Në segmentin e sigurimeve të jetës, me 5 operatorë pjesëmarrës, SIGAL pagoi 23.98% të totalit të dëmeve, duke dëmshpërblyer 19 raste me vlerën 12,411,000 Lekë.
Sipas raportit zyrtar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, 51,761,000 Leke pagoi në total segmenti i sigurimeve të jetës në dy muajt e parë të vitit, janar-shkurt 2026.
363,235,000 Lekë shkoi vëllimi i primeve të shkruara bruto të këtij segmenti të industrisë, që do të thotë rritje me 1.13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në vitin 2025, sipas raportit vjetor, SIGAL në segmentin e sigurimeve të jetës pagoi në total 133,915,000 Lekë.

