Blog

DISA KËSHILLA PRAKTIKE SE SI MUND TË KURSENI MË SHUMË

Shumica prej nesh i kuptojnë kursimet bazike si: të shpenzosh më pak para sesa ajo që fitoni. Por në praktikë, nuk është gjithmonë aq e thjeshtë saç mund të tingëllojë. Ndonjëherë ju nuk kurseni mjaftueshëm nga sa do të dëshironit në të vërtetë, ose ju mund të dëshironi që të ngrini një fond emergjence. Cilat do qofshin objektivat tuaj, ekzistojnë disa mënyra të thjeshta për t’ju ndihmuar se si të kurseni me sukses.

1.       Përcaktoni një buxhet

Një hap drejt rritjes së kursimeve tuaja është përcaktimi i një buxheti. Ky buxhet do t’ju ndihmojë që të shikoni se ku po i shpenzoni paratë dhe për të krijuar një ide se sa shumë mund të kurseni potencialisht.Në përgjithësi, rekomandohet përcaktimi i të ardhurave mujore, minus taksat dhe pagesat e tjera të zbritshme. Më pas zbrisni faturat mujore, të tilla si qiranë, faturat e dritave dhe të ujit, dhe pagesat që mund të lidhen me makinën tuaj. Shuma e mbetur është ajo që ju mund të shpenzoni për nevoja të tjera çdo muaj, duke përfshirë ushqimin dhe aktivitetet argëtuese. Por, mos harroni edhe planifikimin e shpenzimeve të tjera mujore, tremujore ose vjetore të tilla si: primet e sigurimit dhe gjithashtu se sa shumë kërkoni që të kurseni.

 

2.       Reduktoni shpenzimet e rregullta

Disa shpenzime, të tilla si faturat e dritave dhe të ujit nuk mund të eliminohen, por ju mund të jeni në gjendje që t’i reduktoni ato. Për shembull, kërkoni nëse shërbimi juaj kabllor apo satelitor ka oferta më të ulta, ose mund të kaloni tek një shërbim tjetër me oferta më të lira. Në mënyrë të ngjashme, kontaktoni kompaninë tuaj celulare për t’u informuar nëse kanë plane më të lira. Nëse ju nuk i përdorni minutat dhe mesazhet e planit aktual për të cilin pagoni, ju mund të merrni në konsideratë kalimin në një plan tjetër më të lirë.

Gjithashtu mund të ketë edhe shpenzime të tjera të cilat nuk janë thelbësore, por që ju nuk do të dëshironit që t’i hiqnit tërësisht. Për shembull, nëse familjes suaj i pëlqen që të hajë jashtë në restorante, mendoni reduktimin e këtyre shpenzimeve. Të heqesh dorë nga një apo dy vakte jashtë shtëpisë në një restorant çdo muaj nuk është një sakrificë edhe aq e madhe, por nga e cila mund të kurseni nga 5,000 – 10,000 lekë në muaj, që do të thotë deri në 120,000 lek kursime në vit.

3.       Koha e  mjaftueshme për ta kthyer në rutinë

Praktikimi i zakoneve të mira të kursimit kërkon kohë. Tregohuni të duruar dhe të gatshëm që të përshtasni ato praktika të cilat funksionojnë më mirë për të gjithë familjen tuaj. Fillojeni duke vlerësuar buxhetin tuaj çdo gjashtë muaj. Diçka e tillë do t’ju lejojë që të bëni përshtatjet  e duhura apo të shkurtoni në një fushë të caktuar dhe të shikoni se tek cilat shpenzime mund të kurseni më shumë.

4.       Përfshini të gjithë familjen

Përfshirja e të gjithë anëtarëve të familjes në këtë vendim do t’ju ndihmojë që këto zakone të reja të kthehen në sukses. Rekomandohet përfshirja e të gjithë familjes, madje edhe të fëmijëve dhe diskutimi së bashku për buxhetin tuaj familjar. Kjo do t’i  ndihmojë ata të kuptojnë se cili është objektivi dhe se përse ju po sakrifikoni disa gjëra me të cilat ata janë mësuar, të tilla si ngrënia në restorante apo blerja e lodrave të reja. Kursimi i parave nuk ka përse të kthehet në diçka mbytëse, për ju dhe familjen tuaj, dhe nuk nënkupton gjithmonë ndryshime madhore. Praktikimi i zakoneve të reja lidhur me kursimet, do ta ndihmojë të gjithë familjen tuaj për arritjen e objektivave tuaj financiar.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë