Shkurti është muaji i dashurisë dhe Shën Valentini është momenti i përkryer për të treguar kujdesin dhe vëmendjen ndaj atyre që duam më shumë.
Këtë vit, SIGAL sjell një ofertë të veçantë që i dedikohet dashurisë dhe mirëqenies suaj: Bli një paketë Teleshëndet për gjysmën tuaj tjetër dhe përfito edhe vetë një paketë FALAS!
Pse Teleshëndet është dhurata ideale?
Shëndeti është pasuria më e çmuar, dhe me këtë ofertë, ju keni mundësinë të siguroni jo vetëm veten, por edhe partnerin tuaj. Me vetëm 5,000 Lekë, ju përfitoni:
- Konsultime mjekësore 24/7 nga mjekë specialistë.
- Mundësi për të marrë këshilla shëndetësore nga çdo vend ku ndodheni.
- Siguri dhe qetësi mendore për ju dhe të dashurit tuaj.
Si funksionon oferta?
- Blini paketën Teleshëndet online në linkun e mëposhtëm:
- SIGAL do t’ju dërgojë një paketë të dytë FALAS për partnerin tuaj.
- Të dy përfitoni kujdes shëndetësor për një vit të tërë, me vetëm një pagesë!
“Teleshëndet”, e vetmja platformë në Shqipëri që sjell mjekun në celularin tuaj
Duke dashur të jetë jo vetëm afër klientëve, por mbi të gjitha në linjë me tendencat e reja të zhvillimeve teknologjike, me shërbime që ofrojnë mundësi fantastike, solli shërbimin “TeleShëndet”.
Një ide novatore e themeluesit dhe drejtuesit të saj, Z. Avni Ponari, unike për Shqipërinë pasi nuk ofrohet nga askush tjetër, e cila u jep mundësinë çdo individi apo familjeje të ketë mjekun në celularin apo laptopin e tij gjatë 24 orëve të ditës, kudo që ju ndodhen.
Por çfarë ofron ky shërbim?
– Konsultim me audio dhe video me mjek të përgjithshëm 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
– Check up 1 herë në vit
– 50% zbritje për çdo ekzaminim gjatë shtatzanisë suaj
– 50% zbritje për ekzaminime laboratorike (echo, analiza)
– 20% zbritje për shërbimin e “Infermierit në shtëpi”
– Vizitë okulisti falas
– Xhama syzesh me zbritje
– Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%
– Fizioterapi me zbritje në Klubin e Shëndetit SIGAL
– Palestër me çmim preferencial
– Shërbime estetike me çmim preferencial
– Zbritje në rrjetin SIGAL TELESHËNDET
Sot, SIGAL e ofron shërbimin “TeleShëndet” në 5 paketa kryesore duke dashur tu japë mundësinë të gjithëve të shpenzojnë pak e të përfitojnë shumë.
Por SIGAL nuk është ndalur me kaq. “TeleShëndet” mund të përdoret edhe gjatë gjithë qëndrimeve jshtë Shqipërisë, për punë apo turizëm.
Mjafton internetin dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me nje mjek të licensuar.
Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë, mos e prishni rehatinë tuaj.
Aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.
Një shërbim të tillë, me një kosto modeste dhe një sërë përfitimesh, nuk mund ta gjeni askund tjetër.
Ndaj mos humbisni kohë. Shkarkoni TANI aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL.
Një premtim dashurie që vlen më shumë!
Në vend të dhuratave tradicionale, këtë Shën Valentin, bëni një zgjedhje që ka vërtet vlerë – dhuroni kujdes, siguri dhe shëndet për veten dhe të dashurin tuaj.
Mos e humbisni këtë ofertë!
Promocioni është i vlefshëm deri më 14 Shkurt 2025, ndaj sigurohuni që ta përfitoni sa më parë këtë mundësi të artë.
Dy zemra, një sigurim!
Nëse ju nevojiten më shumë informacione, vizitoni:
Web: www.teleshendet.al
Ose shkruani në:
Whatsapp: 068 60 62 829