Blog

Çfarë nuk duhet të bëni nëse drejtoni makinën në errësirë

Drejtimi i makinës në errësirë rrit rreziqet për aksidente të mundshme, ndaj ekspertët kanë renditur disa këshilla se si të shikojmë më mirë dhe të vozisim të sigurt në mungesë të ndriçimit.

Përse ngasja në errësirë është më e vështirë? Sepse fushëpamja është më e kufizuar. Për shkak të kësaj, ndriçimi i dritave të makinave të tjera nga jashtë dhe ai i kabinës mund të sjellin vështirësi.

Disa këshilla për vozitje më të sigurt gjatë natës

Për fat të mirë, ka disa mënyra të thjeshta për të reduktuar problemet e shikimit kur vozitni në errësirë.

-Mbajeni xhamin tuaj të pastër për të reduktuar pasqyrimin. Pasqyrimi mund të rritet kur xhami i përparmë është i ndotur, pasi papastërtia shpërndan dritën.

– Mbani të pastër fenerët tuaj. Kontrollimi për fenerë të pastër është veçanërisht i rëndësishëm nëse jetoni në një rajon me pluhur ose jeni në një zonë ku prania e insekteve është e zakonshme.

-Përdorni drita të gjata kur është e nevojshme. Rrezet e gjata mund t’ju ndihmojnë të shihni objektet përpara jush në këto raste, por shmangni përdorimin e rrezeve të gjata në mot të keq si shiu ose mjegulla, pasi mund të zvogëlojë dukshmërinë. Fikni dritat e gjata kur ngjiteni në kodra ose rreth kthesave për të shmangur ndriçimin e dritave të gjata në sytë e drejtuesve të tjerë.

-Mos shikoni drejtpërdrejt fenerët që vijnë. Shikimi në fenerët e shndritshëm mund të dëmtojë përkohësisht shikimin tuaj dhe gjithashtu mund të lërë pasoja për pak sekonda, duke e bërë më të vështirë shikimin pasi të ketë kaluar automjeti.

-Kontrolloni fenerët gjatë inspektimeve të makinës.

-Fikni dritat e brendshme të makinës, sepse rrezikojnë të zvogëlojnë shikimin gjatë natës.

-Jini vigjilent gjatë drejtimit të makinës.