Paraliza cerebrale foshnjore zakonisht është një çrregullim i pavullnetshëm i sistemit nervor dhe muskular që fillon në fëmijëri. Ai karakterizohet nga çrregullime të sistemit nervor dhe muskular në zonat e tensionit muskular, në forcën e muskulit, të koordinimit dhe të modeleve të lëvizjes(ve). Më të zakonshmet janë format hibride të pavullnetshme, të cilat përgjithësisht shkaktojnë ngritjen e tensionit të muskulit.
Shkaqet
Shkaqet e paralizës cerebrale foshnjore mund të variojnë gjerësisht. Mungesë oksigjeni, komplikime të kordonit të kërthizës, infeksionet, gjakderdhjet cerebrale dhe aksidentet mund të shkaktojnë paralizën cerebrale foshnjore përgjatë shtatëzanisë, por më shpesh gjatë lindjes.
Në shumicën e rasteve vërehen çrregullime të shumëfishta. Ato ndodhin në 3 nga 1,000 lindje. Megjithatë, fëmijët prematurë preken më shpesh.
Simptomat
Simptomat e paralizës cerebrale foshnjore variojnë gjerësisht dhe përcaktohen sipas individëve. Simptomat e pavullnetshme ndodhin në 75% të të gjitha rasteve.
- Paraliza e një ane të trupit (32%): Këtu preken gjymtyrët në një ane të trupit, zakonisht krahët më shumë sesa këmbët.
- Paralizë të të dyja pjesëve të trupit, të cilat tipikisht prekin këmbët më shumë sesa krahët (40%).
- Tetraplegji (2%): Në tetraplegji, të gjithë gjymtyrët janë të paralizuar; zhvillimi motorrik dhe ai mendor vonohen në mënyrë të konsiderueshme. Vetëm rreth 10% e individëve të prekur janë në gjendje që të ecin.
- Paralizë e të dyja anëve të trupit: Paraliza e pavullnetshme e të katër gjymtyrëve, ku krahët preken më shumë sesa këmbët.
- Triplegjia: paraliza e pavullnetshme e tre gjymtyrëve.
Në të gjitha format, preken në veçanti nga paraliza e muskujve që shërbejnë për përkuljen e gjymtyrëve ose të pjesëve të tjera të trupit dhe të atyre muskujve kontraktimi i të cilëve, lëviz një gjymtyrë ose pjesë tjetër drejt mesit të trupit ose pjesëve të tjera të tij. Gjithashtu spazmat shkaktojnë ngurtësimin e kyçeve. Fotografitë klinike tipike të kyçeve të individëve mund të përshkruhen si më poshtë: ijet/legeni përkulet, anohet dhe rrotullohet nga përbrenda. Ka një tendencë drejt ngurtësimit në pozicionin e përkuljes të bërrylit, kyçeve të dorës dhe të gjunjëve. Parakrahu përkulet dhe gishti i madh rrotullohet nga përbrenda. Nyjet e këmbës dhe të shputës janë në pozicionin ‘equinus’ (një gjendje në të cilën lëvizja për lart e përkuljes së nyjeve të këmbëve është e kufizuar) dhe kollona kurrizore përkulet shumë po ashtu.
Diagnoza dhe terapia
Paraliza cerebrale foshnjore diagnostikohet mbi bazat e gjetjeve klinike pas shkaqeve të tjera progresive pasi të jenë përjashtuar tumoret ose inflamacionet. Trajtimi është i fokusuar në një terapi multidisiplinore, e cila rrjedh nga përqasje të ndryshme mjekësore, ortopedike dhe terapeutike. Këtu ofrohet një varietet pajisjesh mjekësore që variojnë nga produktet për fëmijët dhe të rriturit, për shembull, për t’i ndihmuar ata me qëndrimin dhe poziciononimin, si edhe për përmirësimin e ekuilibrit dhe aftësisë për të ecur (pajisje ndihmuese për ecjen, uljen dhe qëndrimin).
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.