deri në 650 kilometra. Ekuilibri klimaterik është i mirë gjithashtu. Megjithëse, prodhimi i hidrogjenit kërkon shumë energji, gjatë djegies prodhohet vetëm avull uji. Megjithatë, prodhimi dhe hedhja e baterive çliron në mënyrë të konsiderueshme më shumë CO2.

 

Ekspertë të tjerë si Instituti Gjerman Fraunhofer rekomandojnë një miks: Një makinë me të dyja llojet e forcave shtytëse fillimisht mund të përdor hidrogjenin me efiçiencë të lartë dhe më pas të kalojë me bateri nëse nuk ka stacion për karikimin me hidrogjen rrugës. Një zgjidhje hibride do të lejonte gjithashtu instalimin e baterive më të lehta, duke i bërë makinat elektrike shumë më efiçiente.Një ditë hidrogjeni dhe bateritë do t’i drejtojnë së bashku makinat elektrike.

 

Pyetja që kemi tani është se çfarë do të sjellin vitet që do të vinë.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë