Epidemia e koronavirusit ka ngritur shumë pyetje. Ne kemi përmbledhur për ju se cilat mund të jenë efektet e kësaj sëmundje mbi përfitimet e siguracionit tuaj shëndetësor?
Aktualisht një virus i ri po shkakton shqetësim të madh: koronavirusi. Duke qenë se, ky patogjen rezultoi shkaktari i një pneumonie serioze, ndonjëherë edhe kërcënuese për jetën në Kinë, në fillim të këtij viti, frika nga epidemia e koronavirusit (COVID-19) deri tani nuk ka shënuar asnjë rast në Shqipëri. Deri tani nuk ka asnjë trajtim, vaksinim apo ilaç të disponueshëm ndaj këtij virusi. Autoritet shqiptare kanë ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për parandalimin e përhapjes së tij në vend.
A mund të blej siguracionin shëndet në udhëtim nëse Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë nxjerrë tashmë paralajmërime lidhur me udhëtimet (ose nëse ekziston mbulimi me siguracion)?
- Jo, nuk ka mbrojtje me siguracion për produktet e udhëtimeve të shkurtra në vendet ku Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka nxjerrë paralajmërime lidhur me udhëtimet ndërkombëtare.
Si një pacient i infektuar me koronavirus, a mund të trajtohem me një klasë të veçantë sigurimi në spital privat?
Trajtimi në një klasë të veçantë nuk është e mundur në rastin e sëmundjes së koronavirusit. Aplikohen masat zyrtare të karantinës. Nëse pacienti duhet të shkojë në një stacion karantine, disa spitale publike do t’a ofrojnë këtë në Shëqipëri. Spitalet private nuk ofrojnë stacione karantine në Shqipëri.
A do të marr dëmshpërblim apo dietë nga klasa ime e veçantë nga siguracioni?
Për shkak të qëndrimit në karantinë (për qendrat e karantinës) nuk ka asnjë përfitim nga siguracioni. Ndalesat për arsye “organizative”, akomodimi në “qendra mjekësore” ose institucione të ngjashme urgjencash nuk sigurohen. Mbulimi i siguracionit ekziston vetëm për trajtimet kuruese.
A mund t’a përdor shërbimin e kujdesit akut nëse dyshoj për koronavirus?
Fatkeqësisht, shërbimet e kujdesit akut nuk mund të trajtojnë asnjë rast të dyshuar për koronavirus. Trajtimi i njerëzve të infektuar me koronavirus mund të kryhet vetëm në spitalet që janë caktuar zyrtarisht për këtë qëllim. Këtu nuk përfshihen spitalet private.
A është e këshillueshme që të takoj një doktor privat?
Jo, një dorktor privat (për shembull, një specialist pulmonar) nuk duhet të këshilloheni kurrë drejtëpërdrejtë, por vetëm pas qartësimit me telefon me doktorin përkatës. Në rast se dyshoni, telefononi në numrin e urgjencës në 127 dhe qëndroni në shëtpi. Ju mund të dorëzoni çdo faturë mjekësore private lidhur me koronavirusin. Ne do të mbulojmë shpenzimet nëse ju keni mbulimin e përshtatshëm të siguracionit shëndetësor.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten