Deri në vitin 2040, udhëtimet ndërkombëtare do të jenë bërë më të shpejta, më të lehta dhe më të qëndrueshme nga pikëpamja ekologjike. Ato do të ofrojnë gjithashtu një përvojë shumë më të pasur udhëtimi.
Udhëtimi është një nga industritë më në rritje dhe lulëzim të botës. Aktualisht, ka rreth dy miliardë turistë në vit, një shifër që është rritur çdo vit me 6 për qind, ndërsa vet biznesi i udhëtimeve është rritur edhe më shpejt. Afërsisht rreth 20 për qind e të gjitha vendeve të reja të punës të krijuara në botë janë të lidhura me turizmin.
Deri në vitin 2040 parashikohet që të ketë një dyfishim të numrit të pasagjerëve ajror dhe një projeksion i ngjashëm parashikohet edhe për udhëtimet me tren dhe me anije. Me këto parashikime të deritanishme duket sikur industria e udhëtimit është programuar për të pasur një periudhë të gjatë rritjeje.
Lloji i turizmit të zgjedhur nga publiku ka ndryshuar në dekadat e fundit. Turizmi ka ndryshuar nga të qenit një industri shërbimi, që i ofron udhëtarëve një fluturim, një dhomë dhe ushqim, në një industri që ofron përvoja. Tani udhëtimet kanë të bëjnë më shumë me rinimin/rigjallërimin, aventurën, përmbushjen, mësimin e aftësive të reja dhe t”ë qenit më shumë ai/ajo që jeni”.
Ngritja dhe fama e AirBnB dhe të aplikacioneve të tjera të lidhura me ndarjen e shtëpive dhe të akomodimit thekson më tej këtë tendencë të re në kulturën e turizimit. Kur një udhëtar qëndron në një apartament të ofruar nga AirBnB, ai ose ajo me shumë mundësi është duke qëndruar në shtëpinë e dikujt dhe, si rezultat, ndien një lidhje më të ngushtë me kulturën e destinacionit që ka zgjedhur për të vizituar. Kështu, vet përvoja e udhëtimit pasurohet. Ose, një udhëtar mund të zgjedhë të qëndrojë në një shtëpi në pemë, në një varkë/anije, në një godinë historike, në një manastir ose në hotele me dhoma të ndara. Aplikacionet e akomodimit papritur e kanë kthyer çdo lloj rezidence në një dhomë potenciale hoteli.
Si rezultat i këtij ndryshimi në kulturën e turizmit, aplikacionet e akomodimit dhe ekzekutivët e turizmit po nguten që të ofrojnë “përvoja” për udhëtarët, duke filluar nga ngjitja në mal deri tek turet në qytet. Askush në Japoni apo në Finlandë nuk do ta kishte parashikuar dot përpara 20 vitesh që njerëzit do të paguanin për të kaluar një natë në banesa eskimeze apo të shikonin mundësit sumo duke u trainuar. Në mënyrë të ngjashme, tani edhe operatorët e udhëtimeve me anije janë duke i tematizuar udhëtimet për të ofruar përvoja të plota sipas dëshirave dhe interesave të udhëtarëve të tyre.
Deri në vitin 2040, turizmi botëror me shumë mundësi do të jetë zëvendësuar ose plotësuar me tej me një fjalë ose frazë tjetër që ngërthen më shumë elementin e përvojës aktive që do të karakterizojë udhëtimet e së ardhmes dhe udhëtimet për qejf. Gjithashtu edhe rritja e tendencave aktuale për sportet ekstreme (dhe bërja e ‘videove selfie’) do të jetë kthyer në një tendencë të zakonshme.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve