Blog

E ARDHMJA E LËVIZSHMËRISË DHE NEVOJA PËR SIGURI

Koha e leximit: 2 minuta

Me shumë gjasa deri në vitin 2040, forcat e policisë së trafikut të sotshëm do të jenë zëvendësuar me forcat e sigurisë kibernetike që do të synojnë ruajtjen e sigurisë së rrugëve të zgjuara dhe të të gjitha formave të transportit automotiv nga ndërhyrjet e këqia ose kriminale.

Krimi kibernetik përbën një kërcënim edhe më të mëdh ndaj shoqërisë si një të tërë. Një sulm kibernetik i suksesshëm ndaj një rrjeti rrugor të zgjuar mund të bëjë që potencialisht miliona automjete të ndalen në vend. Diçka e tillë gjunjëzonte një qytet të tërë, ndoshta, edhe një komb.

Tani qeveritë në vende të ndryshme të botës janë duke nxjerrë rrjetet e pikave të karikimit me energji elektrike dhe ky program do të përshpejtohet në dekadat e ardhshme. Deri në vitin 2040, me shumë gjasa pikat e karikimit do të jenë të kudogjendura në të gjitha zonat e largëta.

Gjithashtu deri në vitin 2040, do të ketë sisteme karikimi në rrugë nëpër autostrada të cilat do t’i mundësojnë përdoruesve të këtyre automjeteve elektrike që t’i karikojnë bateritë teksa ata janë duke udhëtuar. Përdoruesit e rrugëve të zgjuara do të paguajnë për të dyja, konsumimin e energjisë dhe për përdorimin e autostradave, duke i ndihmuar kështu qeveritë për zëvendësimin e humbjes së të ardhurave nga taksat me zërien drejt zeros së shitjes së karburanteve fosile.

Flota e automjeteve autonome do të ofrojë transport në qendrat e qytetit deri në vitin 2040, do të integrohet me format e tjera të transportit. Kompanitë e trenave do të bëhen ‘kompani lëvizshmërie’ duke ofruar transport derë më derë. Linjat ajrore gjithashtu do të ofrojnë shërbime derë më derë për pasagjerët e klasave premium.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë