Asnjë lëvizje pa kundërlëvizje dhe kjo është tendenca më e fundit e quajtur detox-i dixhital ose dil nga rrjeti dhe hidhu tek jeta.
Ekspertët bien dakord se, misteri filloi në vitin 2007. Deri atëherë, kompjuteri ishte diçka që lihej në zyrë ose në shtëpi dhe që përdorej në herë të caktuara. Me iPhone-in e parë u bë e mundur që ju ta mbanit atë me vete dhe që të ishit online gjatë gjithë kohës dhe kjo do të ishte diçka me pasoja të paparashikuara.
Stresi është aty tek cepi
Në vitet e hershme të celularëve, kishte vetëm një zgjedhje ndërmjet të telefonuarit dhe SMS-ve për të komunikuar me njëri-tjetrin, por tani ka një sërë kanalesh të disponueshme të cilat ‘kortezhojnë’ vëmendjen tonë (shpesh duke na i shfaqur njoftimet përpara syve). Pulsimi i dritës ose rënia e përhershme e ziles shkakton çlirimin e hormoneve të stresit në trupin tonë. Gjithnjë edhe më shumë përvoja dixhitale, në një kohë kaq të shkurtër dhe gjatë gjithë kohës kanë bërë që çdo njeri pavarësisht moshës dhe grupit profesional të cilës ata i përkasin, që të aktivizohet stresi dhe që mirëqenia dhe aftësitë tona konjitive të ndryshojnë. Dhe kjo është ajo që na thonë ekspertët e shëndetit.
Facebook ju bën të trishtuar
Ky stres manifestohet në nivel fizik, për shembull, me dhimbje koke ose me ndryshime përkeqësuese, veçanërisht të shtyllës kurrizore nëpërmjet keqpozicionimit të përhershëm, por që ndikon po ashtu tek sjellja dhe emocionet tona. Për shumë adoleshentë dhe adoleshente, krahasimi i përhershëm me bashkëmoshatarët dhe presioni në media sociale dobëson vetvlerësimin e tyre. Diçka e tillë çekulibron ekuilibrin e jetës në një fazë të hershme.
Jetoni në vënd që t’ju jetojnë
Mjafton që të jetoni vet jetën tuaj dhe jo që të përgatisni skenën për jetën tuaj ose që t’a përjetoni atë nëpërmjet filtrave të internetit. Të jesh ‘offline’ është lluksi i ri; është e drejta jonë që në lindje. Ashtu sikurse po e ndryshon makina kuptimin e saj të deritanishëm si simbol statusi në thjesht atë të një mjeti transporti, është gjithashtu koha që celulari të ndryshojë nga një ngrënës dominant i kohës në një ndihmës të dobishëm në jetën e përditshme.
Detox-ifikimi elektronik
Detox-i dixhital (DD) është fjala magjike e orës, dhe ka madje edhe kampe DD ku pjesëmarrësit i largojnë pajisjet e tyre gjatë kohës së qëndrimit në këto kampe, ose dotele DD ku nuk ka rrjet interneti. Por shumë më e rëndësishme se sa një pushim pa celular, megjithatë është jeta jonë e përditshme ku të zgjedhim që ta jetojmë jetën me të gjitha shqisat tona dhe të mos lejojmë që këto paisje të diktojnë ritmin e jetës tonë.
Sporti si një oaz analog
Për të dalë nga stresi i vazhdueshëm që shkakton prania jonë online në internet, sporti është një mënyrë shumë e mirë për të reduktuar shpeshtësinë e dhimbjeve të kokës, përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe pakësimin e stresit emocional. Trajnimi sistematik, sporti në natyrë si edhe forma të vetëdijshme dhe të ngadalta lëvizjeje të tilla si yoga, apo të tjera, përgjithësisht konsiderohen si instumente të dobishme për të ulur shpejtësinë për të gjitha grupmoshat.
Zona me sa më pak celularë
- Përcaktoni një kohë fikse se kur do jeni online dhe kur do jeni offline çdo ditë.
- Takoni miqtë dhe familjen më shpesh dhe komunikoni me ta offline.
- Koha offline fillon të paktën 20 minuta, por më mirë do të ishte 90 minuta përpara gjumit.
- Fikini njoftimet e menjëhershme në ekranin e celularit tuaj dhe bëjini përditësimet e celularit tuaj manualisht.
- Përgjigjuni e-maile-ve në kohën tuaj të lirë vetëm në raste të jashtëzakonshme.
- Krijoni dhe zbatoni një listë analoge aventurash.
- Përcaktoni një ditë fikse ngadalësimi dixhital në javë.
- Përdorni një orë në zile në vend të celularit tuaj.
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, ka programe të tilla si “Off-time” ose “Movement” që masin se sa shumë kohë ju kaloni virtualisht çdo ditë për të bërë kufizimet tuaja sipas nevojës. Ka gjithashtu edhe aplikacione të dispnueshme për këtë që mund t’i përdorni në celularin tuaj.
Por ne kemi një rekomandim edhe më të mirë!
Po sikur të dëgjoni një libër?
Hyr në SIGAL https://audiobooks.al dhe dëgjo libra pa limit, falas dhe në çdo kohë!
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.