Çfarë mbulon sigurimi i shtëpisë?
Nëse pyetja juaj është, çfarë mbulon sigurimi i shtëpisë me saktësi? – keni ardhur tek vendi i duhur. Ne jemi këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve më të zakonshme të sigurimit të shtëpisë sa më thjeshtë.
Le të fillojmë me një përmbledhje të shpejtë: Sigurimi i shtëpisë përfshin disa lloje mbulimi:
- MBULIMIN E BANESËS: E gjithë ndërtesa dhe të gjitha punimet me mure e me dritare, duke përfshirë edhe dritaret e bravat, si dhe themelet e bodrumeve;
- MBULIMIN E PASURIVE PERSONALE: Gjërat tuaja “Mobiljet, orenditë, pajisjet, rrobat e çdo gjë që shërben për përdorim në shtëpi, për përdorim personal dhe për përdorim zyre private”);
- MBULIMIN E PARAVE DHE BIZHUTERITË nëse janë të vendosura në kasafortë me peshë mbi 160 Kg dhe të fiksuara në dysheme ose në mur;
- MBULIMIN E KORNIZAVE, PIKTURAVE, AFRESKEVE, MOZAIKË, SKULPTURA, ANTIKITETE, KOLEKSIONE ME NJË KONTRATË TË VEÇANTË dhe si shtesë e mbulimit bazë të banesës me kusht që i Siguruari të provojë me dokumentacion vlerën e blerjes së tyre.
Nga cilat rreziqe mund të sigurohet?
Sygjerimi ynë për një sigurim të plotë të shtëpisë është që minimalisht të sigurohet rreziqet e meposhtme:
- Zjarri që nënkupton djegien me flakë të të mirave materiale, jashtë një vatre të përshtatshme, që mund të zgjerohet e të përhapet”;
- Rrufeja që nënkupton shkëndinë elektrike të shkaktuar nga një rritje tensioni (volt) ose intesiteti (amper), si rrjedhojë e një ndryshimi të madh të një reje, o të një reje e ajrit përreth ose të tokës;
- Eksplozioni që nënkupton zhvillimin e gazrave ose avujve me temperaturë të lartë e të tensioneve, shkaktuar nga reaksionet kimike, dhe zgjatet vetë me shpejtësi të madhe;
- Rënie avionesh, pjesëve të tyre ose gjërave që transportohen nga to;
- Tërmeti;
- Përmbytja, shirat, breshëri;
- Rredhja e tubacioneve të ujit të shkaktuara nga prishja e tubacioneve nga i ftohti ose mbipresioni i ujit;
- Mbingarkesa me dëborë që nënkupton rënien e plotë ose të pjesshme e çatisë ose të mure të shkaktuara nga mbingarkesa me bore);
- Vjedhja si pasojë e hyrjes me forcë në këto ambjente;
- Shpenzimet për pastrimin e mbeturinave pas ndodhjes së ngjarjes;
- Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta (dëme që i shkaktoni palëve të treta si komshinj ose të afërm që mund të jenë të pranishëm gjatë një aksidenti brenda shtëpisë tuaj).
Për çfarë vlere duhet ta siguroj shtëpinë?
Sugjerimi ynë për një sigurim të përshtatshëm është si më poshtë:
- Ndërtesa të sigurohet për çmimin e blerjes, por jo më pak se vlera e zëvendësimit me të re të kësaj ndërtese. Kostot për rindertim të shtëpisë për vitin 2021 variojnë nga 35,000 Lekë/M2 deri në 80,000 Lekë/M2 në varësi të qytetit ku ndodheni, si dhe rifiniturave që ka shtëpia Juaj.
- Paisjet shtëpiake, mobiljet për vlerën e zëvendësimit të tyre.
Sa kushton nje mbulim i plote 1 vjeçar?
Një sigurim i plotë kushton nga 0,19% – 0,5% e vlerës totale të aseteve tuaja. Çmimet ndryshojnë në varësi të riskut të vendndodhjes, masave të marra nga Ju për minimizimin e riskut.
Për një llogaritje e thjeshtë mund të shumëzoni sipërfaqen në M2 të banesës me 1 EUR/M2 dhe ju del tarifa mesatare për sigurim.
A jeni gati për të blerë?
➡ZGJIDH një nga PAKETAT E SIGURIMIT që ju ofron SIGAL UNIQA:
✅Standarde
✅E argjendtë
✅E artë
➡️BLI ONLINE? SIGURIMIN E SHTËPISË?
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.