Ajo çka ju nuk arrini ta vini re domosdoshmërisht me shikim të parë është bërë gjithënjë edhe më e qartë për kërkuesit: dieta në intervale mund të zgjasë jetën.
Çfarë ka ndryshe dieta në intervale?
Dieta periodike jo vetëm që redukton sasinë e kalorive, por gjithashtu eliminon tërësisht marrjen e kalorive në formën e yndyrës, karbohidrateve ose proteinës për një periudhë të caktuar kohe. Edhe pse ne mund t’ia dalim pa ushqim për 24 orë, qelizat e trupit tonë kanë nevojë për energji, veçanërisht truri ynë dhe zemra jonë. Rrjedhimisht, çdo qelizë që është në dietë në trup duhet të gjejë një mënyrë për të përmbushur nevojat e saj për energji.
A do të thotë kjo që njerëzit do të bien në peshë?
Më shumë sesa kaq. Kjo dietë funksionon si një proces vetriciklimi dhe vetpastrimi. Duke shkatërruar qelizat e vjetra, të dëmtuara, të cilat potencialisht mund të shkaktojnë një degjenerim neuronesh ose kancer, rreziku i zhvillimit të tyre do të reduktohet, ndërsa procesi i plakjes mund të ngadalësohet. Kështu, dieta vepron si një ujëvarë rinie.
Sa gjatë duhet të mbani dietë?
Nuk ka ende një përgjigje të saktë për këtë pyetje, sepse vetëm kohët e fundit është bërë e mundur matja e dietës tek njerëzit. Besohet se, efekti fillon pas 16 orësh dhe është përfundimisht aktiv pas 24 orësh. Por se sa i fortë është ai, varet nga stili juaj i jetesës dhe gjenetika juaj personale.
A është dieta e vetmja mënyrë për të stimuluar këtë proces vetpastrimi?
Jo, ka një substancë natyrale të quajtur spermidinë e cila gjendet në çdo qelizë të trupit tuaj. Një përqëndrim i caktuar i kësaj substance i jep qelizës sinjalin për të filluar procesin e vetpastrimit. Spermidina gjendet gjithashtu në shumë ushqime. Më të rëndësishmet përfshijnë grurin, bizelet, dardhën, djathin e vjetër, kërpurdhat dhe sojën.
Me rritjen e moshës, sasia e spermidinës në qeliza ulet, por me një dietë të pasur në spermidine, në fakt, është e mund që procesi i plakjes të ngadalësohet. Spermidina ka veçanërisht një efekt pozitiv mbi muskujt e zemrës dhe redukton probabilitetin e ndodhjes së sëmundjeve kardiovaskulare që mund të shkaktojnë edhe humbjen e jetës. Spermidina përmirëson gjithashtu edhe kujtesën tek të moshuarit që mund të jenë të rrezikuar nga sëmundja e demencës.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore