Blog

Dëme në pronën e siguruar? SIGAL ju dëmshpërblen në kohë rekord

Njoftimi i dëmit – hapi i parë dhe më i rëndësishmi

Çdo proces dëmshpërblimi nis me njoftimin e dëmit pranë SIGAL. Ky njoftim duhet bërë sa më shpejt pas ngjarjes, në mënyrë që ekspertët tanë të mund të vlerësojnë situatën në kohë dhe të ndalin përkeqësimin e dëmit. Ju mund të raportoni në degët e SIGAL, në numrat e dedikuar, ose online në platformën tonë të dëmshpërblimeve.

Sa më herët të bëhet njoftimi, aq më e shpejtë është edhe faza e verifikimit.

Kontrolli i vlefshmërisë së policës

Para se të përgatisni dokumentacionin, është e rëndësishme të kontrolloni që polica juaj e sigurimit të pronës është aktive dhe e vlefshme. Pagesat duhet të jenë të kryera, afatet të respektuara dhe ngjarja të jetë ndër risket e mbuluara nga polica. Në këtë mënyrë shmangen paqartësitë dhe përshpejtohet procesi i dëmshpërblimit.

Dokumentet kryesore që kërkohen në çdo rast dëmi

Procesi i dëmshpërblimit bazohet te një dosje dokumentesh standarde që duhet të dorëzohet plotësisht. Dokumentet e paraqitura më poshtë përbëjnë bazën e vlerësimit:

Së pari, nevojiten dokumentet identifikuese të të siguruarit si dhe një kopje e policës së sigurimit. Më pas kërkohet dokumenti që provon të drejtën e pronësisë ose përdorimit të objektit, siç është certifikata e pronësisë, kontrata e qirasë apo dokumente të tjera përkatëse.

Pjesë e rëndësishme e dosjes është edhe akti i konstatimit të dëmit, i cili merret nga autoritetet përgjegjëse sipas llojit të ngjarjes. Për dëme nga zjarri, për shembull, kërkohet raporti i Zjarrfikëses; për dëme elektrike mund të jetë i nevojshëm raporti i OSHEE-së; ndërsa për ngjarje natyrore kërkohen dokumente nga institucionet përgjegjëse.

Gjithashtu, klienti duhet të paraqesë fotografi të dëmit të bëra menjëherë pas ngjarjes dhe para se të kryhen ndërhyrje të mëdha riparuese. Këto foto ndihmojnë në dokumentimin real të dëmit dhe në verifikimin e mëvonshëm. Po ashtu, duhet të paraqitet një listë e sendeve, pajisjeve apo pjesëve të shtëpisë që janë dëmtuar.

Nëse riparimet janë kryer menjëherë për arsye urgjente, duhet të bashkëngjiten faturat përkatëse. Për dëmet që presin vlerësim, kërkohet një preventiv nga një kompani ose ekspert i licencuar për riparim apo ndërtim.

Dokumentet shtesë sipas llojit të dëmit

Disa dëme kërkojnë dokumentacion të specializuar. Për shembull, në rastin e përmbytjeve ose rrjedhjeve të ujit, shpesh herë kërkohet një raport teknik mbi instalimet hidraulike. Në rast zjarri nevojiten jo vetëm dokumentet e Zjarrfikëses, por edhe raportet teknike të elektrikistëve, nëse shkaku lidhet me instalimet elektrike. Ndërsa për dëmet e shkaktuara nga tensioni i lartë elektrik, dokumentacioni plotësohet me raporte të serviseve të pajisjeve apo konstatime të OSHEE-së.

Ky dokumentacion shtesë ndihmon në përcaktimin e saktë të shkakut të dëmit dhe në vendosjen e masës së kompensimit.

Pasi dokumentet dorëzohen – si ecën procesi?

Pasi dosja e dokumentacionit përfundon pranë SIGAL, nis procedura formale e verifikimit dhe vlerësimit. Inspektorët e SIGAL vizitojnë pronën për të kryer ekspertizën teknike dhe për të marrë fotografi të tjera të nevojshme. Më pas hartohet raporti i vlerësimit të dëmit dhe dosja i kalon Departamentit të Dëmeve për shqyrtim.

Në bazë të legjislacionit dhe kushteve të sigurimit, SIGAL lëshon vendimin për dëmshpërblim brenda një afati të përcaktuar. Në përgjithësi, vendimmarrja dhe ekzekutimi i kompensimit kryhen brenda një periudhe shumë të shkurtër, sapo të jenë dorëzuar të gjitha dokumentet dhe të jetë përfunduar vlerësimi teknik.

Pse dokumentet e plota janë çelësi i dëmshpërblimit të shpejtë?

Çdo vonesë në dëmshpërblim lidhet pothuajse gjithmonë me mungesën e një dokumenti, me informacion të paplotë apo me mospërputhje të të dhënave. Sa më e qartë të jetë dosja, aq më i shpejtë dhe transparent bëhet procesi. SIGAL ka ndërtuar procedura të brendshme efikase, por për të arritur dëmshpërblimin më të shpejtë të mundshëm, dokumentat duhet të jenë të sakta dhe të plota që në momentin e dorëzimit.

SIGAL – besim, korrektesë dhe stabilitet

Me një përvojë prej gati tre dekadash dhe me mijëra raste dëmshpërblimesh të zgjidhura me korrektesë, SIGAL Insurance Group mbetet kompania më e madhe, më profesionale dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe në rajon. Shpejtësia e shërbimit, transparenca dhe mbështetja për çdo klient janë arsyet pse kompania vazhdon të jetë zgjedhja kryesore për sigurimin e pronës.

Në çdo rast dëmi, SIGAL është aty. Me procedura të qarta, ekspertizë profesionale dhe angazhim maksimal për t’u dëmshpërblyer në kohë rekord.